VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËTU TË DUANga PABLO NERUDA

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 04:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
KËTU TË DUA
Nga PABLO NERUDA

E Mërkurë, 07.09.2014, 06:39pm (GMT+1)



Këtu të dua.
Ku tek pishat e errëta era do pështillet.
Hëna rreze lëshon mbi ujrat shëtitës.
Ku ditët ikin njëlloj duke ndjekur njëra tjetrën.

Mjegulla poshtë bie me figura që vallëzojnë.
Një pulëbardhë argjendi zbret nga perëndimi.
Ndonjëherë një velë. Atlas, kube yjesh.

O kryqi i zi i mbi një barkë.
Vetëm.
Ndonjëherë zgjohem, kur edhe shpirti m'është lagur.
Ëndërro, det largun, përsëri ëndërro.
Ky është porti.
Këtu të dua.

Këtu të dua ku dhe horizonti dot nuk të fsheh.
Të dua edhe midis këtyre gjërave të ftohta.
Ndonjëherë puthjet e mia venë tek ato të rëndat varka,
që drejt detit vrapojnë që diku kurrë nuk arrin.
Veten të harruar e shoh si ato ankorat e vjetra.
Doket më shumë trishtohen kur mbrëmja lidhet atje.
E lodhur jeta ime kotësisht e uritur.
Dashuroj atë që s'kam. Ti je kaq larg.
Mërzia me mbrëmjet që bien ngadalë më përleshet.
Por nata mbërrin dhe për mua fillon të këndojë.

Hëna përreth vjen mbi lëmshet e ëndrrave.
Më vështron me sytë e tu yjet më të mëdhenj.
E unë të dua aq sa, pishat me erën,
emrin tënd duan të këndojnë me fletët si tela.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KALORËSI I PANJOHURNga ANTON PAPLEKA (07.09.2014)
ME MIJA VJETNga ADEM ZAPLLUZHA  (07.09.2014)
PSALMI 9Nga MAHMOUD DARWISH (07.08.2014)
QIRINJNga KONSTANTIN KAVAFIS (07.08.2014)
...KU SHKOI LORIMERNga CARL SANDBURG (07.08.2014)
Ç'NDODH NË SHPIRT?Nga KRISTINA MEHMETLLARI (07.08.2014)
E, TE KALI I TROJËS...Nga SEJDI BERISHA (07.08.2014)
UDHËTAR NË HULLI TË JETËSNga NIKOLL NDOK ULNDREAJ (07.07.2014)
ËNDËRR PA SHTRATNga LUMO KOLLESHI (07.07.2014)
DITA FRESKOHETNga EDITH IRENE SÖDERGRAN (07.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]