VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Riza Halimi: Serbia po tenton dëbimin e shqiptarëve nga Presheva

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 10:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 
Riza Halimi: Serbia po tenton dëbimin e shqiptarëve nga Presheva
E Mërkurë, 01.28.2009, 10:01am (GMT+1)

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Luginën e Preshevës dhe deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Riza Halimi në një intervistë për agjencitë e lajmeve shqiptare duke nënvizuar situatën dramatike në Luginën e Preshevës, që ka arritur kulmin me arrestimet e fundit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Duke folur rreth gjendjes në Luginën e Preshevës Halimi fokuson se : "Pas arrestimeve spektakolare të ish-pjesëtarëve të UÇK-së nga xhandarmëria serbe në Preshevë më 26 tetor 2008, në Luginën e Preshevës është një situatë relativisht e tensionuar. Ka shqetësime të ndryshme, sepse represioni i aparatit shtetëror serb vazhdimisht po përsëritet dhe ka një qëllim të vetëm për të krijuar pasiguri dhe të provokojë tensionime, me qëllim të frikësimit të popullatës shqiptare dhe dëbimin e tyre gradual. Më shumë, kjo vërehet tek ata familjet e të cilëve kanë qenë të përfshira në strukturat e UÇMB-së dhe më herët në radhët e UÇK-së. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një proces shumë të rrezikshëm. Këtu me gjasë kemi të bëjmë me një lojë mjaft perfide të pushtetit serb, që me masa të tilla represive të largohen shqiptarët, pra zbrazjen e Luginës së Preshevës, gjegjësisht largimin e shqiptarëve nga vatrat e tyre stërgjyshore dhe autoktone." Më tutje Halimi nënvizon duke nxjerrë në pah "strategjinë e Serbisë  apo masat operative që qeveria serbe i aprovoi gjatë vitit 2007. Pikërisht para se të shpallej pavarësia e Kosovës. Masa të cilat mbeten të panjohura për opinionin, dhe janë një material intern i qeverisë serbe. Dhe natyrisht, që ishte reale të pritej, që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës të ketë trazira dhe turbulenca edhe më të mëdha, edhe në Kosovë por edhe në Luginën e Preshevës. Menjëherë vjen tash një formë e re, diskriminimit dhe represionit. Në këtë drejtim pritet me ato çfarë po ndodhin në Mitrovicë me qëllim të "zhvleftësojnë" sipas tyre qeverinë dhe institucionet e Kosovës, duke i nxjerrë sipas tyre edhe të pa-afta, së bashku me UNMIK-un dhe EULEX-in, të pa aftë për të udhëhequr tërësinë territoriale të Kosovës. Në anë tjetër, po tentohet edhe për një kthim mbrapa. Njësoj si me atë në periudhën e luftës, duke paraqitur tashmë serbet e Kosovës si viktimat, edhe të bombardimeve të NATO-s, por edhe të veprimeve, të shqiptarëve të Kosovës. Çka do të thotë se ngjarjet edhe në Preshevë edhe në Mitrovicë kanë për qëllim përgatitjen e një pozicioni më të favorshëm për serbet në procesin që pritet të zhvillohet në Gjykatën Ndërkombëtare."

 

 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]