VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Treichel prezantoi në Tiranë librin "I humburi"

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 11:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
Treichel prezantoi në Tiranë librin "I humburi"
E Djelë, 11.29.2009, 10:34am (GMT+1)

 

Hans-Ulrich Treichel në Tiranë

 

Në libraritë e Shqipërisë doli këto ditë në qarkullim romani "I humburi", i shkrimtarit gjerman Hans-Ulrich Treichel. Vepra është përkthyer në 30 gjuhë të botës. Treichel ishte edhe në Tiranë.

 

"I humburi" ka në qendër psikologjinë dhe sjelljet e një fëmije. Përjetimet e tij për familjen, në mënyrë të veçantë raportet me prindërit. Ngjarjet e romanit janë një retrospektivë për mesin e viteve 40, në kohën e shpërmguljes masive të gjermanëve nga trevat e Silezisë. Menjëherë pas thyerjes së forcave naziste dhe hyrjes së Ushtrisë së Kuqe aty.

 

Në një familje që arratisej humb fëmija. Ata ja kanë lënë në mirëbesim një të huaji, por shumë shpejt i vogli humb gjurmët. Goditja që pësojnë prindërit nga ky fakt, marrëdhëniet që krijohen me vëllanë tjetër përbëjnë gjithë subjektin e romanit. Treichel nuk e fsheh se "I humburi" është dhe një lloj autobiografie, pasi dhe atij pak a shumë kështu i ka ngjarë në jetën e tij të vërtetë. Por më shumë se një histori personale, kërkon që t'i japë mesazhe lexuesit: rritja e një fëmije nga prindërit është një e mesme mes lidhjes dhe autonomisë. Çdo anim nga njëra prej skajeve ndikon drejtëpërdrejtë në të ardhmen e fëmijës.

 

 "I humburi" dhe vlerësimet në Tiranë

 

Romani ecën në situata dhe gjendje të paparashikuara. "I humburi" ka pasur sukses në Gjermani dhe jashtë saj. Është përkthyer në 30 gjuhë. Variantin në shqip e ka sjellë përkthyesi Ardian Klosi. Prezantimi i këtij botimi në Tiranë, ku ishte dhe vetë autori, u bë në dy mbrëmje letrare. Në njërën ku u lexuan pjesë të romanit në gjuhën gjermane dhe në tjetrën ku u lexuan fragmente të përkthyera në shqip.

 

Armand Afezolli, në profesion jurist, por adhurues i gjuhës dhe kulturës gjermane e ka lexuar "I humburi". Kemi të bëjmë me një titull dinjitoz në bibliotekën gjermane të përkthyer në shqip, thotë ai për Deutsche Wellen.

 

"Stili lakonik e harmonik i përçuar më finesë dhe humor njëkohësisht e përshkon këtë vepër që nga fillimi deri në fund", pohon ai.

 

Përkthyesi Ardian Klosi thotë se "I humburi" është  kontakti i parë me veprën e Hans Ulrich Treichel. Befasia pas leximit të origjinalit e ngacmoi t'i hynte punës për përtkhimin në shqip. "Është një roman shumë i njohur. Në Gjermani është dhe si tekst leximi në shkolla, pra është në programin e shkollave. Është një roman gati klasik i dy dhjetëvjeëarëve të fundit", thotë Klosi.

 

Treichel: e njoh vetëm Kadarenë...

 

Ismail Kadare

 

Hans Ulrich Treichel, duke folur për DW-në, fillimisht i përgjigjet pyetjes se sa njohuri ka për letërsinë shqipe dhe nëse ka kontakte me krijues nga Shqipëria.

"Në fakt unë nuk njoh asgjë. Njoh vetëm Ismail Kadarenë dhe mendoj se të gjithë në botë e njohin atë. Kurse për të tjerët them se nuk jam marrë ndonjëherë me letërsinë shqipe".

 

Lidhur me planet për botimin në shqip edhe të veprave tjera të tij, Treichel pohon se këtë do ta bëjë patjetër. "Por në radhë të parë do të shikoj se si do të shkojë ky libër. A do ta gjejë lexuesin e vet, pastaj përkthyesi mund të vendosë për të sjellë një titull tjetër. Unë kam shkruar dhe dy libra të tjerë në lidhje me këtë temë. Pra do të ishte një triologji. Kjo mendoj se do të ishte një gjë e mrekullueshme po të botohen në shqip dhe dy librat e tjerë. Po të shpresojmë se kjo do të bëhet realitet", thotë Treichel për DW.

 

Biografia

Hans-Ulrich Treichel ka lindur më 1952 në Versmold të Vestfalisë. Prej vitit 1995 vazhdon të japë mësim mjeshtërinë e të shkruarit në Institutin e Letërsisë Gjermane në Universitetin e Lajpcigut. Si një nga shkrimtarët më të njohur bashkëkohorë gjermanë, ai është fitues dhe i çmimeve si "Hermen Hesse", "Çmimi i kritikës gjermane" etj.

Përkthimi dhe botimi i romanit "I humburi" u mundësua nga TRADUKI, një rrjet që mbështet letërsinë, një iniciativë e përbashkët e Ministrisë së Jashtme Gjermane, Ministrisë Autriake për Çështjet Europiane dhe Ndërkombëtare, Këshilli Zvicerian të Arteve Pro Helvetia, Kultur Kontak Austria, Instituti Göte dhe Fondacioni S. Fischer.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Filmi 'Precious' - një histori nga Harlemi (11.27.2009)
Shpërthen debati për identitetin francezNga Associated Press (11.26.2009)
Të ecësh vertikalisht nëpër oqeanNga Pierre-Pandeli Simsia (11.23.2009)
Oprah Uinfri lë shown më 2011, për të filluar kanalin e saj televiziv (11.20.2009)
Libri "Botët në luftë" dhe autori i tij (11.19.2009)
Zhani Ciko nderohet me titullin Kalorës i Arteve dhe Letrave (11.19.2009)
Del në shitje libri i Sarah Pejlin "Going Rogue" (11.17.2009)
KAFEJATregim nga PIERRE-PANDELI SIMSIA (11.17.2009)
"Gjermania ma ndryshoi jetën" - Dirigjentja Suzana Turku dhe Muri i Berlinit (11.15.2009)
Tejlor Suift është e fejuara e re e Amerikës (11.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]