VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DIKUR TË GATSHËM PËR KONFLIKT - KTHESA E TË RINJVE SHQIPTARË NË MYNIH

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 08:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
DIKUR TË GATSHËM PËR KONFLIKT - KTHESA E TË RINJVE SHQIPTARË NË MYNIH
E Martë, 06.15.2010, 08:15am (GMT+1)

Të rinj emigrantë, pamje simbolike

Dhjetë vjet më parë të rinjtë shqiptarë në Mynih konsideroheshin si problematikë: Rrahje, drogë, kriminalitet. Shoqata humanitare "Bamirësi për Punëtorët" e pa të arsyeshme të ngrinte një qendër këshilluese për ta

Kaltrina Morina ishte gati 10 vjeçe kur së bashku me familjen u largua nga lufta e Kosovës dhe u vendos në Mynih të Gjermanisë. "Në tre muajt e para as ujë nuk kam mund me pi këtu", kujton maturantja 21-vjeçare. Për peripecitë e rrugës nuk e ka të lehtë të flasë. Traumën e luftës ajo e mban me vete, por është e vetëdijshme për të: "Prindërit i kam të dy pedagogë dhe na i kanë sqaruar rrethanat e luftës, kështu që e kishim pak më të lehtë integrimin në shoqërinë gjermane", thotë ajo.

Të gatshëm për rrahje

Dervish Pepaj nuk e kishte këtë fat. Ai ishte 13-vjeçar, kur erdhi me familjen nga Deçani në Mynih. "Unë as nuk dija se ku jam, më mungonte Kosova, më mungonte gjithçka prej saj", kujton ai. Edhe gjashtë shqiptarët e tjerë në klasën e tij duhej të përballeshin me traumat e luftës dhe vështirësitë e integrimit. "Të gjithë ishim të gatshëm për konflikt. Kështu pa lidhje. Shkojshim diku në futboll, jo pse po m'kqyr, jo pse kshtu, pse ashtu. Fajin e kishim ne, se ne as që i kuptonim se çka po na thojn, gjuhën nuk e njihnim. Edhe për mirë me na fol', na dukej se po na shajn'", rrëfen Dervishi.

Sfidë për punonjësit socialë

Në fund të viteve 90-të rinjtë shqiptarë fillojnë të bëhen gjithnjë e problematikë në Mynih. "Në janar të vitit 1997 madje një i ri shqiptar vdiq mbas një një grindjeje me turqit", tregon ish-mësuesi i matematikës Mislim Berisha, asokohe drejtor i shoqatës rinore "Shqiponjat".

Berisha është sot drejtues i Zyrës së Rinisë Shqiptare (Fachstelle für Albanische Jugendliche) të shoqatës bamirëse Arbeiterwohlfahrt München (AWO)"Bamirësi për Punëtorët".

Menaxheri social e drejton këtë institucion - të vetmin e këtij lloji në Gjermani - që festoi para pak kohësh 10 vjetorin e themelimit -, pikërisht atëherë kur problemet e të rinjve shqiptarë i kishin sfiduar në maksimum punonjësit socialë dhe AWO vendosi të ngrinte një zyrë enkas për ta. "Ne donim të gjenim dikë që njeh gjuhën dhe kulturën dhe ka akses tek migrantët shqiptarë", kujton Uwe Sonntag, drejtor i departamentit të këshillimeve në AWO Mynih.

Mislim Berisha

Ajo që vihej re ishte një agresion më i madh i rinisë shqiptare në krahasim me rininë e Bosnjës e Kroacisë, megjithëse këta të fundit kishin kaluar trauma edhe më të rënda. "Në Kosovë sistemi shoqëror është shkatërruar qysh para luftës, qysh në fillim të viteve 80-të. Këtë përvojë të tyre me mungesën e sistemit shoqëror, mungesën e besimit ndaj institucioneve shtetërore, refugjatët e sollën me vete në mërgim", shpjegon 45-vjeçari Berisha.

Fokusi tek prindërit

Që atëherë Mislim Berisha organizon aktivitete të ndryshme si me rininë, ashtu edhe me prindërit e tyre. Qoftë mbrëmje informative, ekskursione e seminare, dhe mundohet t'ua lehtësojë integrimin të rinjve me vështirësi. Njëri prej tyre është Dervishi. 25-vjeçari ka vite që ka dalë tashmë nga rruga dhe punon në gastronomi. Nga përvoja e mëparshme ka mbetur diçka e mirë: kurajoja civile për të ndërhyrë kur dikush është në rrezik.

Uwe Sonntag, drejtor i departamentit të këshillimeve në AWO

Ashtu si Dervishi duket se është stabilizuar edhe pjesa dërrmuese e rinisë shqiptare në Mynih. Por zyra e AWO-s për shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë e hapur: "Rinia shqiptare tani kryesisht ka probleme të tjera, por fokusi ynë tani më shumë do të përqendrohet tek prindërit. Ka shumë prej tyre që janë rritur në Kosovë e që nuk kanë arritur të integrohen siç duhet në shoqërinë e këtushme. Ata shpesh bëjnë nga dy punë, sepse jeta është shumë e shtrenjtë dhe nuk kanë kohë të kujdesen për fëmijët. Me këta do të fillojmë të merremi më shumë tani," - thotë Berisha.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË PËRURIM I KOSOVËS LETRARE NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (06.14.2010)
NJOFTIM PËR TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ORGANIZUAR NGA BISHZ MË 12 QERSHOR 2010 (06.10.2010)
MIJËRA SHQIPTARË NË PARK, NË FESTIVALIN "DITA E TRASHËGIMISË SHQIPTARE" NË NJU JORKNga BEQIR SINA, New York (06.08.2010)
VALON BEHRAMI NË GAZETËN "20 MINUTEN": NË PRAG TË AFRIKËS SË JUGUT 2010 - PËRKUSHTIMI PËR ZVICRËN, KOSOVËN, FAMILJEN DHE FUTBOLLIN (06.04.2010)
HISTORIANI ANDREAS ERNST, LIGJËRATË PËR PROCESIN E SHTETFORMIMIT TË KOSOVËS DY VJET PAS PAVARËSISË (05.31.2010)
SA E DUAM BASHKIMIN KOMBËTAR NE SHQIPTARËT?Nga XHEVAT REXHAJ (05.29.2010)
KREMTIM MADHËSHTOR I 20 VJETORIT TË BASHKËSISË KULTURORE TË SHQIPTARËVE TË RUMANISËNga BAKI YMERI (05.27.2010)
INSTITUTI I POLITIKËS GREKE PËR EMIGRACION NUK ARRIN TË FESTOJË 10 VJETORIN E THEMELIMIT (05.26.2010)
KOMUNIKATË PËR OPINION - LDD SUEDI (05.25.2010)
DOLI NË QARKULLIM LIBRI "EMI-, IMMI, REMI" I AUTORIT MAHIR MUSTAFA (05.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]