VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
TË RINJ SHQIPTARË NË MESIN E TË DIPLOMUARVE NË UNIVERSITETIN ELITAR HSG NË ST GALLEN E Hënë, 04.06.2015, 07:39am (GMT1) Universiteti elitar HSG në St. Gallen në një atmosferë impozante ceremoniale, me pjesëmarrje të gjerë të studentëve, familjarëve të studentëve, miqve dhe të dashurve të tyre, si dhe shumë mysafirëve të nderit nga institucione të ndryshme, me datë 28.03.2015 promovoi gjeneratën e radhës me ç`rast u diplomuan 425 studentë. Rektori i Universitetit HSG St. Gallen, Prof. Dr. Thomas Bieger në fjalën e tij përshëndetëse të rastit, studentëve dhe të pranishmëve ua përcolli fjalët më të mira dhe ngazëllimin mbi sukseset dhe perspektivën në rrafshin kombëtar dhe ate nderkombëtar që ai sheh tek këta të posadiplomuar. Ai u rikujtoi atyre rrugën e gjatë dhe sfiduese që këta studentë së bashku me stafin akademik bënë për më së paku pesë vite me radhë, me qëllim që dija dhe njohuritë e tyre të ngriheshin dhe ata të profiloheshin si profesionistë në lami të ndryshme ekonomike dhe bankare. Në mesazhin përmbyllës të tij, Rektori Bieger tha që të diplomuarit e sotëm mundin e tyre dhe njohuritë e marra nga ky universitet elitar do ti vënë në funksion kudo anembanë rruzullit dhe se në një mënyrë ose tjetër ata do bartin pjesën e tyre të përgjegjësisë mbi rrjedhat ekonomike jo veq regjionale, por edhe ato globale dhe se atyre do tju duhet të ballafaqohen me sfidën mes ankerimit regjional dhe orjentimit global. Në mesin e disa dhjetërave të diplomuarve në Master në ¨lëminë e Financave dhe Kontabilitetit (M.A. HSG in Accounting & Finance) ishte i riu shqiptar Faton Musliu, me prejardhje nga Kumanova, i cili në Zvicër erdhi në moshën tri vjeqare dhe që rrjedh nga familje intelektuale. Emocionues ishte fakti që zëdhënsja e universitetit me rastin e dorëzimit të diplomës, nuk shqipton drejt emrin e Fatonit, ajo amerikanizon emrin e tij, gjersa ne skenë për të pranuar diplomën marshon me hap të sigurtë nje i ri shqiptar me symbolin e flamurit kombëtar ne gjepin e sakos. Faton Musliu tashmë veq ka filluar studimet postdiplomike për Auditor të Raportimit Financiar Ndërkombëtar. Në fund, Faton Musliu thotë: "vetëm atëher kur njeh rrënjët dhe prejardhjen, mund të trasosh të ardhmën e sigurtë. Poqese rrespektojmë dhe nderojmë kombin tonë me mësim dhe punë, suksesi do jetë i sigurtë." Faton Musliu me punën ,angazhimin dhe sakrificën e tij nderoi familjen e tij ,nderoj te dashurit e tij dhe të gjithë shqiptarët. E kisha dëgjuar me heret fjalën e urtë "na e bëri zemrën mal" dhe kësaj radhe e jetova me gjithe qënjen time. Fatoni na beri krenar, shpresojmë dhe urojmë që ai dhe të rinj tjerë të sukseshëm te jenë shembull i te rinjëve. Duket të jetë kjo epoka e shqiptarëve, epoka kur ndjehemi te barabarte sepse kemi vajza dhe djem te mrekullueshem. SHQIPE BYTYQI-KAJTAZI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |