VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ligji i Spiunëve nuk i cënon marrëdhëniet me Amerikën

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 04:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » OPINONE-EDITORIALE
 

Ligji i Spiunëve nuk i cënon marrëdhëniet me Amerikën
E Mërkurë, 12.24.2008, 11:53am (GMT+1)

Hapja e Dosjeve vetëm se do të rrisë transparencën e marrëdhënieve midis SHBA dhe Shqipërisë dhe gjithçka do të shkojë në të mirë të sigurisë kombëtare të dy vendeve. Nuk mund të vazhdohet më duke pasur nëpër këmbë të futur në të gjitha nivelet më të larta të shtetit deri tek ato të Ambasadave të huaja Spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit. Nuk ka vend  sentimentalizmi për Spiunët, ka vend vetëm dhimbja për viktimat e diktaturës.

Nga Elida BUÇPAPAJ

 

Në qarqet e Tiranës disa po i fërkojnë duart nga gëzimi se mos miratimi i Ligjit të Pastërtisë së Figurës do t'i përkeqësojë marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë ose, fundja, marrëdhëniet midis Tiranës zyrtare aktuale dhe Uashingtonit. Ata po e shikojnë këtë zhvillim si shi nëpër arat e tyre. Këtë zhvillim ata e barazojnë, hiç më e pak e hiç më shumë, me hapjen e dosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Për herë të parë këto qarqe në Tiranë ia heqin petët lakrorit duke thënë se Ligji i Spiunëve i çon këto marrëdhënie në atë pikë që ishin në vitin 1996, kur Tirana zyrtare e atëherëshme, e shumicës demokrate, e refuzoi ndërmjetësimin politik të njërit prej zyrtarëve më të lartë diplomatikë amerikanë të asokohëshëm. Duke miratuar Ligjin e Spiunëve, shumica e sotme tregoi se nuk ka çfarë t'i ndryshojë, nuk ka çfarë t'i heqë as çfarë t'i shtoj më tej këtij ligji. Të gjitha rezervat që i kanë miqtë tanë, në radhë të parë amerikanët, kanë të bëjnë kryesisht me mënyrën e miratimit të këtij ligji. Pa vonuar ata do të binden se nuk kishte mënyrë më të mirë për t'u miratuar dhe nuk mund të gjendej një kohë tjetër për t'u miratuar ky ligj. Vërejtjet parimore do t'ua lënë vendin vlerësimeve të përmbajtjes, pra komukimi midis Tiranës zyrtare aktuale dhe miqve do të zbresë në terrenin konkret. Tirana aktuale zyrtare nuk është Tirana zyrtare e vitit 1996. Dhe këtë do ta dëshmojë duke komunikuar e bashkëpunuar në mënyrë transparente, me qëllim që në zbatimin e Ligjit të Spiunëve të mos ketë asgjë absolutisht që t'i cënojë marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë apo marrëdhëniet shqiptare-amerikane, gjithsesi, as marrëdhëniet midis Tiranës dhe Uashingtonit, qoftë me administratën aktuale, qoftë me administratën e pas 20 janarit 2009. Përkundrazi t'i forcojë e t'i lulëzojë më tej këto marrëdhënie. Shqipëria e ka këtë pjekuri dhe këtë përgatitje për të pasur nivelin e duhur të komunikimit dhe për t'i pasur parasysh interesat e miqve dhe të aleatëve tanë, për çka kjo shumicë ka dhënë ndihmesë vendimtare që nga dhjetori i vitit 1990. Karakteristike është se vërejtjet e deritanishme ndaj Ligjit të Spiunëve janë ato të cilat janë shqiptuar e shqiptohen edhe nga opozita, diçka që e bën lehtësisht të tejkalueshme çdo hamendësi që buron nga miratimi i ligjit në fjalë.

Hapja e Dosjeve vetëm se do të rrisë transparencën e marrëdhënieve midis SHBA dhe Shqipërisë dhe gjithçka do të shkojë në të mirë të sigurisë kombëtare të dy vendeve. Nuk mund të vazhdohet më duke pasur nëpër këmbë të futur në të gjitha nivelet më të larta të shtetit deri tek ato të Ambasadave të huaja Spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit. Nuk ka vend  sentimentalizmi për Spiunët, ka vend vetëm dhimbja për viktimat e diktaturës.





Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]