E Martë, 03.19.2024, 04:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MAQEDONIA FSHIN NGA EVIDENCA MBI 200 MIJË SHQIPTARË
Nga SHPËTIM POLLOZHANI*

E Hënë, 05.11.2015, 06:31pm (GMT+1)


Derisa maqedonasit prodhojnë mbi 100 mijë letranjoftimi fantome (sipas bombave të fundit të kryetarit rë opozitës) dhe shfrytëzojnë mbi 200 mijë votues fiktivë në zgjedhje, përfaqësuesit tanë në Parlament rrahin ujë në havan. Në Parlament ka mbëri një ligj, me të cilin, të gjithë qytetarët që janë mbi tre muaj jashtë vendit, fshihen nga Lista e zgjedhësve, kurse të gjithë ata qytetarë që jetojnë jashtë vendit mbi një vjet, fshihen nuk quhem më shtetas të Maqedonisë. Pavarësisht pronave që kanë, për të cilat paguajnë taksa dhe tatime.

Këtë propozim ligj, gjoja e pengon partia shqiptare në pushtet. Tashti paraqitet e gjallë edhe partia «opozitare» e Menduh Thaçit. Që të dyja deklarojnë se, do ta bllokojnë këtë ligj në Parlament pasi duhet të praktikohet Parimi Badinterit, sipas të cilit ky lloj ligji duhet të votohet edhe nga më shumë se gjysma e deputetëve shqiptarë. Të gjithë deputetët shqiptarë ngrejnë pluhur pasi, ky ligj i ka kaluar të gjitha fazat e parapërgatitjes së ligjeve. Propozimligji ka kaluar në Qeveri dhe në Komisionin për Sistem Politik, i cili është organ i Parlamentit. Ku ishin këta «patriot» derisa Propozim ligji ishte në procedure? Përse që atëherë nuk e informuan opinionin shqiptar, i cili duhej që mospajtimin e vet ta shprehë edhe në rrugë? Të gjithë ligjet antishqiptare që miratohen në Parlamentin e vendit, populli shqiptar i kupton pasi ato të dalin në seancë plenare. Të gjitha partitë maqedonase, mospajtimin e vet me politikën e pushtetit e shprehin në rrugë, si një mjet shumë i fuqishëm i demokracisë parlamentare.

Maqedonasit, pothuajse çdo ditë janë në rrugë. Partitë shqiptare dhe populli shqiptar i tremben rrugës. I tremben njëlloj sikurse dreqi temjanit. Shqiptarët e ngratë mendojnë se një parti politike e keqe mundet të rrëzohet me krijimin e një partie tjetër. Këto parti politike nuk mundet të rrëzohen duke krijuar parti të reja politike. Këta dy parti (BDI-PDSH) mundet të rrëzohen vetëm pasi të jenë rrëzuar shërbimet sekrete të vendit.
Ligji i ri për kartat e identitetit nuk do të kalojë në parlament por, do të kalojë mashtrimi i rradhës i përfaqsuesve, «tanë» se ata po i bllokojnë ligjet antishqiptare. Ky është një pazar i ri dhe turpshëm i Ali Ahmetit, i njëjtë me pazarin e kishës në Kalanë e Shkupit. Ligjin për Branitelat... Ndërtimin e kishës në Kalanë e Shkupit e «pengoi» partia e Ahmetit, edhe pse çështja e ndërtimit të asaj kishe kishte kaluar të gjitha procedurat në kohën kur PDSH ishte në pushtet. Pengimi i ndërtimit të kishës në Kala, ishte një marëveshje BDI-VMRO. Ti bën sikur ndërton, kurse unë do të bëj sikur të pengoj. Ndërtimi i Kishës u «ndërpre». Të dyja partitë dolën të fituara, vetëm populli ngeli i humbur. VMRO fitoi përpara elektoratit të vetë me arsyetimin se po e ndërtonte kishën, mirëpo shqiptarët e këqinj po më pengojnë. «Fitoi» edhe Ahmeti duke i thënë elektoratit të vetë: «A jeni duke parë? Ne jemi të fuqishëm, ne i mbrojmë interesat e shqiptarëve.» Dhe si rasti i kishës në Kala, janë edhe mbi dhjetë raste të tjerë të mashtrimit të qytetarëve.

«Humbja» e tre deputetëve shqiptarë në diasporë, nuk ishte dështim i shqiptarëve që jetojnë në Europë, Amerikë dhe në Australi. Humbja e tre deputetëve ishte pjesë e pazarit të Aliu Ahmetit, për t'u futur në grazhdin e turpshëm të Qeverisë pa asnjë kusht.
Në të ashtuquajturat bomba të kryetarit të opozitës, Zaev, nuk ngacmohet aspak partia e Ahmetit. Nuk del në shesh asnjë e dhënë komprometuese për të, edhe pse mund të jenë qindra të tilla. Zaev do ta mbrojë Ali Ahmetin deri në pikën e fundit, pasi partner më të dëgjeshëm, më të shërbyeshëm dhe më servil nuk do të mund të gjejë. Kryetarit të opozitës mqaedonase i nevojitet një partner shqiptar që, përveç të qenit në Qeveri, nuk kërkon asgjë dhe, për këtë Ali Ahmeti është i përkryer.

Në këto momente, kur Gruevski ka rënë në qarkun e përgjimeve të mbi 25 mijë qytetarëve e kanë zënë me presh në dorë edhe Ali Ahmetin duke përsëritur fjalët NATO dhe BE, që ma kujton atë somnabulistin, i cili sheh nga hëna dhe, nuk thotë asgjë tjetër vetëmse «Hëna..hëna..hëna...», apo një të pirë, i cili vetëm mërmërit dhe rrotullohet rreth një bendere.

Për fat të keq shqiptarët janë duke pritur shumë nga «bombat» e Zaevit. Do të dëshpërohen shumë, kur do të shohin se ato nuk janë kurgjë tjetër, përveçse, fushqeta (fishekzjarre). Të mos harrojmë se ish kryetari i partisë së Zaevit, Cërvenkovski, u dhuroi nga një revolver Colt, të gjithë atyre forcave peciale, të cilët i masakruam pesë qytetarë të pafajshëm gjatë protestave të Gostivarit dhe, gjatë arrestimit të Rufi Osmani në vitin 1998. Të mos harojmë, pasi, si duket, jemi harrues të mëdhenj dhe, ky është shkaku që ne po na përsëritet historia, herë si tragjedi e herë si farsë...

Vetëm rinia në rrugë mundet ta rrëzojë këtë klasë të mykur e të korruptuar politike në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Shqiptarët, gjithandej ku janë, duhet që këtë pranverë ta kenë pranverën e rilindjes. Politika e Berishës, Nanos, Ramës, Thaçëve e Alive, i dëboi rrugëve të botës mbi një million e gjysmë shqiptarë. Thaçi i Kosovës po i dëbon me shumicë, nga 50 mijë në javë. Aliu është duke e zgjidhur problemin me shqiptarët. Do ta zgjidhë në atë mënyrë që një ditë shqiptarët nuk do të jenë më problem. Në zgjedhjet e ardhshme lokale, shqiptarët do ta kenë problem të madh që prefekti i Strugës dhe i Kërçovës të jenë shqiptarë. Strategjia e mësimit të integruar është duke na e futur ujin nën rrogoz, njëlloj sikurse dikur në komunizëm.

Në të gjithë këtë katrahurë politike ka një gjë të mirë: Të gjithë e dimë se nuk jemi mirë. Kur një i sëmurë e din se e ka një problem, ai e gjen një çare. Populli ynë ka djem që i dalin zot atdheut, si gjithnjë kur e ka dashur historia.

*Autori është kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Maqedoni




Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TIFOZËT SERBË - THERINI, VRITINI SHQIPTARËT (05.11.2015)
NATO HEDH POSHTË VERSIONIN MAQEDONAS - ATA NUK JANË TERRORISTË (05.11.2015)
TJETËR BETEJË SLLAVO-SHQIPTARE! Ç'ROL LUAN RUSIA?Nga BORIS KALNOKY, Die Welt (05.11.2015)
MEDIAT BOTËRORE - NGJARJET NË KUMANOVË PËR SHKAK TË KRIZËS POLITIKE (05.11.2015)
KËSHTU DUKET SOT LAGJA E TRIMAVE NË KUMANOVË - TEKST DHE FOTOGALERI (05.11.2015)
ISA BOLETINI RIVARROSET NË DITËN E LIDHJES SË PRIZRENIT (05.11.2015)
LETËR E HAPUR KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË LULZIM BASHANga SULEJMAN GJANA, Kryetar i PLL (05.11.2015)
E FORTË - SABRI DHE SAMI HAMITI HUMBIN NË DEGËN 4 TË PRISHTINËS (05.10.2015)
TERRORISTËT NUK MUNDEN TA ÇRRËNJOSIN ASPIRATËN PËR LIRINga AUREL DASARETI, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au) (05.10.2015)
FORCAVE TË TËRBUARA SLLAVOMAQEDOASE KA ARDHUR KOHA T'IU NDALET TURRIKoment nga SKËNDER MULLIQI (05.10.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]