I VDEKUR KUSHTON Nga SINAN KËRPAÇI
E Hënë, 04.07.2014, 08:27am (GMT+1)
Mos vdis, o shqiptar në dhe të huaj si refugjat: i vdekur ti kushton, paguan doganë, nuk je i lirë në çmim siç je i gjallë në atdheun që s`e ke, në atdheun që s`e kam.
Varfërisë i duhet të ngrejë dy trarë që ti poshtë tyre të kalosh i vdekur e atdheu i munguar t`u afrojë dy metër varr. Mos vdis, mos vdis: je barrë për mua që qaj, i vdekur kushton më shumë se i gjallë. Mos vdis refugjat, mos kalo nën dy trarë...!
5. 4. 2014
SINAN KËRPAÇI
|