KUSH JETON NË WINTERTHUR TË VOTOJË PËR BLERIM BUNJAKUN, KANDIDAT NË PARLAMENTIN E KANTONIT TË ZYRIHUT
E Mërkurë, 03.11.2015, 08:37am (GMT+1)
Në kërkim të votës së shqiptarëve, kandidati shqiptar i EVP-së, Blerim Bunjaku, po zhvillon aktivitet të bujshëm politik në Zyrih, duke premtuar ndryshime për bashkëkombasit e tij nëse zgjidhet deputet kantonal...
Bunjaku sërish me EVP-në po bën fushatë të drejtpërdrejtë, duke trokitur "derë më derë" nëpër Zyrih për të kërkuar votën e qytetarëve. Ky model i fushatës zgjedhore që po e bën Bunjaku dallon në shumë aspekte nga kandidatët zviceranë. "Më duhet më shumë angazhim për ta bërë të qartë pse është e nevojshme vota e secilit", thotë për albinfo.ch politikani shqiptar, Blerim Bunjaku, duke aluduar në mosinteresimin e shqiptarëve të Zvicrës për të votuar në zgjedhjet e këtushme. Ai porosit që pasaportën zvicerane të mos e përdorim vetëm për udhëtim.
"Mos e përdorni pasaportën zvicerane vetëm si dokument për udhëtim të lirë, por ta ndryshojmë gjendjen dhe imazhin tonë në Zvicër", iu bën thirrje Bunjaku bashkëkombësve të tij që të dalin në zgjedhje për të votuar. Nëse bëhet një krahasim me zgjedhjet e fundit për Asamblenë Komunale të Winterthurit, ku Bunjaku nuk arriti të fitonte votat e mjaftueshme për t'u zgjedhur, këtë herë mbështetja për të duket të jetë shumë më e madhe.
Deri tani Bunjaku ka realizuar disa tubime zgjedhore, madje ishte i ftuar edhe në tri të tjera në Zyrih. Bunjaku është ftuar në një tubim nga studentët e Shoqatës së studentëve myslimanë në Zyrih. (Podium mit der Muslim Students Association Zurich, Findet statt am 11. oder 12. März, 19 Uhr). Pastaj është ftuar një debat më 24 mars (Podium mit der Ahmadiyya-Gemeinde (älteste muslimische Gemeinde in der Schweiz), Findet statt am 24. März, am Abend). Po ashtu politikanin shqiptar e kanë ftuar më 26 mars studentët shqiptarë të Shoqatës "Studenti". (Podium mit dem Verein der Albanischen Studierenden (Studenti) Findet statt am 26. März).
"Në Zvicër nuk vjen në konsiderim partia, por individi në parti! Edhe nëse dikujt nuk i pëlqen partia me ideologji të majtë apo të djathtë, sërish mund të votojë kandidatin që e dëshiron, duke e futur në listë dy herë, pasi e shlyen dy herë dikend tjetër", deklaron Bunjaku.
Fushata e Blerim Bunjakut dallon edhe në aspektin e financimit nëse karahasohet me fushtatat e openentëve politikë zviceranë. "Zviceranët kanë gjetur mbështetje edhe te kompanitë që i financojnë me para fushatat e tyre zgjedhore", thotë Bunjaku. Fushata zgjedhore e Blerim Bunjakut ka filluar shumë më herët dhe është më direkte, me shumë reklama. Me bujën që kanë bërë mediet për realizimin e një aplikacion ( 2.0), ku ka futur edhe rubrikën Schweizermacher" ("zviceranbërësi"), Bunjaku ka fituar edhe shumë përkrahës.
Blerim Bunjaku është një ekspert i IT-së, afarist i suksesshëm dhe politikan i ri shqiptaro-zviceran që jeton në Winterthur të Zvicrës. Ai është bërë më shumë i njohur me kandidimin për një vend në Asamblenë e Winterthurit, me partinë që mbron vlerat e krishtera, EVP, vitin që shkoi. Fakti se Blerimi, edhe pse mysliman, po kandidonte për një parti evangjeliste, kishte shkaktuar disa reagime në mediet zvicerane. Ai nuk kishte arritur të zgjidhej në postin e këshilltarit komunal, por ishte zgjedhur përgjegjës për shkollat fillore të një zone të qytetit të tij, Winterthur.
Sido që të jetë, Blerim Bunjaku mund të fitojë këtë herë një ulëse në Parlamentin Kantonal të Zyrihut, nëse ju e votoni. Për ata që nuk i dinë procedurat e votimit, atëherë mjafton të klikoni në faqen: www.bunjaku.ch.
Nëse ne shqiptarët jemi të unifikuar bëjmë mrekulli dhe çudira. Dhe ja ku e kemi një provë për të vepruar në të mirën tonë, sepse kur do të votojmë për Blerim Bunjakun, nëse ai fiton dhe urojmë që të fitojë, kjo do të thotë se ai do të jetë përfaqësuesi i zërit tonë të munguar në organet shtetformuese të Konfederatës Helvetike.
Zvicra ne na i jep shanset dhe ne shqiptarët i keqpërdorim, nëse nuk do të votojmë për përfaqësuesit tonë, siç është rasti i Blerim Bunjakut.
Prandaj ju ftojmë, duke ju bashkuar ftesës të Blerimit, se kush është me të drejtë vote dhe jeton në Winterthur, të mos mungojë por ta japë votën e vet për kandidatin Blerim Bunjaku.
www.voal-online.ch
|