VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJOFTIM MORTOR: U NDA NGA JETA AKSIDENTALISHT DRINI VELAJ

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 12:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NJOFTIM MORTOR: U NDA NGA JETA AKSIDENTALISHT DRINI VELAJ
E Premte, 10.15.2010, 07:53am (GMT+1)

Familja Velaj, Greenwich, Connecticut, USA, na njofton se:

Ditën e enjte, më 14 Tetor, 2010, aksidentalisht u nda nga jeta në moshën 42 vjeçare, DRINI VELAJ, babai i dy vajzave të mitura 6-të dhe 8-të vjeçe.

I ndjeri Drini Velaj është djali i dytë i veprimtarit të mirënjohur në Komunitetin Shqiptar të Amerikës, përkrahës dhe aktivist i flaktë i çështjes shqiptare, një ndër emigrantët e hershëm politikë i ardhur në SH.B.A., ku regjimi komunist shqiptar, i shuajti, pothuajse gjithë familjen e tij në Shqipëri, Dr. Selahedin Velaj.

Drini Velaj, pasi mbaroi studimet me rezultate të shkëlqyera edhe pse u pranua për të vazhduar studimet në shtatë universitete të mjekësisë me emër në Amerikë, përfshirë edhe Universitetin Mountain Sinai, preferoi të vazhdojë studimet për mjekësi në Universitetin "DUKE".

Pas doktoraturës, i ndjeri Drini Velaj, kreu studime pasuniversitare në Universitetin Harward.

Drini Velaj mbante titullin: "Akademik Doktor Mjekësie" i specializuar si Neuro Radiolog në Universitetin e Harward-it.

Pas rrënies së Komunizmit në Shqipëri në fillimvitet 90-të, kur ekonomia, mjekësia... shqiptare ishte tepër e ulët, Drini, së bashku me babanë e tij, Selahedin Velaj, shkuan në Shqipëri me një mision humanitar, të ndihmojnë popullin dhe vendin e tyre të vuajtur me ato ndihma që ia lejonte mundësia financiare dhe ia arritën qellimit. Ndihmat kapnin shumën e dhjetëra mijë dollarëve.

Të njëjtën ndihmë, Drini Velaj e dërgoi edhe në Tiranë për popullin vëlla kosovar.

Akoma nuk kemi informacione të plota për shërbimet funerale, për datën dhe orën e varrimit.

I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe gjithë fisit të nderuar Velaj.

Pierre-Pandeli Simsia dhe familja,Nju Jork, USA

Këtij ngushëllimi i bashkohen të gjithë shqiptarët për të nderuar kujtimin e të ndjerit Drini Velaj.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AUSTRIA AKUZOHET PËR SHKELJE TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE (10.14.2010)
KËRKOHET ANGAZHIM MË I MADH PËR PENSIONET E KOSOVARËVE NË ZVICËR (10.13.2010)
GJITHÇKA ME KOHËN, MADJE DHE MË E AVANCUAR SE KOHAMe VERA KURTIN, mësuese e edukimit special me fëmijët autistë në SHBA, bisedoi SOKOL DEMAKU (10.12.2010)
NË ZVICËR FILLUAN PËRGATITJET PËR SHËNIMIN E 30 VJETORIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981Nga NEFAIL MALIQI (10.11.2010)
PROVA E KOMBIT!Nga RAIMONDA MOISIU (10.11.2010)
NË GJYQ E DREJTA E VOTËS PËR EMIGRANTËT (10.11.2010)
KOSOVA LETRARE DHE VLERA TË REJA SHQIPTARE NË REVISTAT RUMUNENga BAKI YMERI (10.10.2010)
BRITANI: NJË GRUP NOBELISTËSH KUNDËR PLANIT TË QEVERISË PËR EMIGRACIONIN (10.09.2010)
DEBAT NË PARLAMENTIN GJERMAN PËR INTEGRIMIN E TË HUAJVE (10.09.2010)
DY DEPUTETËT ÇAMË U PRITËN NGA FEDERATA "VATRA" (10.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]