Kam mendue shumë para se tja filloj ta baj këtë shkrim. Vendosa mbramë që mos
ta baj ama sot më vërshuen mesazhe të shumta nga miqët e mi dhe në vend që të i
falemnderoj e gëzohem unë u irritova me ato mesazhe dhe vendosa ta baj
shkrimin.
Kur thash se kam mendue, desha te shtoj se neve jemi popull hatermadh dhe na
kërcen kandari perpjetë lehtë dhe gjykova mos tja lëshoj vetit lukuninë e
sulmeve në komente perfundi shkrimit tim sepse tek e ma e mbramja, kam me çka
të mirrem në vend se me u marr me llomin e honrakun e lukunisë tonë katunareske
që asht e mbushun perplot patriotizem folklorik dhe asesi nuk kupton dhe as nuk
don ta kuptoj mendimin alternativ të tjetrit sepse e ka mbjell fatalisht në tru
mendimin e vetë të mbrapsht.
Janë disa arsye që sot ma në fund vendosa ta shkruej dhe ta baj publik këtë
shkrim.
Me 17 shkurt 2008 në Parlamentin e Dardanisë u mbajt seanca solemne per të
shpallë Mvetësinë e Dardanisë dhe që në vetë protokollin e kësaj seance u
shkelen Institucionet e Shtetit Dardani, Institucione këto të dala nga vota e
popullit në liri ama të ndertueme nga gjaku i shqiptarve pergjatë historisë nji
shekullore nën robninë serbosllave. Edhe në shtetet ma totalitare të botes nuk
do ndodhte ajo që ndodhi me 17 shkurt 2008. në Parlamentin e Dardanisë. Pra
edhe në Banglladesh apo në Korenë e Veriut, në Kubë e ku dreq tjeter doemos do
respektohej hierarkia institucionale shtetnore. Kjo nuk ndodhi me 17 shkurt
2008. në sallen e Parlamentit të Dardanisë në kryeqendren e saj në Prishtinë.
Kaini enverostalinist me shpirt katil, me fytyrë monstrumi njeriu i perfolun me
vite per krime të shumta ndaj njerzimit e edhe per krime lufte që kishte arritë
ma në fund ta marr Qeverinë e Dardanisë në duert e veta, Hashim Thaçi
paturpsisht dhe në formen ma kriminele shkel Kuvendin e Dardanisë dhe detyron
të heshtin të gjithë, sepse ai dhe vetem ai asht njeriu që e shpallë mvetësinë
e Dardanisë !!!
Bota i ka pa e edhe sot i pam disa here spotet e asaj dite në sallen e Kuvendit
të Dardanisë ku Kryetari i shtetit Dr. Fatmir Sejdiu i ulun si nji kukullë (
ama shifej se në mbrendi të shpirtit vlon nga inati ) shikon e duartroket
fjalitë e Hashim Thaqit per shpalljen e Mvetësisë së Dardanisë. Poashtu personi
numer dy në hirarkinë shtetnore Jakup Krasniqi rrinte ulun dhe bante aminin
broçkullave të Hashim Thaçit. Pra me 17 shkurt nuk u shpall asgja pos se u
institucionalizue marrja e pushtetit të Dardanisë nga ana e matrapazve të
LPK-së enverostaliniste që tash po thirren si demokrat dhe po sundojnë e
sakatosin Dadaninë dhe popullin e sajë..
Me këtë ditë Hashim Thaçi shkeli institucionet e vendit që e ka lind e rrit dhe
shpalli veten Despot dhe despotizmi i ti sot po shifet edhe nga Hana apo
planeti Mars. Personalisht nuk e pranojë këtë ditë si ditë per festë dhe
gëzime, por si ditë per kujtim të kobshem sepse me këtë ditë Dardania, Atdheu
im u fut në duert e njerëzve analfabet, shkatrrues institucional, shkatrrues të
historisë e kulturës shqiptare dhe rranjeve të kulturës pellazgo-ilire e
perkatësisë europiane të shqiptarve.
Mvetësia e Dardanisë asht shpall me 02 Korrik 1990. Kjo asht data e shejtë e
historisë së popullit shqiptarë në Dardani sepse kjo ditë shenoj fillimin e
pranimit nderkombëtarë të Dardanisë shtet. Pra kur Deputetet e Parlamentit të
Kosovës në at kohë Krahinë Autonome me status në bashkësinë e ish Jugosllavisë
ama element konstituiv i këtij shteti shpallin para dyerve të Parlamentit
Mvetësinë e Dardanisë Republikë e Mvetësishme ashtu sikur u shpallen dhe u ban
shtete të gjitha njisitë konstituive të ish Jugosllavisë socialiste ma heret.
Kjo shpallje ishte heroike sepse dyert e Parlamentit Deputetve të popullit i
mbylli Kryetari serb i Kuvendit dhe këta Trima që ma si lind nana të rrethuem
nga tankse e autoblinda si dhe kordone policesh e ushtaresh serb publikisht dhe
haptas para kamerave të shumë gazetarve e TV-ve vendore e të hueja lexuen
DEKLARATEN KUSHTETUESE PER SHPALLJEN E KOSOVËS REPUBLIKË E PAVARUN . Gadi të
gjithë këta deputet sot ende janë gjallë ama janë të lanë anash e të perbuzun
tmerrësisht nga klanet mafioze serbosllave të LPK-istve që kan sot pushtetin në
Dardani . Populli mban mend Bujar Gjurgjealen, Muharrem Shabanin, Iljaz
Ramajliun etj etj, bijë e bija nanash që nuk ju tremb çerpiku i synit as nga
grykat e topave e tytat e armve të makinerisë pushtuese sunduese serbe, por
lexuen Deklaraten dhe shpallen Dardaninë Republikë e Mvetësishme.
Me 07 shtator 1990 në Kaçanik po këta deputet shpallin Deklaraten Kushtetuese
dhe kështu per herë të parë në histori vendosin institucionet e dala nga
populli per shtetin Dardani.
Sot këta LPK-ist me marketingun e tyne katunaresk primitv per heroizmat e tyne
gjoja të UÇK - ës kan arrit ta trullosin pjesen e konsiderueshme të popullit në
Dardani dhe tue ba këso shpallje publike sikur kjo e 17 shkurtit 2008 dhe kan
arrit të bindin bukur nji pjesë të popullit se ja Hashim Thaqi asht ai që e
solli Mvetësinë, Hashim Thaqi e paska sjell edhe NATO-n në Dardani, Hashim
Thaqi e paska ba luftën dhe e paska pas çlirue vendin tonë.
Unë mendojë se asht mjerim të lejon populli që ky klan rrugaqesh me veprime
kriminelesh e shpirtin plotë injorancë tja shuen e zhduk popullit HISTORINË
sepse historia e Popullit Shqiptarë asht histori vuajtjesh, histori
gjenocidesh, histori masakrash e dhunimesh nga pushtuesit e shumtë që shkelen e
shkatrruen këto troje mbi dymi vite panderpre e posaqërisht të tmerrshme ishin
pes shekujt e robnisë nga Perandoria turkoosmane dhe kjo e fundit serbosllave.
Në stilin e idhullit të tyne Enver Hoxhes këta kopilë me gjak shaku e gabeli (
se po të ishin shqiptarë të paster nuk do ishin çfar janë ) këta po shkatrrojne
historinë e popullit dhe po imponojnë ate që e bajnë vetë, me perfiditet si
nxansa të shkelqyeshem të komunizmit këta po shkatrojnë kulturen shqiptare dhe
atë po ja lejojnë ta shkruen e ta ban ish-pushtuesi osmanli i cili me pelqimin
e kësaj kaste pushtetarësh në Dardani e besa edhe në Shqipni po ndryshon
historinë tonë.
Sulltan Murat pushtuesi asht ba hero. Varri ku janë të mbrendshmet e ti (sepse
trupi asht balsamos që diten kur ate e vrau Milesh Kopiliqi dhe sot asht në
Edrene apo diku atje në shtetin anadollak, pra aty ku jan groposë organet e
mbrendshme të sulltan Muratit per mos me kuterbue erë) asht ba vend
pelegrinazhi ku kryepushtetari i Dardanisë krah per krah me ate turk shkon per
secilin vit të pervjetorit të Betejës së ashtuqujtun e Kosovës që ndodhi me 28
qershor 1389 ne Fushen e Mjellmave që sllavet i thonë e Kosovës ndersa turqit
ati vendi i thonë turqisht Gazimestan dhe perkulet e ban homazhe. Të njeten gja
e bajn po në atë vend edhe popa e kallogjerë të serbve si dhe pjestarë të
partive ekstreme antishqiptare serbe si ajo e kriminelit Vojisllav Sheshel, të
bandave të kriminelve nga Veriu i Mitrovicës etje etj, serb fashist. Pse pra o
popull po besoni se Hashim Thaqi dhe banditet e ti meritojnë të perkrahen. Pse
o popull per ditë të zotit këtu e 100 vjet jeni pre e vra mes veti të ndam e
perqam dhe asnjihere nuk keni parkarah intelektualin, patriotin e luftëtarin,
por ahmakun, matrapazin, tradhtarin, vrasësin, kriminelin?!
Ka zana që thonë se 2 korriku 1990 vërtetë ishte ditë historike ama shkoj huq
sepse nuk u pranue nderkombtarishtë, ndërsa 17 shkurti 2008 po. Unë mendoj se
kjo aspak nuk asht e sakt. Dhe per këte unë kam argumentet e sakta. Kur u
shpall Dardania Republikë e mvetësishme me 02 korrik 1990 dhe pas disa kohe
edhe Deklarata Kushtetuese me 07 shtator 1990, në Kaçanik të gjithë lideret
botrorë të atyne shteteve që ishin të angazhueme per problemet në ish
Jugosllavi dhe luftat atje që i bante Serbija kunder të gjithë popujve komshi
me radhe , pra nga kjo ditë këta lider ma nuk e thirren Dr. Ibrahim Rugovën
lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por e thirren Presidenti i Kosovës dhe
ka pas edhe të tillë që e kan thirr Presidenti i shqiptarve në ish Jugosllavi.
Pra DE FAKTO shtetet ma të forta botnore SHBA, Anglia, Gjermania, Franca,
Italia, Joponia, Suedia, Belgjika, Holanda e pak edhe Rusia e pranuen Kosovën
shtet sepse e pranuen President liderin e saj popullor Dr. Ibrahim Rugova, kam
ndegjue me veshet e mi disa here në Tv. nga lajmet se si kryediplomati rus
Qurkin e ka thirr President Rugova. Per njerzit normal dhe atdhedashes kjo asht
meritë dhe kur meriten e pranojnë të tjeret neve duhet të krenohemi me të e jo
ta luftojmë ate. Ndersa DE JURE ky pranim nuk u ba në atë kohë nga e para sepse
nuk ishte kjo e lehtë të bahet. Donte kohë pranimi DE JURE. Se asht ashtu
dëshmon fakti se edhe pas 5 vjetve nga 17 shkurti 2008 nuk u arrit numri 100 i
shtetve që pranojnë mvetësinë e Dardanisë dhe janë ende 5 shtet të Bashkimit
Europian që nuk e pranojnë Dardaninë shtet të mvetësishem.
Pra edhe atëhere me 02 korrik 1990. Dardania asht pranue shtet nderkombtarisht
dhe pse u pranue shtet u pranue edhe si palë e barabartë e konfliktit
serbo-shqiptarë dhe ashtu u trajtue derisa ma në fund edhe vetë nderkombëtaret,
pra ata që e kishin pranue edhe e ndihmuen dhe e çliruen forcat e NATO-s në
veren 1999.
Por dakord, per momentin po pajtohem me këto broçkulla që i hanger populli nga
Hashim Thaqi e banda e ti ( unë, personalisht, kurr nuk i hangra as nuk kam me
i hanger ) dhe po pranojë se 02 Korriku 1990 nuk paska pas asnji randësi sepse
nuk asht pranue ashtu si u pranue tash 17 shkurti i 2008 nga bota.
Mirë ama sipas kësaj logjike histori shkatrruese dhe histori falcbamse duhet
edhe Shqipnia ta gjen nji ditë tjetër per ta festue si Diten e Mvetësisë e jo
28 Nandorin e Vlonës së Ismail Qemailit. As Qeverinë e vlonjatit DE JURE nuk e
pat pranue askush nga Fuqitë e Mëdhaja të kohes , por DEFAKTO po e paten pranue
disa e në veçanti Austro-Hungaria e Gjermania. Dhe pikrisht pse e paten pranue
këto dy shtete ato edhe ban çmos per ta shpetue sepse ajo Qeveri rrezikohej nga
mbrenda nga forcat bashibozuke shqipfolse të bejlerve e agallarve proturq dhe
nga jasht nga Greqia, Serbia e Mali i Zi, andaj e ndihmuen Ismail Qemalin deri
sa munden e kur pan se rrezikohej edhe jeta e ti e ndihmue dhe ai u largue në
Itali e Fuqitë e mëdhaja solln Princ Vidin me të vetmin qëllim per ta ba nji
shtet shqiptarë ( sado të cunguem ) në Gadishullin Ilirik.
Andaj mendoj se 28 Nandori 1912 asht ditëlindja e Shtetit Shqiptar, REPUBLIKËS
SË SHQIPNISË. Dhe tue u bazue në këto fakte dhe tu krahasue ato mendoj se 02
Korriku 1990. asht e vetmja ditë e lindjes së Shtetit të DARDANISË. Asnji datë
tjeter që neve shqiptarët kemi zakon ti pjellim nuk asht e sakt dhe nuk asht e
drejtë, por asht thjeshte nje fallsifikim i historisë. Neve si asnji popull
tjetër në botë jemi të pamëshirshem kunder të arriturave tona, ma shumë i
shaktrojmë vetë ato se sa na i shkatrron i hueji, pushtuesi. Kemi me disa
dhjetra shembuj se si qeveritë që kanë marrë pushtetin e kanë ndrrue Flamurin,
kanë ndërue data historike , kan shue e ndalue data e ngjarje historike e
kulturore dhe me dhunë, me presione e shatazhe kanë ba flamuj të ri, kanë ba
data historike të reja. Të gjitha këto per ti kënaq e ngop intereset e ngushta
klanore të pushtetarve matrapaz, të pushtetarve pushtues mbi popullin dhe
shtetin e vetë. Keshtu , per Pavaresinë e Kosoves do të thosha me bindje se nuk
duhej bërë ndyshimi i kesaj dite të shenjtë. Edhe shteti është diçka si Njeriu,
si individi kudo në botë. Në çdo vend te botes njeriu ka të drejtë të nderroj
emrin e tij, por ëasnjë vend të botes njeriu nuk ka të drejtë të nderrojë
datlindjen e tij. Pse? Se askerkush ne ketë botë nuk ka lindë as nuk do të
lindë dy herë. E keshtu pra, edhe Pavarësia jonë e kaqëndërruar ka vetëm një
datëlindje. Është punë tjeter jetësimi i saj per të cilen kemi kaq e kaq
verejtje e pakënaqësi edhe sot që po ju bijen me të madhe trumpetave të festës.
Zoti pastë mëshirë per neve dhe Ai na e ruejt Historinë e Shtetet tona, Ai na
mbrojtë kulturen tonë e cila asht në rrezik të zhduket nga jokultura dhe terri
afro-aziatik që pushtetaret mjeran e sollen në trojet tona.
-Borgenhaugen: Shkurt, 2013-