SI FURTUNË KALËROI KALORËSI Nga STEPHEN CRANE (1871-1900)
E Hënë, 12.02.2013, 10:21am (GMT+1)
Si furtunë kalëroi kalorësi Me mamuze mbërthyer, i ndezur, i djersitur, Gjithnjë duke vringëlluar një shpatë: "Në mbrojtje të zonjës time!" Si furtunë kalëroi kalorësi Dhe fluturoi nga shala e kalit në betejë. Burrat e çeliktë vetëtinin, regëtinin Si harbim i shkëlqimeve të argjendta; Flamuri i praruar i kalorësit furtunë Ende valëvitej mbi murin e kështjellës.
Një kalë, Me gulçime, lëkundje, ngarkuar me plagë lufte I harruar te themelet e kështjellës. Një kalë, I vrarë m`u te themelet e kështjellës. - Shqipëroi Sinan Kërpaçi Dhjetor 2013
Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI
|