E Hënë, 07.22.2019, 12:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 
Ftesa e Thaçit për hapjen e ambasadës së Serbisë në Prishtinë shastis shpirtrat politikë në Beograd
E Enjte, 02.12.2009, 11:49am (GMT+1)

 Zëdhënësja e Partisë Demokratike (DS) të presidentit Boris Tadiq, Jelena Trivan ka vlerësuar se atë që e ka thënë dje Thaçi është diç që "ai vazhdimisht e thotë dhe që është në harmoni me politikën që e përfaqëson, kështu që nuk dua t’i komentoj deklaratat absurde mbi mundësinë e hapjes së ambasadës së Serbisë në Kosovë, sepse Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë", mendon zëdhënësja Trivan. Ajo si absurde e ka cilësuar idenë që "Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës" për çka po ashtu ka bërë thirrje Thaçi.
Madje, nënkryetari i grupit parlamentar të “koalicionit rreth socialistëve”, Dragan Markoviq -Palma, shkon edhe më larg dhe është shumë më i vrazhdë për rrethanat diplomatike. Ai ka cekur “se Thaçit në Beograd mund t’i përgatitët vetëm lokali i ngjashëm me qelinë e burgut", sepse për "shkak të gjitha krimeve të kryera mbi serbët në Kosovë, vendin e ka në burg".
Palma ka thënë se thirrja e Thaçit nuk i intereson Serbisë dhe me interes për Serbinë janë vetëm aktivitetet diplomatike të cilat vendeve që e kanë njohur Kosovën duhet t’u thuhet se kjo është e gabueshme dhe ilegale.
Ndërsa, shefi i klubit të deputetëve radikalë të Sheshelit, Dragan Todoroviq ka vlerësuar se thirrja e Thaçit "është gjëja më hipokrite dhe më e pafytyrë që lidhur me Kosovën ka ndodhur kohët e fundit". Mirëpo kjo është e zakonshme, sepse "Nju Jorku dhe Brukseli në të gjitha mënyrat po orvatën të ushtrojnë trysni mbi Serbinë, pra edhe me deklarata të tilla të pafytyra çfarë është kjo e Thaçit", ka thënë Todoroviq. Madje, ai konsideron se “Thaçi dhe shumica e drejtuesve të pushtetit në Kosovë, vendin e kanë në burg për shkak të gjitha veprimeve kriminale dhe krimeve të luftës që kanë kryer në Kosovë dhe për çka i ngarkon prokuroria serbe".
Deputeti i partisë "Nova Srbija", Miroslav Markiqeviq, thekson se "ftesa e terroristit të dëshmuar çfarë është Hashim Thaçi nuk meriton koment, sepse deputetët e kësaj partie, e besoj edhe shumica e deputetëve të parlamentit republikan, ndaj thirrjes së Thaçit do të përgjigjen adekuate - me kënaqësi do të marrim pjesë në mbledhjen e Kuvendit Popullor (të Serbisë) nëse më 17 shkurt organizohet në Mitrovicë", ka thënë Markiqeviq. (siç kanë kërkuar disa grupe parlamentare dhe përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës), ka theksuar Markiqeviq.
Në Beograd duket se koha nuk ecën me ritmin evropian !/Voal-online.




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]