AFORIZMA NGA MARK TWAIN (Mark Tuejn, 1835-1910)
E Shtunë, 05.11.2013, 05:47pm
 Voal-online 11 MAJ - Mos u vërtit duke thënë se bota ta ka borxh një jetesë. Bota nuk të ka borxh asgjë. Ajo ishte këtu para teje. Shko në Parajsë për klimë, shko në Ferr për shoqëri. Mosha është një çështje e mendjes mbi këtë temë. Nëse nuk i jep rëndësi, ajo nuk merr rëndësi. Zemërimi është një acid që mund të dëmtojë më shumë enën në të cilën ai ruhet sesa këdo tjetër. Mblidhi faktet e tua më parë, pastaj mund t'i shtrembërosh ato si të duash. Falja është aroma që vjollca hedh në thembrën që e ka shkelur AFORIZMA NGA ALFRED LORD TENNYSON (Alfred Lord Tenison, 1809-1892)
E Hënë, 04.22.2013, 10:15am
 Voal-online - 22 PRILL - Është më mirë të kesh dashur dhe ta kesh humbur dashurinë se të mos kesh dashur kurrë askënd. Forca ime ka forcën e dhjetëve, sepse zemra ime është e pastër. Asnjë njeri nuk arrin ndonjëherë shumë lart duke i ulur njerëzit e tjerë poshtë. Ëndrrat janë të vërteta aq kohë sa ato zgjasin, e ne a nuk jetojmë në ëndrra?
|
|
 |
AFORIZMA NGA ALFRED LORD TENNYSON (Alfred Lord Tenison, 1809-1892)
E Hënë, 04.22.2013, 10:15am
 Voal-online - 22 PRILL - Është më mirë të kesh dashur dhe ta kesh humbur dashurinë se të mos kesh dashur kurrë askënd. Forca ime ka forcën e dhjetëve, sepse zemra ime është e pastër. Asnjë njeri nuk arrin ndonjëherë shumë lart duke i ulur njerëzit e tjerë poshtë. Ëndrrat janë të vërteta aq kohë sa ato zgjasin, e ne a nuk jetojmë në ëndrra?
|
|
 |
MITERRAND - 'MARGARET THATCHER KA SYTË E KALIGULËS DHE GOJËN E MARILYN MONROES' REAGAN - 'AJO ËSHTË NJERIU MË I MIRË I ANGLISË'
E Martë, 04.09.2013, 10:57am
 Voal-online 9 PRILL - *François Mitterand për Zonjën e Hekurt: "Margaret
Thatcher ka sytë e Kaligulës dhe gojën e Marilyn Monroe". *Ronald Reagan për Margaret Thatcher: "Ajo është njeriu më i mirë i Anglisë." *President Gorbachev për Margaret Thatcher: „Ajo është një Zonjë e Hekurt”. *“Margaret Thatcher është gruaja më e shquar Angleze e kohës sonë.” Charles Moorem bibiograf i saj *“ Ajo është luaneshë e rrethuar prej minjve”, John Biffen, konservator në Dhomën e Lordëve “Margaret Thatcher më jepte mua dhimbje koke”, Helmut Kohl
|
|
 |
AFORIZMA NGA MARGARET THATCHER (Margaret Theçër, 1925)
E Enjte, 04.04.2013, 07:45am
 Voal-online - 4 PRILL - Të jesh i fuqishëm është si të jesh grua. Nëse të duhet ta tregosh se je, atëherë nuk je. Ta
disiplinosh veten për të bërë atë që ti e di se është e drejtë dhe e
rëndësishme, edhe pse e vështirë, është rruga e lehtë e krenarisë,
vetërespektit dhe kënaqësi personale. Unë gjithmonë mbushem me gëzim
jashtëzakonisht në qoftë se një sulm është veçanërisht lëndues, sepse
unë mendoj, mirë, në qoftë se ata sulmojnë dikë personalisht, kjo do të
thotë se nuk kanë asnjë një argument të vetëm politik kundër tij. Nëse
ju thjesht doni të jeni i pëlqyer, ju duhet të jeni i përgatitur për
kompromis në çdo gjë, në çdo kohë, dhe nuk do të arrini asgjë. Nëse ju doni të thoni diçka, pyetni një burrë, në qoftë se doni të bëni diçka, pyetni një grua
|
|
 |
AFORIZMA NGA HARRY TRUMAN (Harri Truman, 1884-1972)
E Mërkurë, 03.13.2013, 10:09am
 Voal-online - 13 MARS - Unë kurrë nuk ia përshkruaja ferrin askujt. Unë
vetëm iu thosha të vërtetën dhe ata mendonin se ishte ferr. Kur edhe
një amerikan - i cili nuk ka bërë asgjë të keqe - është i detyruar nga
frika të pushojë së menduari dhe ta mbyllë gojën e tij - atëherë të
gjithë amerikanët janë në rrezik. Njerëzit e bëjnë historinë dhe
askush tjetër. Në periudhat kur nuk ka udhëheqje, shoqëria qëndron
vendnumëro. Progresi ndodh kur udhëheqësit trima dhe të aftë
shfrytëzojnë mundësinë për të ndryshuar gjërat për të mirë. Një udhëheqës në Partinë Demokratike është një bos, në Partinë Republikane ai është thjesht një lider. Pesimist
është ai i cili i shndërron në vështirësi mundësitë e tij dhe optimist
është ai i cili i shndërron në mundësi vështirësitë e tij
|
|
 |
AFORIZMA PËR GRUAN
E Premte, 03.08.2013, 08:57am
 Voal-online 8 MARS - Një grua është si një qeskë çaji – ti nuk e merr vesh sa e fortë është ajo, veç kur i hedh ujë të nxehtë. Eleanor Roosevelt Nëna
ime ishte gruaja më e bukur në botë që kam parë.Të gjitha unë ja
detyroj nënës sime. Unë ia atribuoj asaj të gjitha suksesin tim në jetë.
Edukimin moral, intelektual dhe e fizike kam marrë prej saj. George Washington Një burrë i vërtetë dëshiron dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lodrën më të rrezikshme. Friedrich Nietzsche
|
|
 |
AFORIZMA NGA ELIZABETH TAYLOR (Elizabet Tejlor, 1932-2011)
E Premte, 02.22.2013, 09:45am
 Voal-online - 22 SHKURT - Unë kam trupin e një gruaje dhe emocionet e një fëmije. Është e çuditshme që vitet na e mësojnë durimin, se, sa më e shkurtër koha jonë, më i madh kapaciteti ynë i pritjes. Problemi
me njerëzit që nuk kanë vese është se në përgjithësi ju mund të jeni
shumë i sigurt se ata do të kenë disa virtyte mjaft të bezdisshme. Kur njerëzit të thonë: "Ajo mori gjithçka"', unë kam një përgjigje - Unë nuk kam pasur të nesërme. Unë ndihem shumë aventureske. Ka kaq shumë dyer të hapura, dhe nuk kam frikë për të kërkuar prapa tyre
|
|
 |
AFORIZMA PËR KOSOVËN
E Hënë, 02.18.2013, 05:12pm
 Voal-online
- 18 SHKURT - Pra, sa i përket shqetësimit që ka Serbia, ajo nuk ka të
drejtë për të ndikuar në privatizimin apo të kërkojë ndonjë pronë, sepse
Kosova është një ish-anëtare e Republikës Federale të Jugosllavisë.
(Ibrahim Rugova) Si president i Kosovës, unë jam më shumë i
shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të punësimit të rreth 70% të
popullsisë, e cila është e re, me potencial të madh, që flet shumë gjuhë
të huaja dhe që ka ekspertizë të gjerë. (Ibrahim Rugova) Kosova është një vend i vogël, por ajo gjithashtu ka shumë pasuri që janë dhënë për ne nga Perëndia. (Ibrahim Rugova)
|
|
 |
AFORIZMA NGA ALEXIS DE TOCQUEVILLE (Aleksis dë Tokëvij, 1805-1859)
E Martë, 02.05.2013, 11:22am
 Voal-online - 5 SHKURT - Republika amerikane do të qëndrojë deri në
ditën kur Kongresi zbulon se ai mund ta korruptojë publikun me paratë e
publikut. Demokracia dhe socializmi nuk kanë asgjë të përbashkët
përveç një fjale, barazi. Por vini re ndryshimin: ndërsa demokracia
kërkon barazi në liri, socializmi kërkon barazi në kufizim dhe në
robëri. Amerikanët janë aq dashuruar ndaj barazisë sa ata do të donin
të jenë më mirë të barabartë në skllavëri se të pabarabartë në liri. Liria nuk mund të krijohet pa moral, as morali pa besim
|
|
 |
AFORIZMA NGA ANTOINE DE SAINT-EXUPERY (Antuan dë Sent-Ekzyperi, 1900-1944)
E Hënë, 01.14.2013, 03:35pm
 Voal-online - 14 JANAR - Nëse ju doni të ndërtoni një anije, mos i
nxitni njerëzit për të mbledhur dru dhe mos ua caktoni atyre detyrat dhe
punën, por më mirë mësojuani gjatë pafundësinë e detit, se sa i pafund
është aiDashuria nuk përbëhet në të vështruarit e njëri-tjetrit, por në shikimin përpara së bashku në të njëjtin drejtim. Lumturia e vërtetë vjen nga gëzimi i veprave të mira që keni bërë, nga oreksi për krijimin e gjerave të reja. Një projektues e di se ai ka arritur përsosmërinë jo kur nuk i ka mbetur asgjë për të shtuar, por kur nuk i ka mbetur asgjë për të hequr. Dhe tani ja sekret im, është një sekret shumë i thjeshtë; ne vetëm me zemër mund të shohim mirë, ajo që është esenciale është e padukshme për syrin
|
|
 |
Faqe 1/8: 1 2 3 4 5 6 7 8 »
|