VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ÇMENDURIA E FUNDIT E LADY GAGA MBI TAPETIN E KUQ

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 10:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
ÇMENDURIA E FUNDIT E LADY GAGA MBI TAPETIN E KUQ
E Martë, 09.14.2010, 09:04am (GMT+1)

Nëse doni një hapje jashtëzakonisht ekstravagante dhe spektakole në MTV Awards 2010, atëherë me këtë duhet të merret vetëm Lady Gaga. Mbretëresha e re e popit i solli tapetit të kuq një look tërësisht të r

Nëse doni një hapje jashtëzakonisht ekstravagante dhe spektakole në MTV Awards 2010, atëherë me këtë duhet të merret vetëm Lady Gaga. Mbretëresha e re e popit i solli tapetit të kuq një look tërësisht të ri dhe sigurisht pak debat politik. E paimitueshmja Lady Gaga mbërriti me një fustan nga Alexander McQueen: fustani i derdhur mbulonte të gjithë trupin e saj me dizenjo mbretërore në ngjyrë floriri, e kuqe e errët dhe jeshile e thellë. I gjithë look-u në tërësi të kujtonte një monark të kohës së Mesjetës, ndryshimi i vetëm qëndron në faktin se shumica e mbretëreshave antike nuk mbanin në kokë pendë prej floriri që ngjasonin me një Mohawk të kryqëzar me një helmetë lufte trojane.

Si cdo mbretëreshë që e mbulon trupin e saj me ar, Gaga mbërriti në tapetin e kuq bashkë me një eskortë badigardësh ushtarakë. Në rastin e Gaga-së, shkëlqimi dhe kauza e mbrëmjes i dedikohej ushtarakëve dhe ushtarakeve që ishin shkarkuar nga ushtria pasi kishin refuzuar t'i bindeshin politikës së Shteteve të Bashkuara që mbron slloganin "mos pyet, mos trego". Gaga tejkaloi ekstravagancën dhe rebelimin që e karakterizon gjithnjë duke kritikuar drejtpërsëdrejti këtë politikë në intervistën e saj mbi tapetin e kuq dhe shprehu me zë të lartë mbështetjen e saj ndaj organizatës SDN, një organizatë 17-vjeçare e formuar për t'iu rebeluar politikave DADT (mos pyet, mos trego).

Mbi të gjitha, hyrja e paharrueshme e Lady Gaga-s të sillte ndër mend videon e saj "Alejandro" për shkak të kombinimit të komenteve rreth homoseksualëve në ushtri dhe ikonave fetare që mbante në fustan. Elementet fetare në fustanin e saj nuk ishin aq shumë të dallueshme, por mbi të gjitha spikaste fytyra e një shenjtori të qëndisur në dekoltenë e fustanit që të kujtonte disi pikturat e periudhës së Rilindjes.

Kasti i "Jersey Shore"

Superyjet e Reality Show-t të MTV-së bënë superfigurë mbi tapetin e kuq gjithashtu. Kasti i "Jersey Shore" kishin hequr dorë nga krehjet e çmendura dhe të fryra dhe prezantuan një look disi më klasik dhe tradicional. Edhe pse Mike Sorrentino (në të majtë) dhe pjesa tjetër e miqve të tij të Jersey Shore u paraqitën sikur të ishin veteranë të tapetit të kuq, ishte padyshim Snooki e cila paraqiti veshjen më moderne nga të gjithë miqtë e saj. Duke lëshuar një puthje në ajër, që tashmë është kthyer në markën e saj, Nicole Polizzi shpalosi një fustan që askush nuk priste se mund të vishte. Fustani i Snook-t ishte një mini me një shpatull jashtë që nxirrte në pah hiret e saj elegante. Edhe pse krehja ishte shumë modeste dhe e thjeshtë, fustani i saj shprehte me zë të kartë personalitetin e saj të drejtpërdrejtë (ashtu siç e tregonte edhe nxirja e saj që nuk ishte zbehur aspak).

Kasti i "The Hills"

Edhe pse Kasti i "Jersey Shore" bëri një paraqitje të denjë dhe impresionuese në tapetin e kuq, ndoshta mund të kishin pritur të marrë disa leksione rreth elegancës dhe mënyrës adeguate të paraqitjes nga kasti i "The Hills". Vajzat e Reality Show-t të fundit që ka përfunduar në MTV u paraqitën me fustane të shndritshme argjendi dhe floriri. Audrina Patridge mbërriti me një minifustan super të shndritshëm argjendi me një rrip në mes mjaft të këndshëm, ndërkohë që Lauren "Lo" Bosëorth e ndryshonte shndritjen nga argjendi tek ari me një minifustan me një shpatull të zbuluar. Stephanie Pratt u paraqit me një fustan disi më konservator të paktën në pamje të parë. Pratt kaloi mbi tapetin e kuq me një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve të dizenjuar nga Nicole Miller, i cili mbas një inspektimi disi më të afërt rezultoi të ishte pak transparent. Nuk kishte mundësi që ajo t'i lejonte koleget e saj t'ia kalonin në sensualitet.

Katy Perry

Katy Perry, nga ana tjetër, u paraqit me një fustan të inspiruar nga kërcimtaret e patinazhit artistik edhe pse para se të kalonte mbi qilimin e kuq ishte mbërthyer deri në fyt me një stil tërësisht dimëror. "Jam shumë e sëmurë," pranoi ajo, por gjithashtu deklaroi se nuk do t'i lejonte kurrsesi antibiotikët ta ndalonin së piri alkool gjatë ceremonisë së çmimeve.

Këngëtarja e "California Gurls" nxorri në pah gjithashtu një manikyr tejmase romantik. Në gishtat e saj të bardhë ishte pikturuar me të zezë fytyra e të fejuarit të saj Russell Brand.

Justin Beiber

Justin Beiber jo vetëm që ishte mashkulli më tërheqës dhe i dashur mbi tapetin e kuq gjatë ndarjes së çmimeve MTV Awaeds, por mesa duket, këngëtari me fytyrë foshnjore tha me shaka se do të ishte "Burri i ri me të zeza". Superylli 16-vjeçar më i ri ndërkombëtar u paraqit mbi tapetin e kuq i mbuluar tërësisht me të zeza, duke përfshirë këtu një jelek të zi dhe sigurisht syzet e zeza që e ndjekin nga pas kudo. Ai pozoi para kamerave bashkë me "mësuesin" e tij Usher dhe përshëndeste turmën e madhe të admiruesve të tij me atë look aq tërheqës. I vetmi detaj i diskutueshëm dhe disi i ekzagjeruar në lookun e tij ishin zinxhirët e varur në pantallona. A ka ende njerëz që veshin gjëra të tilla në Kanada?

 

 

Përgatiti KLARITA BAJRAKTARI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR VLORËN E NJEH NGA LIBRI... ...NGA EMRI I SHKRIMTARES VILHELME VRANARI HAXHIRAJShkruan: FATMIR TERZIU (09.13.2010)
ZBULOHET LIBRI I PANJOHUR I EQREM VLORËSNga FATMIRA NIKOLLI (09.07.2010)
LIBRI I THILIO SARRAZINIT "GJERMANIA ELEMINON VETEN" DHE EFEKTI NË MEDIA (09.03.2010)
KALENDARI KULTUROR I DEUTSCHE WELLES PËR SHTATORIN (09.01.2010)
NËSE TI MË HARRON MUAPoezi nga PABLO NERUDA (08.27.2010)
VECLARI KUJTON 200 VJETORIN E TEORISË SË NGJYRAVE TË GËTES (08.26.2010)
ALBUMI "BORN TO RUN" I BRUCE SPRINGSTEEN MBUSHI 35 VJET (08.25.2010)
KËNGËTARJA SKY FERREIRA HEDH NË TREG ALBUMIN E PARË TË SAJ (08.23.2010)
SHQIPËRI - GJERMANI, NJË UDHËTIM FOTOGRAFIK (08.19.2010)
SUKSESI I BEATLES FILLOI NË HAMBURG (08.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]