Të nderuara kolege, të nderuar kolegë, miq dhe bashkatdhetarë,
Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në kantonin Vaud organizon një manifestim shkollor në nivel kantonal për nder të dy festave të rëndësishme kombëtare: 17 Shkurti Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe 7 Marsi Dita e Mësuesit.
Risi, kësaj radhe, është kuizi i diturisë. Ky kuiz do të jetë edhe pjesa kryesore e këtij manifestimi.
Prandaj në emër të nxënësve, mësimdhënësve dhe aktivistëve të LAPSH "Naim Frashëri" të kantonit Vaud kam kënaqësinë dhe nderin të ju ftoj në këtë manifestim shkollor.
Manifestimi do të mbahet:
Të dielën me 11 Mars 2012 në orën 14:00
në "Salle de Grand Vennes"
Chemin des Abeilles 17, 1010 Lausanne.
Pjesëmarrja juaj do të na nderon.
Në emër të LAPSH "Naim Frashëri" Vaud
Isni Idrizi, koordinator kantonal
___________________________________
LAPSH "Naim Frashëri" në Lozanë
Isni Idrizi
Administrator i Ueb faqes: