VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
TURIZMI ZVICERAN KA PËRPARËSI VETËM CILËSINË E Shtunë, 03.14.2015, 03:33pm (GMT1) Voal - Sektori turistik zviceran duhet të përqëndrojë vëmendjen e tij vetëm tek cilësia dhe tek novacionit. Sidomos pas heqjes dorë nga pragu minimal i shkëmbimit të frangut me euron. "Kjo është e vetmja mënyrë e praktikueshme," ka thënë drejtori i Turizmit Zviceran Jürg Schmid në një intervistë për dy të përditshme romande sot. Duke pasur parasysh nivelin e çmimeve helvetike nuk "mund të synojmë turizmin masiv", por të kërkojmë të "tërheqim vizitorë me cilësi". Schmid nuk mund të parashikojë një ulje të çmimeve, nisur nga fakti se ky sektor, në 4 vitet ka njohur një shtrim të shpenzimeve me rreth 40%. Prandaj drejtori shikon një ngadalësim të sektorit me një klientelë kontinentale në rënie në 5-8 vitet e ardhshme. Optimizmi vjen nga zgjerimi i fuqishëm i tregjeve aziatike dhe amerikane, i cili do të vijë në rritje në vitet e ardhshme, duke pasur në krye Kinën. Schmid thekson se Turizmi Zviceran duhet të forcojë marktingun e tij dhe për këtë i kërkon Konfederatës 270 milionë franga investime për periudhën 2016-2019 (Këshilli Federal propozon vetëm 220)./ATS www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |