Voal - BERNË - Më 17 dhe 18 mars me ftesë të Presidentit të Këshillit kombëtar Stéphane Rossini (PS/VS) u prit në një vizitë zyrtare në Zvicër Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili shoqërohej nga disa anëtarë të Parlamentit të Shqipërisë.
Kështu kthehet vizita e prillit 2013 në Shqipëri bërë nga presidentja e Këshillit Nacional të atëhershme Maya Graf e cila shoqërohej asokohe nga një delegacion i Këshillit Nacional.
Gjatë vizitës në Zvicër delegacioni shqiptar pati takime të ndryshme, si me presidentin e Këshillit Nacional Stéphane Rossini, me presidentin e Këshillit të Shtetit Claude Hêche dhe Sekretarin e Shtetit në Departamentin e Punëve të Jashtme Yves Rossier.
Marrëdhëniet diplomatike midis Zvicrës dhe Shqipërisë kanë filluar në vitin 1970. Relacionet bilaterale midis dy vendeve janë të mira dhe karakterizohen në rradhë të parë nga projekte bashkëpunimi për zhvillim.
Nga zyra e shtypit e Parlamentit të Shqipërisë kemi këto informacione rreth vizitës të Kryeparlamentarit:
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit në Bernë nga Presidenti i Parlamentit të Zvicrës, z. Stephane Rossini
Në
kuadër të vizitës së tij zyrtare në Zvicër, Kryetari i Kuvendit, z.
Ilir Meta u prit në Bernë nga Presidenti i Këshillit Kombëtar të
Parlamentit të Zvicrës z. Stephane Rossini.
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta e falënderoi
kolegun zviceran Presidentin Stephane Rossini për ftesën dhe për pritjen
e ngrohtë që i është rezervuar delegacionit parlamentar shqiptar duke
ndarë bindjen e përbashkët se Shqipëria dhe Zvicra gëzojnë një lidhje të
ngushtë miqësie mes tyre, e cila duhet konsoliduar me tej përmes
thellimit të bashkëpunimit mes dy parlamenteve.
Në këtë kuadër z. Meta u shpreh se Zvicra përfaqëson
një partner shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe marrëdhëniet
ndërparlamentare në të gjitha nivelet do të kontribuojnë në rritjen e
cilësisë së këtij bashkëpunimi. Në këtë drejtim z. Meta shprehu
vullnetin e palës shqiptare për të mirëpritur edhe më tepër investime
zvicerane, veçanërisht në kuadër të projektit TAP dhe gazifikimit të
Shqipërisë, por edhe në fusha të tjera prioritare si bujqësia, energjia
dhe turizmi.
Z. Meta vlerësoi mbështetjen e gjithanshme zvicerane
në vendin tonë, duke nënvizuar se Shqipëria ka shumë ç'të mësojë e ç'të
përfitojë prej ekspertizës dhe asistencës zvicerane, veçanërisht në këto
momente zhvillimi ekonomik e social të vendit e të rajonit tone. Duke
vlerësuar asistencën e Zvicrës në realizimin e reformës
administrative-territoriale, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se
Shqipëria mund të përfitojë shumë nga modeli i suksesshëm zviceran i
efikasitetit të pushtetit lokal, i cili i shërben më mirë nevojave dhe
prioriteteve të komunitetit ku jetojnë qytetarët.
Presidenti
i Këshillit Kombëtar, z. Stephane Rossini theksoi se komuniteti
domethënës shqiptar në Zvicër i lidh edhe me fort dy vendet duke hapur
mundësi të mëdha shkëmbimesh njerëzore dhe komerciale mes Zvicrës dhe
Shqipërisë. Në këtë drejtim z. Rossini rikonfirmoi vullnetin e palës
zvicerane për ta rritur edhe më tej bashkëpunimin shumëplanësh me
Shqipërinë.
Në përfundim, z. Meta e ftoi z. Rossini për një
vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi. Gjatë
qëndrimit të tij në Zvicër, Kryetari i Kuvendit shoqërohet prej
deputetit z. Fatmir Toçi, Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Zvicër,
z. Fatmir Xhafaj, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike
dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Albana Shtylla Sekretare e Përgjithshme e
Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, z. Ilir
Gjoni.
.
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta pati një pritje të veçantë nga Kryetari i Bashkisë së Bernës z. Alexandër
Tschappat