VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Takimi në Berlin: Hapa konkretë për forcimin e kontrolleve të tregjeve financiare ndërkombëtare

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 04:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Takimi në Berlin: Hapa konkretë për forcimin e kontrolleve të tregjeve financiare ndërkombëtare
E Hënë, 02.23.2009, 09:08am (GMT+1)

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Spanjës dhe Hollandës, kërkuan edhe një mbikqyrje më të fortë për fondet spekullative Hedge si dhe agjencitë e klasifikimit.

Vendet kryesore të BE ranë dakord të dielën (22.02) në Berlin për hapa konkretë për forcimin e kontrolleve të tregjeve financiare ndërkombëtare. Në deklaratën përfundimtare të takimit në Zyrën Kancelarore në Berlin, ata kërkuan që të mos mbetet pa rregullim e mbikqyrjeje, asnjë treg, produkt e aktor financiar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha në konferencën e shtypit, në përfundim të takimit të nivelit të lartë të BE në Berlin: "Ne besojmë se kemi nevojë për parime të përbashkëta në botë, përfshirë edhe trajtimin e disbalancave të mëdha në botë. Këto parime duhet të përpunohen hap pas hapi - në Londër një hap i parë, në Itali, në takimin e G-8ës një hap i dytë - për të arritur në një kartë të tillë të ekonomizimit të vazhdueshëm me parime të përbashkëta."

Një nga pikat për të cilat u ra dakord në takim ishin edhe hapa që kundërshtojnë proteksionizmin: "Ne deklarohemi për një tregti të hapur botërore, pa proteksionizëm" , tha kancelarja Merkel.

Ajo shtoi më tej se për përballimin e krizës duhet të forcohet Fondi Monetar Ndërkombëtar. Pjesëmarrësit e takimit ranë dakord që të dyfishohen mjetet e FMN-së, në mënyrë që në rast nevoje ai t'u ndihmojë shteteve në vështirësi. Kështu do të sigurohet jo vetëm stabiliteti i bankave, por edhe i vendeve.

Të nevojshme janë edhe hapa të vendosur kundër oazeve të taksave, thuhet në dokumentin e përpunuar nga ministrat e financave. Veç kësaj propozohet të hartohen direktiva të detyrueshme për shpërblimet e menaxherëve. 

Takimi i Berlinit i shërben përgatitjes për takimin e nivelit të lartë për financat, të 20 vendeve më të rëndësishme të industrializuara dhe me zhvillim të shpejtë ekonomik, që do të mbahet në 2 prill në Londër. DW/Voal-online.



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]