E Martë, 10.15.2019, 07:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Hillari Klinton zotohet për një partneritet të ri me Indonezinë
E Enjte, 02.19.2009, 08:09am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për formimin e një partneriteti të ri me Indonezinë, duke theksuar rëndësinë në rritje të këtij vendi për rajonin. Sekretarja Klinton vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve sot pas bisedimeve në Xhakartë me homologun e saj indonezian Hasan Wirajuda. Shefja e diplomacisë amerikane tha se ajo dhe presidenti Obama synojnë të punojnë me Indonezinë për çështje të ngutshme si ekonomia globale dhe ndryshimet klimatike. Zonja Klinton tha se Indonezia, vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë, ka treguar se “Feja islame, demokracia dhe modernizmi jo vetëm që mund të bashkekzistojnë, por edhe të përparojnë së bashku.”

Ajo shtoi se Uashingtoni do të konsultohet me Indonezinë mbi çështjen e Birmanisë dhe mbi mënyrat për t’i bërë presion juntës ushtarake të vendit për të përmirësuar gjendjen e të drejtave të njeriut.

Indonezia është ndalesa e dytë e turneut të zonjës Klinton në Azi. Ajo e filloi vizitën e saj në Japoni dhe më pas do të shkojë në Korenë e Jugut dhe Kinë.  




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]