E Martë, 03.19.2024, 08:47am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ZËRI - EDHE NË KOSOVË MUND TË PËRSËRITET RASTI I KUMANOVËS!

E Mërkurë, 05.13.2015, 06:43am (GMT+1)



Ngjarjet e fundit në Maqedoni, respektivisht në "Lagjen e Trimave" në Kumanovë, vlerësohet se mund të përsëriten edhe në Republikën e Kosovës.

Ekspertët e çështjeve të sigurisë, thonë se Kosova duhet të ngrejë nivelin e gatishmërisë vepruese të Policisë si dhe asistencën e trupave paqeruajtëse të KFOR-it.

Florian Çehaja, njohës i sigurisë, në një prononcim për "Zërin" ka deklaruar se rasti i përplasjeve të armatosura në Kumanovë nuk duhet parë si i izoluar në aspektin gjeografik.

Sipas tij, nuk ka dilemë se implikimet nga kjo ngjarje nuk do të mundë të evitohen në Kosovë për arsye se konflikti ka ndodhur në një afërsi nga kufiri shtetëror me Kosovën, ka të përfshirë qytetarë të Kosovës dhe shteti maqedonas ka akuzuar hapur Kosovën.

"Të mos harrojmë që Kumanova ka një pozicion të rëndësishëm gjeografik, është në trekëndëshin Kosovë-Maqedoni-Serbi dhe kemi të bëjmë me një popullatë të përzier etnikisht. Unë mendoj që tendenca e Maqedonisë për ta akuzuar Kosovën në njërën anë dhe mungesa e bashkëpunimit dhe besimit në sferën e sigurisë në raport me Kosovën ngërthejnë shumë kundërthënie. Është mirë që Kosova të tregojë hapur se është e interesuar për bashkëpunim në mënyrë që "topi" të mbetet në anën e Maqedonisë. Në të kundërtën, ballafaqimi me këto fenomene do të jetë i vështirë sepse konfliktet e kësaj natyre nuk mund të parandalohen nga shtetet veç e veç", ka thënë ai.

Megjithatë, Çehaja shprehet se Kosova duhet të ngrejë nivelin e gatishmërisë vepruese të njësiteve policore, si dhe mund të kërkojë asistencë nga KFOR-i për monitorim nga ajri të kufirit pasi që Policia e Kosovës (PK), nuk posedon ende njësi të helikopterëve.

"Në të njëjtën kohë pres që AKI-ja të ketë informacione të shpejta dhe analiza objektive në funksion të skenimit sa më të mirë të situatës ditëve në vijim. Mendoj që Kosova duhet të ofrojë ndërmjetësim dhe angazhim diplomatik zgjidhjen e konflikteve të mundshme politike në Maqedoni, sepse është shteti i vetëm i cili mund të ketë ndikim sidomos te faktori politik shqiptar atje", është shprehur ai.

Ndërsa, edhe Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë, thotë se rasti i "Lagjes së Trimave" në Kumanovë është një çështje e cila duhet të trajtohet jo vetëm nga individë, por edhe nga grupe të specializuara të Inteligjencës dhe Sigurisë.

"Duke i marrë për bazë zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe duke e parë presionin e opozitës dhe popujve të këtij shteti, Qeveria Gruevski së bashku me ata që bashkëqeverisin, bëri që shqiptarët prapë t'i bëjë mish për top. Pamjet tmerruese e kanë vetëm një emër të përbashkët: "Terrorizmi shtetëror maqedonas kundër civilëve shqiptarë". Sa i përket sigurisë së Kosovës ky rast nuk do ta destabilizojë sepse këtu janë të stacionuara forcat e Aleancës më të fortë në botë, NATO. Por dyshoj se në rastin Kumanova janë të implikuar shtete dhe shërbime të huaja për qëllime të madha gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Dhe se ky rast për momentin duket të jetë i izoluar, por nëse vazhdon kjo dhunë sistematike ndaj shqiptarëve të Maqedonisë, atëherë jo vetëm Kosova, por i tërë rajoni do të rrezikohet", ka thënë  Islami për "Zërin".

Në anën tjetër, Policia e Kosovës shprehet se është e gatshme për të garantuar një siguri të përgjithshme në vend, duke përfshirë edhe brezin kufitar.

"Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe nga ky aspekt po kryhen të gjitha detyrat dhe autorizimet sipas ligjeve në fuqi dhe lidhur me këtë kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për ofrim të sigurisë dhe parandalim të të gjitha veprimtarive të ndryshme kriminale. Policia Kosovës, me qëllim të parandalimit të çfarëdo sulmi të mundshëm rregullisht ka punuar intensivisht për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht kemi angazhuar kapacitete të mjaftueshme për të garantuar një siguri të përgjithshme në vend, duke përfshirë edhe në brezin kufitar. Situata vlerësohet të jetë e qetë dhe stabile në vend", thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës dhënë "Zërit".

Po ashtu, Policia e Kosovës thotë se çdoherë ka luajtur një rol konsistent të bashkëpunimit me të gjithë akterët e sigurisë, duke përfshirë edhe atë rajonal. /Zëri/
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VUÇIÇ MË 27 MAJ IA KTHEN VIZITËN RAMËS (05.13.2015)
PRISHTINA DHE SHKUPI BËJNË IDENTIFIKIMIN E TË VRARËVE (05.13.2015)
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT (05.13.2015)
PRESIDENTI ERDOGAN SOT VIZITON TIRANËN (05.13.2015)
TRI DORËHEQJE NË QEVERINË E MAQEDONISË (05.12.2015)
MBYLLET AEROPORTI I PRISHTINËS - MENJËHERË PAS AKSIDENTIMIT TË HELIKOPTERIT TË EULEX-it (05.12.2015)
ZËRI I AMERIKËS - MBIZOTËROJNË PAQARTËSITË NË MAQEDONI (05.12.2015)
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI (05.12.2015)
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM (05.11.2015)
KONGRESMENI AMERIKAN ROHRABACHER VIZITË NË TIRANË (05.11.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]