Përveç modelit sportiv Focus RS, kompania Ford në Gjeneva Motor Show ka prezantuar edhe një version të ri të modelit Focus.
Fjala është për modelin Focus Red&Black, i cili është në dispozicion me ngjyrë të kuqe në kontrast me çatinë, retrovizorët dhe rrotat me ngjyrë të zezë; dhe me ngjyrë të zezë në kontrast me çatinë dhe retrovizorët me ngjyrë të kuqe, transmeton Koha.net.
Po ashtu ky model posedon tubin e shkarkimit prej kromi, ndërsa nën kapak gjendet motori Turbo EcoBoost, 1.0-litër me kapacitet prej 140 kuaj fuqi.
Të njëjtat kombinime me ngjyra gjenden edhe në enterier dhe duhet theksuar se ky model posedon rrotat prej alumini 17 apo 18 inç. Gjithashtu, pavarësisht eksterierit, disqet e frenave janë me ngjyrë të kuqe.