VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 26 nëntor?1789 - NJË DITË KOMBËTARE FALËNDERIMESH SHPALLET NË SHTETET E BASHKUARA

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 10:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 26 nëntor?
1789 - NJË DITË KOMBËTARE FALËNDERIMESH SHPALLET NË SHTETET E BASHKUARA

E Martë, 11.26.2013, 05:34pm (GMT+1)


1789 - Një ditë kombëtare Falenderimesh shpallet në Shtetet e Bashkuara - ditë e rekomanduar nga presidenti George Washington dhe miratuar nga Kongresi. Në vitin1863, presidenti Abraham Lincoln shpall 26 nëntorin Ditën e Falenderimeve që do të festohej çdo vit të enjten e fundit të nëntorit (që nga viti 1941 të enjten e katërt).

1857 - Në Gjenevë, lindi Ferdinand de Saussure, gjuhëtar, idetë e të cilit  u bënë bazë për shumë zhvillime të rëndësishme në gjuhësi dhe semantikë. Saussure është konsideruar si një nga etërit e gjuhësisë të shekullit të 20-të. Ai tregoi shenja talentesh të shumta dhe aftësi të rralla intelektuale që në moshën 14 vjeç. Pas një viti sudimi latinisht, greqisht, e sanskritisht, dhe duke marrë një shumëllojshmëri kursesh në Universitetin e Gjenevës. Saussure, 22 vjeç, botoi punime të rëndësishme në filologji; dhe propozoi ekzistencën e proto - indoevropianishtes me "koeficiente të tingujve",  humbja e të cilëve solli nevojën e evoluimit të bashkëtingëlloreve, duke çuar në atë që njihet tani si "teoria e laringiteve". Parashikimet e tij u vunë në provë 50 vjet më vonë kur arkeologët zbuluan tekste hitishte dhe gjuhëtarët arritën t'i deshifronin ato duke përdorur teorinë e laringiteve. Saussure është edhe një nga etërit e semantikës; boshti i përshkrimit të fjalës duke analizuar shenjat, treguesit, figurën, analogjinë, metaforën, simbolikën, kuptimin në varësi të mënyrës së komunikimit. Koncepti i Saussurit mbi formën dhe idenë, fjalën dhe konceptin, shenjën dhe domethënien,"sign and signifier", përbëjnë thelbin e semantikës.

1912 - Ushtria serbe mbërriti në Milot, vetëm pak orë larg nga Durresi. Një komision nga paria e vendit, shoqëruar nga kryepleq të fshatit shkuan për t'i informuar oficerët serbë se Shqipëria së shpejti do të kishte qeverinë e vet dhe se nuk ishte në luftee me ndonjë nga vendet e Ballkanit. Ndërkohë, Ismail Qemali me 27 delegatë nga qytete të ndryshme të Kosoves dhe Shqipërisë së mesme, mbërriti në Vlorë nga Durrësi.

1918 - Kuvendi i Podgoricës voton "për bashkimin e popullit", duke shpallur përfshirjen e Malit të zi  në mbretërinë e Serbisë.

1922 - Howard Karter dhe Lordi Karnavon bëhen të parët që hyjnë në varrin e Faraonit Tutankhamun, varrosur mbi 3000 vjet më parë.

Mendim i ditës
"Çmenduri: Të bësh të njëjtën gjë dhe presësh rezultate të ndryshme."

Albert Einstein


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A PRITET NJË REVOLUCION I RI I PORTOKALLTË NË UKRAINË? (11.26.2013)
SHTYPI - A ËSHTË FRANCA RACISTE? (11.26.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 nëntor?1850 - LINDI GUSTAV MEYER, GJUHËTAR GJERMAN, PIONIER I ETIMOLOGJISË SHQIPE (11.25.2013)
UKRAINË - TRAGJEDIA E MILIONA TË VDEKURVE NGA URIA, E SHKAKTUAR NGA STALINI (shoqëruar me fotogaleri) (11.25.2013)
PROSOPAGNOSIA - PAAFTËSIA PËR TË NJOHUR FYTYRAT (11.25.2013)
SHBA - TË EVITOHET KONFLIKTI PËR ARKTIK (11.25.2013)
TETË VRASJET MË TË BUJSHME TË HISTORISË BOTËRORE (11.25.2013)
50 VJETORI I VRASJES SË JFK - FJALIMI NË BERLIN (11.25.2013)
FILM I SUKSESSHËM RUS MBI BETEJËN E STALINGRADIT (11.25.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 nëntor?1859 - CHARLES DARWIN PUBLIKON 'MBI ORIGJINËN E SPECIEVE' (11.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]