RRUGËVE TË JETËS Nga ILIR DEMALIA
E Premte, 04.15.2011, 01:02pm (GMT+1)
Vitet ndërrova
në pafundësinë
e rrugëve të jetës.
 
Qiellin e mbylla
në një kupë vere
shiun e mbështolla
në pëllëmbët e mia
lotët njomën dheun.
 
Jeta vazhdoka!
Kush ngriti
një gotë për mua?!......
ILIR DEMALIA
|