GJERGJAJ FITON - I AFROHET EDHE MË SHUMË DUELIT ME KLITSCHKON
E Shtunë, 02.28.2015, 09:22am (GMT+1)
Arnold Gjergjaj e fitoi duelin kundër Zolatan Csalas.
Boksieri ynë i suksesshëm shënoi një tjetër fitore në boksin profesionist.
Boksieri i kategorisë së rëndë mbrëmë në mesnatë triumfoi në Zvicër përballë kundërshtarit nga Hungaria, Zoltan Csala.
Gjergjaj i njohur si "˜The Cobra' fitoi në një duel interesant pas 8 raundesh, me vendim unanim të gjyqtarëve (78:74 / 79:73 / 79:73).
Kjo fitore e afron edhe më shumë Gjergjajn drejt ëndrrës së tij, që të duelojë kundër Wladimir Klitschkos për titullin botëror.
www.voal-online.ch
|