E Martë, 03.19.2024, 04:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ZËRI I AMERIKËS - MBIZOTËROJNË PAQARTËSITË NË MAQEDONI

E Martë, 05.12.2015, 05:45pm (GMT+1)



Autoritetet maqedonase nuk japin shumë hollësi në lidhje me identitetin e personave të vrarë, të cilët thonë se i përkasin grupit të armatosur, në përleshjet e së shtunës dhe të dielës në Kumanovë, ndërkohë që thonë se tre nga pesë udhëheqësit e grupit janë arrestuar.

Sipas organeve hetuese, sulmuesit synonin, mes tjerash, të minonin Urën e Gurit mbi lumin Vardar. Ndërkohë, qeveria e Maqedonisë ka bërë të ditur se do të dëmshpërblejë pronarët e shtëpive të dëmtuara. Ndërsa, diplomatët perëndimorë po përpiqen të ulin tensionet në Maqedoni.
 
Autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur emrat e disa prej atyre që besohet të ishin pjesëmarrës në përleshjet e së shtunës dhe të dielës në Kumanovë me forcat qeveritare maqedonase.

Autoritetet flasin për një pjesë të drejtuesve të grupit që janë arrestuar dhe, supas tyre, ata janë Muhamet Krasniqi i njohur si komandant Malisheva, Sami Ukshini apo komandant Sokoli dhe Demë Shehu i njohur si komandant Juniku.

Ndërkohë, zyrtarisht nuk thuhet gjë për katërmbëdhjetë trupat e gjetur, sipas policisë, pas operacionit në Kumanovë, por mjete të informimit të afërta me pushtetin spekullojnë se në mesin e të vrarëve të jetë dhe ai, që shërbimet maqedonase të zbulimit e konsiderojnë si udhëheqës të grupit, Mirsad Ndrecaj. Zyrtarët maqedonas thonë se po bëhet identifikimi nga mjeksia ligjore i personave të vrarë.

Nga ana tjetër, në Shkup janë shtuar debatet nëse grupi i armatosur, të cilin zyrtarët e këtushëm e quajnë terrorist, ishte i manipuluar nga qarqe qeveritare të Shkupit për të krijuar një lloj destabiliteti që do të tërhiqte vëmendjen e opinionit publik nga kriza reale politike, apo të ishin mercenarë të paguar nga shërbime serbe dhe ruse, ose luftëtarë të kauzës kombëtare.

Faktori politik shqiptarë, si në Maqedoni dhe rajon, e ka dënuar dhunën dhe përpjekjet për destabilizimin e Maqedonisë që nuk përkon, sipas tyre, me interesin e shqiptarëve.

Ndërkohë, diplomatët me ndikim në Maqedoni janë angazhuar për të qetësuar gjendjen në këtë vend. Pas takimeve të djeshme me presidentin dhe kryeministrin , ambasadorët e SHBA, BE, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë e pritën në zyrat e Bashkimit Evropian në Shkup, Ali Ahmetin, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ambasadori italian duke folur në emër të të gjithë kolegëve, tha se BDI-ja mban përgjegjësi për avancimin e vlerave dhe parimeve demokratike. Ambasadori Ernesto Belelli tha se BDI-ja e ka për detyrë të ndihmojë institucionet e vendit dhe të sigurojë hetimin e plotë, transparent dhe të besueshëm mbi manipulimet e zbuluara nga përgjimet.

"Tani, më shumë se kurdoherë BDI duhet të marrë qëndrim dhe të shfrytëzojë ndikimin e saj për të mirën dhe ardhmërinë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë", theksoi ambasadori italian në Shkup.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti iu shmang gazetarëve pas takimit. Drejtuesit e dy partive kryesore shqiptare nuk kanë shkuar për t'i parë banorët e dëmtuar në Kumanovë, ndërsa në Kumanovë dje shkoi Zoran Zaev i Lidhjes Social Demokrate maqedonase, i cili u mirëprit nga banorët shqiptarë të lagjes.

Ndërkohë, qeveria e Maqedonisë ka premtuar se do të dëmshpërblejë pronarët e shtëpive që u dëmtuan gjatë operacioneve në Kumanovë. Është formuar një komision qeveritar për vlerësimin e dëmeve dhe premtimet janë që dëmshpërblimi i pronave të paluajtshme dhe të luajtshme të bëhet njëqind për qind.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI (05.12.2015)
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM (05.11.2015)
KONGRESMENI AMERIKAN ROHRABACHER VIZITË NË TIRANË (05.11.2015)
ZËRI I AMERIKËS - KUMANOVË, SHKATËRRIMET NGA PËRLESHJET E SË SHTUNËS (05.11.2015)
PANDELI MAJKO - MAQEDONIA TA SQAROJË SITUATËN, HISTORINË E SAJ PO E SHKRUAJNË SHËRBIMET INTELIGJENTE (05.11.2015)
ALSAT - LISTA E TË ARRESTUARVE NGA POLICIA MAQEDONASE PËRLESHJEVE (05.11.2015)
LIGA QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE KËRKON DORËHEQJEN E PETRIT SELIMIT (05.11.2015)
MEDIAT E SERBISË - NESËR FILLON LUFTA E VËRTETË NË MAQEDONI (05.11.2015)
JAHJAGA E MUSTAFA - KËRKOHET HETIM TRANSPARENT DHE I BESUESHËM (05.11.2015)
MAJORI SERB - KUMANOVA DO TË BËHET SI VUKOVARI, SHKUPI SI HIROSHIMA! (05.11.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]