VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MBI KRIJIMTARINË E POETIT DHE PUBLICISTIT ZEQIR LUSHAJNga GJON NEÇAJ

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 10:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

MBI KRIJIMTARINË E POETIT DHE PUBLICISTIT ZEQIR LUSHAJ

Nga GJON NEÇAJ


E Premte, 05.06.2011, 11:10am (GMT+1)

Emri i Zeqir Lushajt është hasur që herët në shtypin e kohës me publicistikën e tij, edhe me krijime në fushën e poezisë, por në këtë zhanër më rrallë.

Ai priti e priti shumë gjatë, eci pa u ndalur dhe akumuloi me dhjetra vjeçarë krijimtarinë e tij, derisa të priste 60 vjetorin e lindjes e të botonte, në vitin 2009, 6 librat e tij nen okelion " 6 libra ne 60 vjetor", që matematikisht i bie një libër në 10 vjeçar, të pagëzuara:

Hija e vendlindjes, vjersha,

Lisi i shkruar, vjersha,

Vdekja e varreve, vjersha,

Dyqani i mendjes, shkrime publicistike,

Pengjet, vjersherime,

Fjala mbi tel, tekste kengesh popullore.

Zeqir Lushaj ka vite qe jeton e punon ne Amerike, e malli per vendlindjen, bjeshket, Grine, Tropojen dhe malesoret e ka pergojuar ne çdo varg e vjershe, duke stigmatizuar kurbetin...

Ndoshta fukaralleku,

(buka e gojes),

Na i dha rrugat.

Degdisja vazhdon vazhdon,

Cdo dite e me shume,

Cdo dite e me larg.

E dhimshme,deri ne palce,

S'ka me shpirt ( ! ),

Ka...veç bark !

Libri i pare, Hija e vendlindjes, siç kuptohet edhe nga titulli, i dedikohet vendlindjes dhe shpalos kredon e tij:

Kam nderin,

Qe qyteti im,

Mban emrin e atij burri.

Kam nderin,

Kur them:

-Jam nga Bajram Curri!

Apo te poezia "Krenaria e fshatit tim", ku citojme :

Mbas kaq vitesh mbush me mall,

Kthehem prap, plot dashuri,

Fatorino therret tek porta:

-Hajde shoke! stacioni Gri!...

Ne oborr, tek shkolle e dashur,

Me çon drejt rruge e fshatit,

Emir i saj Hasan Ahmeti,

Vra ne luften e Cabratit.

Nga stacioni, tek shtepia,

Tri here ndalem me nderim,

Para jush, te dashur vellezer,

Krenaria e fshatit tim.

Mbas kaq vitesh, mbush me mall,

Kthehem prap, plot dashuri,

Fatorino therret tek porta:

hajde, shoke! stacioni Gri!

Zeqir Lushaj, pinjoll i nje familjeje te njohur nga fshati Gri, lindi ne vitin 1949. Aty mbaroi edhe shkollen fillore, ndersa ate 7 vjeçare ne fshatin fqinj, Geghysen. Ne vitin 1967 mbaron shkollen pedagogjike ne Shkoder. Qe ate vit ( maturant ),emri i Zeqirit shfaqet ne gazeten "Zeri i Rinise", e me vone ne shtypin qendror shqiptar, pune e cila nuk u nderpre deri me tash, kur autori dhuroi " 6 librat ne 60 vjetor".

Mbas mbarimit te shkolles se mesme, punon disa kohe mesues ne Geghysen. Ne vitet 1970-1973 mbaron studimet e larta ne Institutin e Kultures Fizike "Vojo Kushi"ne Tirane. Ne qershor 1974 fillon pune redaktor ne gazeten "Zeri i Rinise" ne Tirane ku punon deri ne vitin 1977. Pastaj kalon ne detyra te tjera me rinine dhe frontin.

Me gjithe detyrat shoqerore, Zeqiri mbeti gjithnje nje mik i mire i shtypit, nje bashkepunetor produktiv i tij. Pra ishte dhe vazhdon te jete me shume se nepunes, nje gazetar dhe publicist prodhimtar.

Qe nga viti 1998 Zeqir Lushaj jeton e punon ne Nju Xhersi te SHBA. Duke perifrazuar publicisti Sadri Rrahmani ,keto fjale u shkruan"gur me gur" per Zeqir Lushajn, per te krijuar nje ide dhe nje prezatim te thjeshte te jetes dhe krijimtarise se tij te vrullshme.

Ne i urojme suksese ne krijimtari dhe kthim te shpejte ne vendlindje.

Ndaj duke kujtuar nje poezi me titull "Dy Ndocat", po mbyllim kete kushtim me vargjet:

Perpara kulles se Sadik Selmanit,

Qe me ndjenja te holla ,

Kane shkruar poetet,

Kerpurdha duken vilat,

Ku u rriten Zeqiri e Nuredini,

E me zero te madhe

Shumezohet kuleta!

Shembull:

Dy vellezerit Nuredini e Zeqiri,

E dy Ndocat,

Gjetja e Papleka...

GJON NEÇAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË ARTIST SHQIPTAR QË ZGJEDH YJET E RINJ GJERMANË - PATRICK NUO (05.06.2011)
FTESË PËR PJESËMARRJE NË PROMOVIMIN E LIBRAVE TË DR. ROBERT ELSIE (05.04.2011)
POETI JETON KELMENDI PROMOVON NË BRUKSEL BOTIMET E REJA NË ANGLISHT DHE FRËNGJISHTNga SHQIPONJA DURO, Koordinatore e Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë (05.02.2011)
NGA JETA STUDENTORE E FRANK SHKRELIT"RINIA SHQIPTARE NË MËRGIM", REVISTA E HARRUAR E VITEVE '70Nga IDRIZ LAMAJ (05.01.2011)
ARDIAN BUJUPI - SUPERSTARI I GJERMANISË (04.29.2011)
NDAHET NGA JETA NJË NGA GRATË MË JETËGJATA SHQIPTARE (04.28.2011)
FTESË PËR PJESËMARRJE NË PROMOVIMIN E LIBRIT KUSHTUAR HEROIT TË KOMBIT AGIM RAMADANI - KATANA (04.26.2011)
MBRËMJE MUZIKORE ME PREZANTIM LIBRI, TEATËR, MUZIKË, FILM E APERO (04.25.2011)
SHQIPTARI I BUKURESHTIT DHE SHQIPONJAT E ANGLISËNga BAKI YMERI (04.24.2011)
UDHËZUES PËR EMIGRANTËT NË GREQI (04.24.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]