E Shtunë, 07.20.2019, 03:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 
Frenk Uisner: Kosova ka shënuar suksese në të gjitha fushat
E Mërkurë, 02.18.2009, 01:35pm (GMT+1)

Frenk Uizner, ish përfaqësuesi amerikan për bisedimet për statusin thotë se 12 muajt e parë të pavarësisë së Kosovës kanë qënë të sukseshme pothuajse në çdo aspekt. Ambasadori Uizner thekson rëndësinë parësore për suksesin e mëtejshëm të shtetit më të ri të Evropës, për sot dhe për të ardhmen, e ka enonomia e vendit.

 

Zëri i Amerikës: Ambasador Uizner, si i matni arritjet dhe mangësitë e Kosovës në përvjetorin e parë të pavarësisë së saj?

Frenk Uizner: Besoj se komuniteti ndërkombëtar dhe mbi të gjithë kosovarët kanë shumë arsye për të qënë të kënaqur me arritjet e deritanishme. Viti i parë ka kaluar mirë, paqja është ruajtur dhe marrëdhëniet miqësore mes grupeve etnike kanë qënë përvoja e këtyre 12 muajve në të gjithë teritorin. Krahas këtyre Kosova arriti të ketë kushtetutën e saj, janë ngritur ministritë e saj, institucionet e sigurisë publike, programet e ndihmës nga jashtë janë strukturuar, EULEX-i ndodhet në vend dhe po vepron, Kosova ka hyrë në komunitetin ndërkombëtar e njohur në Evropë, në Amerikën e Veriut dhe përtej. Fillim shumë i mirë për një vit, po ende mbetet mjaft për t’u bërë.

 

Zëri i Amerikës: Çfarë do të donit të shikonit në vitet e ardhëshme?

Frenk Uizner: Pres me kënaqësi festimin e shumë përvjetorëve të pavarësisë së Kosovës. Puna duhet përqendruar tani tek ekonomia. Gjendja e ekonomisë botërore është e vështirë. Kosova do të jetë nën një presion të madh, prandaj do të jetë e rëndësishme të krijohen vende pune brenda Kosovës, për t’iu hequr një pjesë të barrës punëtorëve të vendit. Do të jetë po ashtu e rëndësishme që të vazhdojë procesi i privatizimit, të sigurohet energji, të negociohen kontrata për energji, të rindërtohet KEK-ut, të përfundohet infrastruktura rrugore, në mënyrë që Kosova të zërë vend në qendër të ekonomisë rajonale, duke dhënë kontributin e saj dhe në të njejtën kohë të krijojë vende pune për qytetarët e saj. Pra strategjia duhet të jetë ekonomia, edhe një herë ekonomia dhe përsëri ekonomia. Është me shumë rëndësi vazhdimi i ndërtimit të institucioneve, të luftohet dhe të dekurajohet korrupsioni, të ndëshkohet krimi. Këto janë fusha që do të ndikojnë në pranimin eventual të Kosovës në Bashkimin Evropian, që është me shumë rëndësi për të ardhmen e saj.

 

Zëri i Amerikës: Ambasador Uizner, të paktën dy sfida mbeten serioze për udhëheqjen e Kosovës, veriu i tensionuar dhe risistemini i të zhvendosurve serbë. Deri ku shtrihet përgjegjësia e udhëheqjes kosovare për integrimin në shoqërinë e vendit të këtij grupi etnik?

Frenk Uizner: Natyrisht kjo është një çështje e rëndësishme, por do të debatoja me ju në këtë pikë me bindjen time më të thellë se ndërtimi i të ardhmes ekonomike të Kosovës, siç u shpreha më parë, është një sfidë edhe më e madhe se sa çështja e të ardhmes së veriut të Mitrovicës dhe integrimit të refugjatëve serbë. Këto janë probleme të rëndësishme me të cilat udhëheqja kosovare duhet të merret, por për momentin nuk ka mbetur shumë për t’u bërë përsa i përket Mitrovicës. Mitrovica nuk ka të rrugë tjetër që mund të ndjekë, por nëqoftë se Kosova vetë është një shoqëri e fortë dinamike, gradualisht barierat mes pjesës së qytetet në veri të Lumit Ibër dhe pjesës në jug të tij do të zhduken. Një integrim funkional do të ndodhë, por kjo varet në një masë të madhe nga suksesi i jugut. E njejta gjë është e vërtetë për refugjatët serbë. Në qoftë se ekonomia e Kosovës është dinamike, në qoftë se krijohen vende pune, njerëzit nuk do të ndjeheshin të kërcënuar nga kthimi i fqinjëve serbë dhe vetë serbët do të ndjeheshin më të sigurt. Pra ekonomia duhet të jetë preokupimi kryesor i qeverisë, komunitetit të biznesit dhe komunitetit ndërkombëtar për vitet në vazhdim.

 

Zëri i Amerikës: Administratat amerikane Klinton, Bush, Obama, e kanë mbështetur pavarësinë dhe shtetin e Kosovës në çdo hap të ekzistencës së tij. Për realizimin e kësaj platforme objektivash madhore, që ju diskutuat, sa e rëndësishme është vazhdimësia e mbështetjes amerikane për shtetin më të ri të Evropës?

Frenk Uizner: Nuk ka asnjë dyshim që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një mik i madh e i mirë i Kosovës. Ne kemi qendruar krah për krah me të, ne e kemi ndjekur atë gjatë procesit të pavarësisë dhe ne jemi të vendosur për të garantuar që ajo të jetë e sukseshme si shtet. Interesi jonë është që i gjithë Ballkani të jetë një rajon i qendrueshëm. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një ndihmesë të madhe për të sjellë zhvillimet në stadin e tanishëm. Ekzistojnë kërcënime ndaj paqes, që janë të dukshme në Bosnje, por mbetet ende punë për t’u bërë në drejtim të stabilizimit të mëtejshëm të rajonit. Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë. Nuk kam asnjë dyshim se e njejta politikë ndaj Kosovës do të vazhdojë edhe nën Presidentin Obama dhe populli i Kosovës do të përfitojë nga qendrimi miqsor dhe dashamirës i Amerikës.
 
Zëri i Amerikës: Ambasador Uizner, ju ishit përfaqësuesi amerikan në procesin e bisedimeve për statusin. A mund të na përshkruani ndjenjat personale në këtë përvjetor?

Frenk Uizner: Personalisht mund të shprehm me një fjalë: Gëzim i pamasë. Jam tejet i kënaqur që populli i Kosovës pas brezash të tërë vështirësish të mëdha ka dalë më vete, është i aftë të shprehë vetveten dhe të ketë identitetin e tij, të gëzojë liritë, liritë që na ka dhënë Zoti e që ne të gjithë gëzojmë. Të shikosh materializimin e kësaj, të shikosh një vit lirie nga sundimi i huaj, prandaj jam i lumtur për Kosovën.

 

Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje të fundit. Në karierën tuaj diplomatike dhe karierën diplomatike të familjes Uizner, a do të ishte e drejtë të thoshim se pavarësia e Kosovës është një nga arritjet më të mëdha?

Frenk Uizner: [Qeshje e gëzueshme] Ju falemnderit që shpreheni në këtë mënyrë. Sigurisht që është një prej arritjeve më të mëdha. 



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]