E Hënë, 05.20.2024, 09:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
MEHMET ALIU, SHQIPTARI I EGJIPTIT

E Djelë, 02.24.2013, 09:13am (GMT+1)



Për librin "Mehmet Ali Pasha, kapedani shqiptar që ia ktheu dinjitetin Egjiptit" nga Shyqri Nimani, Prishtinë 2012, ka bërë një vështrim studiuesi i njohur Moikom Zeqo, të cilin  e sjell "Koha Ditore".

Dijetari frëng Andrea Morua (Morois) ka shkruar se personalitetet në histori tipologjizohen jo aq nga ngjarjet konkrete se sa nga konceptualiteti i këtyre ngjarjeve.

Sipas tij, George Washington ose Abraham Lincolni krijuan një vend të ri, SHBA-në në një pikë nistore, kurse Mehmet Aliu i Egjiptit ringjalli një shtet me qytetërim shumë të vjetër, pra e ribëri atë që ishte dikur, duke e evropianizuar.

Pra është shtetar i madh i llojit tjetër.

Jules Verne (1828-1905) në librin e tij "Aventurat mahnitëse të Mjeshtër Antigerit" përshkruan Egjiptin e Mehmet Aliut.

Gerard de Nerval (1808-1855) në veprën "Udhëtim në Orient" ka përshkrime të gjalla për pallatin e Mehmet Aliut. Këto shkrime (të panjohura për shqiptarët deri më sot) janë një lloj parathënie për të folur për këtë subjekt tashmë në terrenin shqiptar. Pra për një libër të plotë në shqip të prof. Shyqri Nimanit.

Shyqri Nimani është një personalitet sui generis kulturologjik - gjë jo shumë e shpeshtë tek shqiptarët. Po ai është!

Profili i tij shumërrafshësh të grish, të çudit, të imponon respekt të plotë. Piktor, mjeshtër i hollë i dizanjit artistik është edhe poet, përkthyes i haikave japoneze dhe poetit amerikan Carl Sadbergut, studiues i Onufrit gjenial dhe heraldikës mesjetare, historian i përkorë arti dhe zbulues i miniaturistëve famëmëdhenj të kodikëve të Perandorisë Osmane - vërtet një risi e habitshme, madje edhe kompozues muzike, tekstesh poetike, një figurë me plotëri të admirueshme.

Pse e quajta personalitet sui generis? Pse sui generis? Sepse nuk ngjan me të tjerët, i largohet rebelshëm rëndomësisë dhe standardeve të rreme pseudoakademike, sepse ka një vizion evropian dhe global. Këto janë atribute, jo lëvdata. E kam për nder që jam mik i tij, por konsideratat janë autonome, përtej subjektivitetit.

Korpusi i botimeve të prof. Shyqri Nimanit është i pangjashëm me të tjerët.

Monografitë dhe albumet të botuara sipas artit grafik të standardeve botërore janë në hullinë e së ardhmes.

Studiues i pasionuar i substancës kombëtare etnike, anglofon, qytetar i botës e ka kuptuar sekretin e ndërlikuar të gjithëmbashmërisë dhe matricës antropologjike të qytetërimeve jo si mohime, por si pjesë komplementare, sinteza pohuese dhe frymëzuese.

Ky vizion është suksesi i tij jetik. Me këtë vizion portat vetëm hapen, për të mos u mbyllur kurrë. Këto janë koordinatat e dijes dhe të fuqisë rikonstruktuese. Sepse botimet e tij janë rikonstruksione të kujtesës së shekujve.

Botimi i tij më i fundit "Mehmet Ali Pasha, kapedani shqiptar që ia ktheu dinjitetin Egjiptit",  "Albanica", Prishtinë 2012 është peng dhe monument i dinjitetit. Pikërisht edhe për arsye të genit shqiptar të padyshimtë.

Vlerat hulumtuese me një burimologji bibliografike përqasin figurën madhështore dhe epokale të Mehmet Aliut, pak i njohur për ne shqiptarët.

Për të ka shkruar Sami Frashëri i pavdirë, enciklopedisti brilant, por për të ka shkruar edhe gjuhëtari Aleksandër Xhuvani në 1921. Dhe kaq! Por boshllëkun absurd e mbulon tashmë ky botim i Shyqri Nimanit. Dhe jo rastësisht! Por shumë mençurisht!

Mehmet Aliu i lindur në 1769 - ka të njëjtin vit të lindjes me Napolonin dhe Wellingtonin - në këtë rast rastësia, ose rendi providencial mund të kishte një simbolikë metaforike, duke qenë një piramidë apo sfinks kronologjik.

Me origjinë shqiptare, nga fshati Zemblak i Korçës, i shkuar në Kavallë për t'u shfaqur si luftëtar i jashtëzakonshëm në Egjipt mbas Betejës napoleonike te Piramidat për ta kthyer Kaosin e frikshëm në një unitet historik të pazakontë, për të evropianizuar Egjiptin modern në mënyrë ekskluzive, pa një të dytë në botë. Me të drejtë arsyetohet për sindronim paradoksal shqiptar. Konstandini i Madh, me origjinë ilire zyrtarizoi krishterimin botëror, nipi i tij Julian Apistati riktheu paganizmin, Diokleciani i Madh reformoi mbijetesën e Perandorisë Romake. Geni i racës iliro-shqiptare në përmasat globale tregon çuditërisht plotfuqishmëri marramendëse.

Por aksidentalisht brenda kombit shqiptar plogështia provinciale ka qenë dhe është shpesh kaq fatale. Përjashto Gjergj Kastriotin që përmasa shqiptare e çoi tek përmasa evropiane dhe jo ndërsjelltas. Figura e Mehmet Ali Pashës është post-skënderbeiane, si ajo e Ali Pashë Tepelenës dhe Bushatllinjve sfidantë. Por mund të thuhet me siguri se Mehmet Ali Pasha i Egjiptit është shqiptari ndoshta më i njohur dhe më historiorizuar nga bota moderne


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇKA THA AMBASADORI TURK PER SHQIPTARËT?...100 vjetori i rrethimit të Shkodres…Nga FRITZ RADOVANI (02.23.2013)
FRATI, SHQIPNIA E … "KUSH THONI JU ?”Nga Fritz RADOVANI (02.21.2013)
KAJA NANËN, THONË NË KOSOVËNga REXHEP SHAHU (02.20.2013)
AI ISHTE SALI BERISHANga RAMIZ LUSHAJ (02.19.2013)
PERGJEGJET KOLË MIRAKAJ: DERI KUR NË SHERBIM T’ ANMIKUT?LETER E HAPËT Z. ABAZ ERMENIT NEW – YORK, QERSHOR 1967Përgatiti për botim: FRITZ RADOVANI (02.18.2013)
NEW YORK UNIVERSITY (NYU) PRET LIDERIN KUQEZI KRESHNIK SPAHIUNga ILIR HYSA, Ph.D. (02.18.2013)
URIME PËR PAVARËSINË SHTETI IMFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU (02.17.2013)
68 VJETORI I KRYENGRITJES SË KELMENDIT - KRYENGRITJA E PARË ANTIKOMUNISTE NË SHQIPËRI (02.17.2013)
In memoriamPO ATYNE, KUSH DO T'U VEJË KUNORË!Nga DANIEL GÀZULLI (02.16.2013)
GJAKOVA, GJAK I KOMBIT, GJAKON PËR TË ARDHMEN, EDHE ME ZOTIN PO FLET SHQIPNga RAMIZ LUSHAJ (02.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]