E Shtunë, 11.16.2019, 02:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 
Greqia miraton MSA me Shqipërinë
E Enjte, 01.15.2009, 08:09am (GMT+1)

15 janar (Voal-online) – Më në fund, pas një séance të stërgjatë plenare, parlamenti grek ka firmosur mbrëmë Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit të Shqipërisë më BE. Menjëherë ka mbërritur përshëndetja e kryekuvendares së Jozefina Topalli.Topalli ka përcjell falënderime homologut grek për këtë ratifikim, si dhe e ka quajtur kënaqësi përfundimin e kësaj procedure. Gjatë seancës ka pasur debate të shumta mes deputetëve grek në lidhje me mos ratifikimin e MSA-së, Kuvendi me shumicë votash e ka miratuar MSA. Për marrëveshjen votuan partitë më të mëdha greke, si ajo e PASOK, Demokracia e Re dhe Partia Komuniste. Në fund të kësaj seance parlamentare drejtuesja e seancës ka përshëndetur ambasadorin Shqiptar në Greqi zotin Vili Minarolli, i cili ka qenë i pranishëm në këtë seancë pas kërkesës së tij.  Gjatë kësaj seance partia nacionaliste greke LAOS ka dhënë qëndrimin e saj kundër ratifikimit të MSA-së ku përdorën si argument letrën e firmosur nga organizata OMONIA-s dhe disa organizata të tjera të minoritetit grek që kërkojnë mosratifikim të MSA-së për Shqipërinë nga ana e Greqiasë, përsa kohë sipas tyre Shqipëria nuk respekton të drejtat e vorio-epirotëve. PartitË kryesore greke, Demokracia e Re, e Pasokut dhe Partia Komuniste që në fillim të seancës kanë deklaruar votën pro MSA-së. Sipas tyre integrimi i Shqipërisë në BE është një kusht më shumë për mbrojtjen e minoriteteve. Madje deputetë të Pasok propozuan dhënien e nënshtetësisë greke për të gjithë fëmijët e emigrantëve që kanë lindur në Greqi, propozim i cili u kundërshtua nga nacionalistët. Deputetë të tjerë kërkuan që integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mos të jetë thjesht integrim gjeografik, por integrim thelbësor. Pak para fillimit të seancës plenare rreth 150 përfaqësues të minoritetit grek dhe anëtarë të shoqatës ultranacionaliste “Hrisi Avgji” u mblodhën para parlamentit ku protestuan dhe kërkuan qe kuvendi grek të mos ratfikojë MSA-në me Shqipërinë. Afro një muaj e gjysmë më parë, OMONIA i kërkoi zyrtarisht Greqisë të mos e ratifikojë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Përmes një memorandumi, drejtuar më 25 nëntor, Parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme greke, kjo shoqatë apelonte domosdoshmërinë e plotësimit të shtatë kushteve nga Tirana zyrtare para se Athina t’i japë “OK”-in hyrjes së saj në familjen evropiane. Vendi fqinj ishte i fundit i anëtarëve të Bashkimit Evropian, që nuk e kish ratifikuar ende MSA-në. Athina zyrtare e ka argumentuar vonesën në ratifikimin e dokumentit me procedurat burokratike, duke mohuar që të ketë shkaqe të tjera.

 

                              

 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]