VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Ligji i Dosjeve<

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 12:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 
 
Arkivi » SHQIPTARËT
 

Ligji i Dosjeve<
E Djelë, 12.14.2008, 05:06pm (GMT+1)

TIRANE- Një ditë përpara votimit në Kuvend të ligjit për Hapjen e Dosjeve maxhoranca hedh akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Kreu i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi i cilësoi të pamershirshme pretendimet sipas tij të kreut socialist se ligji për dosjet shkarkon nga detyra prokurorë të përfshirë në cështje gjyqësore të rëndësishme.

"Një ligj që nuk kursen Presidentin, Kryeministrin Kryetaren e parlamenyte minister dhe deputetët dhe të gjitha nivelet më të larta të shtetit sigurisht që nuk mund të jetë mëshirmadh apo mëshirplotë me një grup gjelatësh dhe persekutorësh që mund të kenë mbetur në administratat tona" tha kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi.

Nisur nga deklaratat e bera ditët e fundit nga selia roze Patozi hedh dyshime të forta mbi mbështetjen që sipas tij kryesocialisti Rama po i jep ish hetuesve apo persekutorëve të regjimit komunist.

"Edi Rama dhe partia e tij po kërkojnë pa sukses që të bindin publikun që vetëm ata që janë përfshirë në procese të rënda politike, ata që kanë firmosur ekzekutimin dhe varjen e poetëve, dhe jo pjesa tjetër e shëndoshë kanë besimin e plotë dhe mbështetjen e tyre"- shtoi Patozi.

Pavarësisht kundërshtive të opozitës apo së fundmi edhe të shoqatës së gjyqtarëve të djathtët siguruan këtë të dielë se do të votojnë projektligjin për pastërtinë e figurave, për të cilin Patozi konfirmoi edhe votat e duhura. "Sic cdo premtim që mbahet edhe ky ligj do të miratohet nesër në seancë"- mbylli deklaratën e tij Patozi. (Voal-online)

 

 




Rating (Votes: )   
      Printo


 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]