ZYRIH - JETON GJINAJ DHE NJË RUS ARRESTOHEN PËR VRASJEN E BOKSIERIT MALAZEZ NË ZVICËR
E Hënë, 03.09.2015, 12:51pm (GMT+1)
Shtetasi kosovar Jeton Gjinaj, 31 vjeç u arrestua nga policia zvicerane me dyshimin se ai është autori i vrasjes së shtetasit malazez Boris Raçiq javën e kaluar në Zyrih.
Pëveç tij u arrestua edhe shtetasi rus Iznavur Soslambekov. Siç transmeton ina, supozohet se informatat mbi vendndodhjen e tyre erdhi pasi organet e sigurisë zvicerane kërkuan ndihmë pranë emisionit "XY" i cili u emitua në tre kanalet e shteteve gjermanofolëse ( SF, ORF dhe ZDF).
Boksieri malazez 30 vjeçar, u vra të dielën e kaluar në një zonë të metropolit zviceran, me ç'rast vdekja ishte si shkas i një plumbi që e kishte goditur në zemër.
Vetëm një muaj më parë, Raçiq ishte sulmuar me thikë, por kishte shpëtuar, edhe përkundër plagëve të rënda. Ai atëherë kishte deklaruar se ishte sulmuar nga të rinj shqiptarë.
I riu me shtetësi malazeze po punonte si pjesëtar sigurimi në një diskotekë të Zyrihut. Policia deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar, por akuzat e bëra janë se ai u vra nga shqiptarë. Sipas mediave zvicerane lokale, dyshohet se autorët e vrasjes gjatë kohë kishin pasur zënka me boksierin Raçiq.kd
www.voal-online.ch
|