VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MINISTRI BUJA PRITI NXËNËS DHE MËSIMDHËNËS SHQIPTARË NGA SUEDIA

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 07:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
MINISTRI BUJA PRITI NXËNËS DHE MËSIMDHËNËS SHQIPTARË NGA SUEDIA
E Hënë, 04.18.2011, 07:34pm (GMT+1)

Prishtinë, 18 prill 2011
Rreth 60 nxënës shqiptarë të shkollës shqipe e mësimit plotësues në diasporë, të cilët jetojnë në Suedi, e që po qëndrojnë në një vizitë në Kosovë së bashku me mësuesit e tyre, janë pritur sot nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, në ambientet e MASHT-it.
Ministri Buja ka shprehur kënaqësinë për këtë vizitë të nxënësve dhe iu ka thënë atyre se për ne është shumë me rëndësi që ata ruajnë gjuhën dhe kulturën tonë. "E di që nuk kemi bërë mjaftueshëm për ju, por do përpiqemi që këtë kujdes ta shtojmë akoma më shumë dhe në vazhdimësi, dhe jo vetëm t'ju kemi në kujtesë, por të jemi në kontakt me ju edhe përmes librave dhe gjërave tjera të domosdoshme", u shpreh ai, ndërsa, premtoi se MASHT-i do të ndihmojë në botimin e një monografie për punën e shkollës shqipe në Suedi.
Tomi Svenson, rektor i shkollës së Engelholmit në Suedi, i cili po viziton vendin tonë bashkë me nxënësit shqiptarë, pasi që theksoi rëndësinë e mësimit të gjuhës amtare për nxënësit që nuk jetojnë në vendin amë, tha se ata që mësojnë mirë gjuhën amtare, i mësojnë më mirë edhe gjuhët tjera.
Ndërsa, mësuesi Xhevat Isufi, i cili edhe i prinë kësaj vizite, pasi që përmendi sfidat e komunitetit shqiptarë që jeton në Suedi, kërkoi edhe më shumë kujdes nga institucionet e Kosovës në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë nga ana e diasporës.
Ndërsa, nxënësit nga Suedia përveç që shprehën kënaqësinë që u pritën nga ministri Buja, dhanë edhe një program artistik me valle e recitime.

(http://www.rtv21.tv)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BINJAKËZIMI I SHKOLLËS SHQIPE "NAIM FRASHËRI" E WORCESTER, MASSACHUSETTS - SHBA DHE "SKËNDERBEG PARMA" E PARMËS SË ITALISËNga ARTUR VREKAJ (04.18.2011)
REVY E MODËS ME VESHJE KOMBËTARE SHQIPTARE NË SKANDINAVI ORGANIZUAR NGA QKSH "MIGJENI" NË BORÃ…S TË SUEDISËNga SOKOL DEMAKU (04.18.2011)
HAPJA E NJË SHKOLLE TË RE NË BRONXNga MIMOZA DAJÇI (04.16.2011)
INICIATIVË QYTETARE E EMIGRANTËVE SHQIPTARË NË GREQI (04.15.2011)
ALBAN DACI FLET PËR RADION "ZËRI I MITROVICËS" (04.14.2011)
ORA SHQIPTARE - PROGRAMI MË I VJETËR RADIOFONIK I SHQIPTARO-AMERIKANËVE TË WORCESTER, MASSACHUSETTSNga ARTUR VREKAJ (04.12.2011)
MËSUESIT E GJUHËS SHQIPE NË GREQI (04.12.2011)
NJË GRAMATIKË E MËRGIMIT - NË DY GJUHË TË HUAJAEse nga ADRIAN KYÇYKU (04.11.2011)
GAZETA ILLYRIA JU FTON NË FESTËN E 20 VJETORIT (04.10.2011)
AUGSBURGU ME SHTATOREN E NËNË TEREZËS (04.09.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]