VIZITË ZYRTARE E PRESIDENTES SË KOSOVËS NË BERNË
E Premte, 03.13.2015, 12:20pm (GMT+1)
Voal - BERNË - Në një njoftim të shpërndarë për mediat Departamenti i Punëve të Jashtme i Zvicrës bën të ditur sot (e premte) se të hënën, më 16.03.2015, këtu do të zhvillojë një vizitë zyrtare Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Presidentja Jahjaga do të pritet nga Presidentja e Konfederatës Helvetike Simonetta Sommaruga, njëkohësisht Ministre e Drejtësisë dhe e Policisë. Mes dy kryetareve të shteteve do të ketë një bisedë kokë më kokë.
www.voal-online.ch
|