E Shtunë, 07.20.2019, 10:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 
Në Preshevë protesta për arrestimin e 10 Shqiptarëve
E Hënë, 12.29.2008, 09:26am (GMT+1)

28 dhjetor (Zëri i Amerikës) - Qindra veta morën pjesë sot në një protestë në Preshevë, kundër arrestimit të 10 shqiptarëve, të dyshuar për siç thuhet, krime të luftës të kryera në Kosovë në verën e vitit 1999. Protestuesit kërkuan lirimin e të arrestuarve, duke mohuar çdo mundësi të përfshirjes së tyre në krime lufte.

Ata thanë se operacioni i arrestimit është përcjellë me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, ndërsa paralajmëruan se që nga pesë janari do të vazhdojnë sërish me protesta nëse nuk lirohen të arrestuarit. Dhjetë shqiptarë të Luginës së Preshevës u arrestuan dy ditë më parë nga forcat serbe, nën dyshimet, se si pjesëtarë të ish Çlirimtare të Kosovës kanë qenë të përfshirë në vrasjen e të paktën 51 civilëve dhe rrëmbimin e 159 të tjerëve midis qershorit dhe tetorit të vitit 1999. të shtunën në Beograd ka filluar marrjen në pyetje të të arrestuarve një pjesë e të cilëve sipas zyrtarëve serbë, po mbrohen në heshtje. Arrestimet kanë nxitur reagime në Luginën e Preshevës, zonë kjo e banuar me shumicë shqiptare në jug të Serbisë. Arrestimet janë dënuar edhe në Kosovë, ku përfaqësuesit politikë thanë se se ky veprim i Serbisë synon të provokojë Kosovën, e cila ka më pak se një vit që ka fituar pavarësinë. /Voal-online.




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]