VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BERLINI HOTSPOT PËR INTERNET-STARTUPS NË EVROPË

                                                                                      

E Enjte, 05.16.2024, 03:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
BERLINI HOTSPOT PËR INTERNET-STARTUPS NË EVROPË
E Enjte, 10.06.2011, 07:52am (GMT+1)

Flickbook Screenshot iPhone

06.10.2011

Kryeqyteti gjerman është bërë epiqendra e skenës së sipërmarrjeve të reja në Evropë dhe tërheq sipërmarrës nga e gjithë bota.

Dy berlinezë kanë bërë kohët e fundit një marrëveshje të mirë biznesi.Gjigandi i internetit Google ua ka blerë atyre firmën e tyre, "Daily Deal", një portal interneti që shet kupona nga partnerët e reklamave. Më shumë se 150 milion dollarë amerikanë duhet të ketë paguar Google - për një kompani që është ende në fillimet e saj. Kompania "Daily Deal" nuk është ende as dy vjeçare. Nga këto kompani po bëhen gjithnjë e më shumë në Berlin.

Zona e Berlinit Mitte, rruga Rosenthaler Strasse: Një zonë të gjallë dhe në modë. Trotuaret janë të mbushur me njerëz, këmbësorë dhe turistë. Në vitrinat e dyqaneve sheh modën e fundit, kafenete dhe bistrote janë të mbushura mirë. Përveç Latte Macchiato dhe Chai Latte nëpër tryeza sheh shumë laptopë, në Berlin-Mitte është qendra e industrisë së internetit.

Mes tyre është edhe Benjamin Esser, i cili ka hapur në Rosenthaler Strasse kompaninë e tij "Urbanara". Një dyqan online që shet prej pesë muajsh online pajisje dhe orendi për shtëpi me cilësi të lartë nga e gjithë bota.

Benjamin Esser, Startup Urbanara

"Unë mendoj se Berlini është tani qendra e e-commerce në Evropë. Këtu në Berlin ka një krijimtari të paparë, kostot janë ende relativisht të ulëta, edhe afërsia me investitorët është e favorshme në krahasim me qytete si Londra, Munihu, ose Barcelona dhe Madridi. Ketu gjen njerëz krijues, njerëz që dinë të përdorin teknologjinë, artistë, grafistë, të gjitha që ju nevojiten dhe qyteti është mjaft argëtues. " - tregon Benjamin Esser, djali i një boliviani dhe një gjermaneje.

Ai ka parë mjaft nga bota, së fundmi ai punonte në një startup në Shanghai. Modeli i saj i biznesit, shitja e mobiljeve në internet, atij ju duk premtuese dhe per kete edhe e hapi ne Gjermani. Esser ka marre me qira një banesë të madhe në Rosenthaler Strasse. Ai thotë se në Mynih për një banesë të tillë do të paguante dyfishin, kurse në Londër katerfishin.

Dy dhoma ai ia ka dhënë me qira një firme tjetër startup, por vetëm për nje muaj, sepse sikurse thotë ai ai nuk e di se sa shpejt mund t'i rritet biznesi, dhe ndoshta pas një muaji këto dhoma do t'i duhen për vete.

 Anna Ott

Anna Ott, që punon për agjencinë e personelit i-potentials, e cila është specializuar për firma të reja në internet thotë se Berlini është pendanti evropian i Silicon Valley të Kalifornisë. "Për momentin ne kemi shumë shpesh kompani që thonë se kemi nevojë për njerëz, por une nuk mund t'ju them se çfarë bëjmë ne. Kjo është gjithmonë tepër konspirative dhe nganjëherë e ndjen veten si dikush që shet në tregun e zi. Kandidati duhet të nënshkruajë një herë një marrëveshje konfidencialiteti para se ne t'ia tregojmë të gjitha se përse është fjala."

Ndër startups që kanë qendrën në Berlin mund të përmenden platforma muzikore "Soundcloud" apo "Wooga", një firmë që zhvillon lojra online per facebook-un. Furore bëri së fundi portali "Amen", ku thuhet se kanë investuar dy milionë dollarë hollywood-Star Ashton Kutcher dhe manaxheri i Madonnës, Guy Oseary. Një investmim me rreziqe të mëdha, sepse askush nuk e di nëse ideja e start up-it do të ecë.

Analisti Jens Schmidt-Ehmke thotë se për të është thelnësore nëse ideja e start up mund të jetë e sukseshme. Ai punon për firmën Hasso Plattner Ventures e cila financon kapital me shkallë rreziku. Ai thotë se çdo javë i vijnë rreth 15 kërkesa. Në rast se ideja i pëlqen, ai i fton ata që kanë idenë dhe u jep 20 minuta për të prezantuar idenë. Në rast se është bindës atëhere Hasso Plattner Ventures mund t'i ofrojë një kapital prej disa milionash."Kjo ia vlen gjithmonë. Disa firma shkojnë shumë mirë. Këto ne ose i hedhim në bursë ose ia shesim konkurrencës. Po ka edhe firma prej të cilave dikur duhet të heqësh dorë."

Sipas analistit Schmidt-Ehmke në Berlin po vijnë njerëz me ide të reja madje edhe nga SHBA dhe se bumit nuk po i duket fundi.

Autor: Sabine Kinkartz / Pandeli Pani

Redaktoi: E. Xhani

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KURIOZITETE SHKENCORE MBI STUHITË E FUQISHME OQEANIKE (10.05.2011)
AKSIONI "KOKOÇELI NGJYRË QIELLI" (10.04.2011)
"Times": GUXIMTARËT E LIRISË (10.04.2011)
KREMTJA E TË KORRAVE - FESTA PËR DHURATAT E TOKËS (10.02.2011)
"TË SHOHËSH ME ZEMËR" - REGJIZORJA GJERMANE ALMUT GETTO ME FILMIN E SAJ NË TIRANË (10.02.2011)
PSE PO COPËTOHEN GRUPET MILITANTE TË PAKISTANIT? (10.02.2011)
VESI I INTERNETIT NË GJERMANI (10.02.2011)
RREZIK PËR PAQEN - IZRAELI NUK NDRYSHON POLITIKËN E NGULIMEVE (09.30.2011)
FRANCA KA NË PLAN TË NDËRTOJË NJË QENDËR ISLAMIKE NË PARIS (09.30.2011)
PËRFORCIMI I BESIMIT DHE ÇËSHTJET E HAPURA (09.28.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]