VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PARATË E DIASPORËS 'EKSPORTOHEN' NË SERBI

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 09:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
PARATË E DIASPORËS 'EKSPORTOHEN' NË SERBI

E Djelë, 02.03.2013, 06:34pm (GMT+1)



Prishtinë, 3 shkurt - Një pjesë e madhe e dërgesave të diasporës për familjarët e tyre në Kosovë, shkon në Serbi përmes konsumit të produkteve serbe që kosovarët vazhdojnë t'i blejnë me të madhe. Mbi 400 milionë euro vlerësohet të jenë mesatarisht remitenca në vit, kurse më shumë se gjysma e kësaj shume, mbi 250 milionë euro gjatë një viti shkojnë para kesh në Serbi nga blerja e produkteve serbe, shkruan gazeta "Zëri".

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, përqindja e importit nga Serbia ka shënuar rritje përkundër thirrjeve që të mos blihen prodhimet nga Serbia. "Në vitin 2012, vlera e importit të mallrave serbe është afro 250 milionë euro, 3 për qind më shumë sesa në vitin paraprak", ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës.

Ndërkohë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) flasin për një rritje të remitencave gjatë vitit 2012, krahasuar me vitin paraprak. Dërgesat e kosovarëve në nëntëmujorin e parë të 2012-ës, sipas Besnik Kadës nga BQK-ja, kapin shumën e 436.7 milionë euro, krahasuar me 428.2 milionë në të njëjtën periudhë të vitit 2011. Përqindjen më të madhe të këtyre dërgesave kosovarët e shpenzojnë në konsum. Ndërsa duke iu referuar asaj, se në Kosovë konsumohen në shumicë produktet serbe, i bie se përqindja më e madhe e parave nga diaspora shkojnë në Serbi. Lumir Abdixhiku, nga instituti RIINVEST tha se, "shuma e parave që marrim nga diaspora është ekuivalente me shumën e parave që i japim për produkte serbe".

Eksperti për ekonomi, Muhamet Sadiku, ka thënë se produktet serbe tashmë kanë lëshuar rrënjë në Kosovë, por fajtor për këtë e bën edhe cilësinë jo të mirë të prodhuesit vendor. "Ekziston një prapavijë historike e konsumit të produkteve serbe, në këtë aspekt janë krijuar edhe preferenca me vite të tëra.

Arsyet tjera kryesisht ndërlidhen me nivelin e zhvillimit të sektorit të prodhuesve në vend. Kosova ende nuk është në gjendje as për afërmi t'i plotësojë nevojat në sektorin prodhues, dhe kjo ka bërë që të krijohet një varësi e madhe nga importi në përgjithësi", ka thënë Sadiku. Ky trend i kësaj varësie ndaj produkteve serbe, sipas Sadikut, do të vazhdojë edhe më tutje.

Sipas tij, kemi nevojë edhe për një nacionalizëm ekonomik, por me rëndësi vazhdon ai, është që krahas një nacionalizmi ekonomik të forcohet edhe sektori privat. "Kosova nuk është në gjendje të eksportojë as deri në 4 milionë euro në vit, ndërsa importon deri në 180 milionë. Po ashtu vlerësohet se importi nga pjesa e veriut ilegal është rreth 150 milionë, pra një situatë tejet e padurueshme", ka përfunduar Sadiku.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJERMANIA BËN PUBLIKE KUALIFIKIMET E EMIGRANTËVE (02.01.2013)
FERMERËT AMERIKANË MBËSHTESIN REFORMËN E EMIGRACIONIT (01.31.2013)
OBAMA KËRKON ME NGULM REFORMA NË EMIGRACION (01.30.2013)
SHBA - REFORMA NË SISTEMIN E EMIGRACIONIT (01.28.2013)
SHBA - SHPENZIMET NË EMIGRACION (01.28.2013)
ISMAIL KETA SJELL EKSPERIENCËN GJERMANE NË TIRANË (01.26.2013)
NJË JAVË VIZITOR, NJË DITË EMIGRANT-Mbresa dhe refleksione nga ndërrim-vitet ’12 në’13-Nga FRROK VUKAJ - Akademia Pedagogjike e Tiranës (01.23.2013)
Zagreb - Jeta e komunitetit shqiptarSHQIPTARËT NË ZAGREB BËJNË JETË TË MIRË, TË INTEGRUAR NË SHOQËRI DHE NUK NDJEHEN ASPAK TË IZOLUARNga BEKIM BISLIMI, Radio Evropa e Lirë (01.22.2013)
SOLIDARIZIM HUMANITAR I FËMIJËVE DHE MËSUESVE GJERMANË PËRMES MËSUESEVE SHQIPTARE QË NUK E HARROJNË KOSOVËN!Fotoreportazh nga RAMIZ DERMAKU (01.21.2013)
PËRHERË, ME SHPIRTIN E GJALLË TË SHQIPTARISË…-Bisedë e poetes atdhetare Makfire Canolli, banuese në Nju Jork, me prof. Murat Gecaj, publicist e studiues, Tiranë – (01.19.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]