VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ME ADEM ZAPLLUZHËN, KUR MITET VAJTOJNËNga MONIKA MURESHAN*

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 08:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

ME ADEM ZAPLLUZHËN, KUR MITET VAJTOJNË

Nga MONIKA MURESHAN*


E Hënë, 02.22.2010, 09:21am (GMT+1)

                                                       

(Cu Adem Zaplluzha, când miturile plâng)

 

Autori i këtij vëllimi e kundron fjalën si një formë artistike të manifestimit të ndërgjegjshëm të rregullave të arta të harmonisë, duke e mbrojtur me respekt dhe dinjitet moskeshljen e kodit të lashtë moral: "Kur qajnë kujtimet/ E ftoj të shkuarën/ Për ta shuar përmallimin/ Me dhembjen e pashuar".

 

Disa libra duhen shkruar, ngase herët a vonë hapin portat e fjalës dhe bëhen parmakë/platforma lansimi për ide të nevojshme për njerëzit. Dihet se asnjë libër nuk është i shkruar rastësisht: me vetëdije apo pa të, autori ndjen se ka një detyrim apo një obligim për t'iu dorëzuar vullnetit të inspirimit, i cili nuk vjen pa kuptim. Qëllimi i fshehtë, apo i përshkuar me intuitë dhe i parandjerë, e shtyn pas shpine autorin, duke e shpënë përpara, madje shpesh dhe duke e sëmurë, po qe se nuk e shkruan atë që i dikton zëri i zemrës dhe qenja e tij e brendshme poetike.

 

Këtë përshtypje e shtrova në letër, pasi e lexova dorëshkrimin e asaj që mton të bëhet antologji vlerash të zgjedhura të poetit Adem Zaplluzha, i prezantuar në gjuhën rumune nga Baki Ymeri, në këtë muaj të shenjtë të dyvjetorit të pavarësisë së Kosovës, një vepër e botuar nën përkujdesjen e redaksisë së revistës Shqiptari, në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, siç ka vepruar edhe me disa autorë tjerë shqiptarë. Një vërejtje tjetër fillestare, e konfirmuar përmes lekturimit të dytë, është ajo se ky vëllim fillon dhe përmbyllet në mënyrë fort interesante, tekstet duke evoluar përmes një toni të rrjedhshëm, pra duke patur një strukturë të rrjedhshme dhe unitet të brendshëm, të mirë/kontrolluar.

 

Tre kapitujt e librit, Thirrjet e gjakut, Fluturimet dhe Në brigjet e Ilirisë, duket se e ftojnë lexuesin të asistojë në një ceremonial të poezisë që i ofron autorit një mikpritësi të përzemërt në trojet e gjuhës rumune, edhepse herë/herë e trishtme, e kuptueshme në konturet e artit të komunikimit, dhurruese e dialogut në mënyrë të sinqertë e të hapur, autori duke përdorur një diskurs poetik të drejtëpërdrejtë, të thjeshtë, një krijimtari e mirëfilltë, e paprekur nga paqartësia dhe livresku, por, përkundrazi, duke transmetuar ide të formuluara me bindje, qartësi dhe saktësi. Kuadri është prezent në të shkuarën antike të brigjeve të Ilirisë. Motivi gjendet në "Thirrjet e gjakut". Si temë e "diskutimit", autori propozon dhe trajton aspekte, nganjëherë filozofike, një shembull i mirë duke qenë "Kodi i rrugëve": "Fëmijët thuhet se/ Lindin pa fe/ Ndërsa feja e tyre/ Përpëlitet në emrbion". Herë tjera ballafaqohemi me motive sociale, si "Në simetrinë e dhembjes" (ku "Plakat kremtojnë mërzitjen/ Në moskuptimin e melankolisë"), politike ("Bumerang", "Rrënjët"), apo fetare ("Juda e mashtroi dritën"), por edhe autobiografike (psh.: "Me zjarrin e kujtimeve"). Mirëkuptohet se kjo antologji është ofertante mu nga pikëpamja e tematikës, me tekste që i nënshtrohen kësaj.

 

Autori niset nga ideja e opozitës ndërmjet mitit dhe demitizimit, shenjtërisë dhe çshenjtërimit, hyjnores dhe profanes, me diferenca  besimesh ndërmjet krishtërimit dhe paganizmit. Janë vlera tekstuale që evoluojnë ndërmjet dimensionit mistik dhe atij fizik të botës, në funksion në të cilin njerëzit janë, në rendin e tyre, heronj të hymnizuar apo demonë të mallkuar, të ndritur apo të terratisur (metaforikisht duke bërë fjalë). Adem Zaplluzha është fort i motivuar për të nxjerrë në evidencë lidhjen e dikurshme (të kohërave të lashta) ndërmjet anës morale dhe asaj fizike të botës, ndërmjet natyrës dhe njeriut, që ekzistonin në harmoni. Për zotërinë e tij, lidhja me natyrën, sidomos natyra e shenjtë e humanitetit, ende ka gjasa për t'u ristabilizuar përmes rivitalizimit të formave arketipale nga memorja kolektive. Edhepse desakralizimi mundohet ta (ndër)shkëpusë këtë lidhje, bota fizike dhe ajo shpirtërore arrijnë në brigjet e disharmonisë, nëse jo, madje edhe në konflikt. Kjo don të thotë se Ademi nuk është i vetmi nga autorët e gjuhës shqipe që militon në këtë drejtim, dhe aq më interesante është mënyra partikulare dhe personale në të cilën vepron.   

 

Autori i këtij vëllimi e kundron fjalën si një formë artistike të manifestimit të ndërgjegjshëm të rregullave të arta të harmonisë, duke e mbrojtur me respekt dhe dinjitet moskeshljen e kodit të lashtë moral: "Kur qajnë kujtimet/ E ftoj të shkuarën/ Për ta shuar përmallimin/ Me dhembjen e pashuar". Në të shumtën e rasteve, ai i motivon pohimet e veta në mënyrë të qartë, të vendosur, të drejtëpërdrejtë dhe precize: "Ngase vetëm atëherë/ E ndjej ekzistencën" (Muranat). Kështusoj e fillon ciklin e parë të vëllimit. Shpërthimi i këtij muri të përkohshëm ridel te "Vallja", poezi e zgjedhur për mbarimin e vëllimit (dhe të kapitullit të tretë: "Brigjet e Ilirisë"). Nuk e dimë sa e njohin shqiptarët këtë shpirt të frymëzuar, por ne e dimë se ka vlera dhe vlerat e tij janë reale, inspirative, lirike dhe historike.

 

Poeti dardan na fton: "Ejani të lozim/ Një valle shqiptare/ Le të dridhen malet/ Le të fluturojnë plisat// Daullja të mos pushojë/ Për shtatë mote/ Le të lakmojnë/ Edhe zanat në vërri", një valle motivacionin e së cilës e kuptojmë madje nga kushtrimi plot elokuencë me të cilin u drejtohet disa valltarëve të motshëm, kur "Kjo ditë/ Si drita/ Po lind nga legjenda/ Për të hyrë në gjakun tonë". Përmes kësaj shprehjeje metaforike, poeti ristabilizon urën e lidhjes ndërmjet të shkuarës dhe aktualitetit, duke i ridhënë hapsirës fizike karakterin e saj të shenjtë, pra, duke e rishenjtëruar konform urdhërit të natyrës morale, në harmoni me atë fizike. Ky tip poemi ceremonial është zgjedhur për të nënvizuar respektin ndaj stërgjyshërve, madje, më shumë, poeti i gjen raportet në atë gjuhë të shenjtë ilire ("ilirisht"), që frymëmerr gjatë një periudhe bimilenare (dymijëvjeçare), ngase "Sipas traditës/...// Asnjëherë nuk e kam pyetur veten/ Përse ende gjendemi në bisht".

 

Tradita duhet mbrojtur gjithësesi, ngase përndryshe ekziston  rreziku që këtu, "kur vriten kujtimet" legjendat të "zgjohen nga e prapa". Ja se çfarë roli important  (të rëndësishëm) i kushton autori memorjes! Poezitë e tij janë një jehonë e asaj bote dhe e asaj kohe primordiale (kryeosre) që ka mbetur në gjuhë, tradita dhe legjenda. Paraqitet poashtu shpesh përfytyrimi i disa gurëve/relikvë, që kanë mbetur si gjurmë dhe forma të paprekshme nga stuhitë e kohës. Interesant është se ato na çojnë me mendimin te një trashëgimi e lashtë e parahistorisë. Në njërin nga këto relikve është i gravuar edhe poeti: "Në lashtësinë e miteve tona/ Ne përsëri heshtim/ Dhe çuditemi/ Përse heshtja jonë nuk na vret", dhe "Përse ende jemi gjallë". Ja përse portat e kësaj kështjelle dardane, dhe faqet e këtij libri, së bashku me mesazhin e autorit, mbeten përjetë të hapura! (Pasthënie e vëllimit Pomul binecuvântat/Pema e bekuar,  që del këto ditë në Bukuresht. Emri i autores së këtj  shkrimi në origjinal është Monica MureÅŸan)           

 

Monika Mureshan


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FLAMURI I KOSOVËS SË LIRË VALVITET NË QIELLIN E BOSTONITNga ROZI THEOHARI, Boston (02.21.2010)
KUSH ISHIN ATA...QË IU BESUEN KOMUNISTAVE..?Nga FRITZ RADOVANI, Melbourne (02.20.2010)
DYVJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS FESTOHET ME MADHËSHTI NË BASHKINË E NEW YORKUTNga KËZE KOZETA ZYLO (02.19.2010)
NEW YORK: KREMTIMI I DYVJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS MIDIS SHQIPTARËVE TË AMERIKËSNga BEQIR SINA, New York (02.18.2010)
ZËRI I ATDHEUT DHE SHPIRTI I DASHURISËNga BAKI YMERI (02.17.2010)
NEW YORK: SIMPOZIUM I GRUAS SHQIPTARE NË DIASPORËNga MIMOZA DAJÇI (02.16.2010)
NEW YORK UNIVERSITY - UKCAMAJ NË FORUMIN "BISEDA TË HAPURA"Nga BEQIR SINA, New York (02.15.2010)
Traditat kombëtare në qendër të një manifestimi shumëdimensionalNga Blerim Shabani, Zëri (02.13.2010)
MË 30 JANAR 2010 NË DELÉMONT: ÇFARË NA DHURUAN NXËNËSIT E ÇFARË NA DHURUAN DUHANXHINJTË...!?Nga Abas Fejzullahi (02.12.2010)
Lum Ai për miqtë e shumtë dhe shokët e mirë që la!Nga BEQIR SINA (02.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]