E Martë, 10.15.2019, 07:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » INTERVISTË-PRESS
 
Sofia e Shqipërisë
E Shtunë, 03.07.2009, 09:11am (GMT+1)

"Ajo do të ishte bërë një mbretëreshë e mirë po t'i kishin dhënë shansin. Albanologia e njohur Edit Durham ka parasysh me këtë fjali princeshën Sophie von Schoenburg-Waldenburg, të shoqen e princit prusian Wilhelm zu Wied, që në Gjermani ende njihet me emrin Wilhelmi I i Shqipërisë. Më 7 mars të vitit 1914, pra 95 vjet më parë, Sofia erdhi në Shqipëri në krah të të shoqit Wilhelm zu Wied.

Kur më 7 mars të vitit 1914 çifti princëror zu Wied do të zbarkonte në Durrës duke shkelur për herë të parë tokën shqiptare, nuk e dinte që qëndrimi i familjes katëranëtarëshe në atë vend të turbullt do të zgjaste vetëm 184 ditë. Por ata e dinin që më parë që "aventura shqiptare" nuk do të ishte e lehtë. Edhe vetë perandori Wilhelm II, që sundonte atë kohë në Gjermani, e kishte paralajmëruar princin prusian të cilin e kishin kushëri të dytë "që të mos turpërohej duke u ulur në fronin e saposhpikur të Shqipërisë."

Por siç konstaton historiani nga Glahau Roby Joachim Goetze, shtysën kryesore për këtë "aventurë" Wied-i e kishte marrë nga e shoqja: "Wilhelm zu Wied me siguri që do të mjaftohej me karrierën e zakonshme për aristokratët e asaj kohe, pra të bëhej gjeneral për shtetin. Por mbretëresha e Rumanisë kishte plane ambicioze dhe e shtyu të shoqin mbretin rumun Karol që Wilhelm zu Wied të konkurronte për fronin shqiptar. Në këtë vendim rolin kryesor e pati Sophie që ishte tepër euforike", thotë Goetze.

Goetze është muzeolog dhe anëtar i kryesisë së Shoqatës Artis Causa e.V., që e ka selinë në kështjellën Valdenburg, rezidencën prindërore të princeshës Sophie. Pikërisht në këtë kështjellë në vitin 1906 aristokratja asokohe 21 vjeçare u martua me princin Wilhelm zu Wied me kumbare tezen e këtij të fundit, mbretëreshën Elisabeta të Rumanisë, e cila njihet edhe si shkrimtare nën emrin Carmen Silva: "Carmen Silva pa tek Sophie një njeri të jashtëzakonshëm dhe donte patjetër ta fuste në familje. Prandaj edhe rregulloi martesën me nipin e saj Wilhelm zu Wied", thotë Goetze.

Pas martesës çifti i ri shkon në Berlin, ku Sophie von Schoenburg Waldburg manifeston talentin e saj si organizatore aktivitetesh kulturore: "Duke ndjekur shembullin e Carmen Silvës ajo krijoi në Berlin një rreth artistik, një sallon muzikor ku mbështeste artistë të rinj të talentuar, po ku merrnin pjesë edhe muzikantë të njohur si Engelbert Huberding, Max Reger, Max Bruch apo Charles-Marie Widor."

Pikërisht kjo damë sallonesh u caktua të bëhej princesha e Shqipërisë në vitin 1914: Për të ky ishte një shans i madh në jetë. Por siç doli më vonë, llogaria e saj kishte qenë e gabuar. Sophie e njihte Shqipërinë nga librat: "Më parë kishte qenë në Pocdam një delegacion, që i kishte mësuar asaj se si të sillej në Shqipëri: Mundësisht të mos kalëronte, të mos shfaqej shpesh në publik dhe të mos vishte fustane dekolte. Por ajo, si një grua moderne evropiane, për fat të keq nuk iu përmbajt këtyre rregullave."

Kur Sophie vjen në Shqipëri, më 7 mars të vitit 1914, ajo kujtonte se do të ndërtonte aty sallonet letrare, me të cilat ishte mësuar në Berlin. "Ajo ngriti një komitet ku kishte ftuar gratë e bejlerëve më të rëndësishëm. Në këtë takim erdhi vetëm një bejlereshë, e ve, të tjerat nuk lejoheshin të dilnin nga shtëpitë", tregon Goetze. Një shembull ky për të ilustruar se çfarë dallimi ekzistonte mes princeshës dhe vendit të saj.

184 ditë zgjati qendrimi i familjes princërore në vilën e ndërtuar enkas për ta në Durrës, kjo edhe falë intrigave të Esat Pashë Toptanit, asokohe ministër i brendshëm, që më vonë u bë një nga armiqtë më të mëdhenj të princeshës.  "Ajo ka lexuar shumë libra të dobët", citohet të ketë thënë për princeshën Sophie kryeministri i mëvonshëm i Shqipërisë.

Ndërsa princ Wied-i deri në fund të jetës nuk hoqi dorë nga pretendimi për fronin shqiptar, që i kishte kushtuar gjithë pasurinë, Sophie von Schoenburg Waldenburg e kuptoi shumë shpejt që nga Shqipëria nuk do të kishte asgjë dhe iu kthye sërish jetës kulturore. Për një kohë të gjatë pas kthimit të saj në kështjellën prindërore në Waldenburg ajo ishte parë të vërtitej me dy truproje shqiptare të veshura në kostume popullore që i drejtoheshin asaj me "lartmadhëria juaj". "Ndoshta në frëngjisht," mendon Goetze sepse sado që u përpoq, Sophie nuk arriti të mësonte shqip."

Në vitin 1920 ajo shkroi dhe një operë për Skënderbeun. Për fat të keq Lufta e Dytë Botërore nuk ruajti asnjë gjurmë nga ky libret. Sophie von Albanien vdiq në vitin 1936 në moshën 51 vjeçare në Valdenburg. DW/Voal-online.



Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]