VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfare ka ndodhur me 22 dhjetor?1894 - ÇËSHTJA DREYFUS FILLON NË FRANCË

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 05:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfare ka ndodhur me 22 dhjetor?
1894 - ÇËSHTJA DREYFUS FILLON NË FRANCË

E Hënë, 12.23.2013, 08:05pm (GMT+1)


1894 - Çështja Dreyfus fillon në Francë, kur oficeri Alfred Dreyfus  dënohet gabimisht për tradhti. Çështja u shndërrua në skandal politik dhe shihet shpesh si symbol universal i padrejtësisë dhe nga shembujt më të çuditshëm të dështimit të drejtësisë, ku rol të madh luajti shtypi dhe opinioni publik. Çështja filloi me dënimin e kapitenit Alfred Dreyfus, oficer artilerie me prejardhje hebreje. I dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzat se kishte dërguar dokumente sekrete france në ambasadën gjermane në Paris, Dreyfus u dërgua në koloninë burg në ishullin e Djallit në Guianën franceze. Dy vjet më vonë në 1896 dolën prova se dokumentat sekrete ua kishte dhënë gjermanëve një oficeri lartë i quajtur Ferdinand Walsin Esterhazy. Për të mos pranuar se kishin vepruar gabim dhe për të mbrojtur ushtarakun e lartë, zyrtarët manipulojnë faktet; madje sajojnë akuza të tjera kundër Dreyfusit. Kjo situatë solli në skenë shkrimtarë të njohur Emile Zola e Anatole Franse, të cilët botuan në gazetë shkrime e thirrje ku kërkohej rihapja e Çështjes Dreyfus. Letrat e tyre gjallëruan opinionin dhe tërhoqën aktivistë të tjerë. Në vitin 1899, Dreyfus u kthye në Francë për një tjetër gjyq. Përfundimisht të gjitha akuzat kundër tij u provuan të pabaza. Në 1906 Dreyfus shpallet i pafajshëm dhe kthehet si major në ushtrinë francize kur shërbeu gjatë gjithë Luftës së Parë Botërore dhe doli në pension me gradën e kolonelit. Historianët thonë se Çështja Dreyfus (1894-1906) zbuloi përçarje dhe prirje të kundërta të shoqërisë franceze; njerëzit kundër Dreyfusit ishin katolikë dhe pro-ushtrisë; njerëzit për Dreyfusin ishin pro-republikanë. Kjo ndarje acaroi politikën franceze, dhe lejoi ardhjen e radikalëve në pushtet.
 
1937 Tuneli Lincoln hapet për trafikun në New York. Ky tunel 2 presje 4 km i gjatë nën lumin Hudson, lidh Weehawken, New Jersey dhe Midtown Manhattan, New York.  Tuneli Lincoln është një nga dy tunelet e automobilave të ndërtuar nën lumë; tjetri është Tuneli Holland ku kalojnë rreth 108-mijë automjete në ditë.
 
1940 Beteja e Himares: Pas dy javë luftime, forcat greke zmbrapsin trupat italiane dhe marrin kontrollin e Himarës. Diktatori Italian Benito Musolini e pranoi se një nga arsyet e humbjes italiane ishte morali i lartë i trupave greke. Kontrolli grek i Himarës zgjati deri në prill 1941, kur Gjermania naziste ndërhyri duke i ardhur në ndihmë trupave italiane.
 
1989 - Presidenti komunist i Rumanisë, Nikolae Çaushesku rrëzohet nga Ion Iliesku  pas ditëve konfrontimesh të përgjakshme. Çaushesku dhe gruaja e tij, Elena, ikin nga Bukureshti me një helikopter ndërsa protestuesit shpërthejnë në brohoritje. Më pas çifiti Çaushesku ndalohen nga ushtria; ditën e Krishtlindjeve, gjykohen, dënohen me vdekje nga një gjykatë ushtarake nën akuza për gjenocid, dhe ekzekutohen. Lajmi mbi vrasjen e tyre shtoi shqetësimet mes udhëheqësve të mbetur komunistë në Evropën Lindore.
 
1989 - Porta e Brandenburgut në Berlin rihapet pas gati 30 vjetësh, duke i dhënë fund de-facto ndarjes së dy Gjermanive.
 
1992 - "Arkivat e Terrorit" zbulohen në një stacion policie në periferi të Asuncion, kryeqyteti i Paraguajit.  Avokati i të drejtave të njeriut Dr Martín Almada, ishte në kërkim për fotografi të një ish-të burgosuri. Në vend të saj, ai gjeti dosjet ku përshkruheshin fatet e mijëra amerikano-latinëve që ishin rrëmbyer, torturuar dhe vrarë nga shërbimet e sigurimit të Argjentinës, Bolivisë, Brazilit, Kilit, Paraguajit, dhe Uruguajit, në kuadër të Operacionit Condor. "Arkivat e Terrorit" përmbajnë të dhëna rreth 50-mijë njerëzve të vrarë, 30-mijë të zhdukurve dhe 400-mijë të burgosurve. Në maj të vitit 2000, një mision i UNESCO-s vizitoi Asuncion pas një kërkese nga autoritetet e Paraguajit për përfshirjen e arkivave të terrorit në Kujtesën e Rregjistrit të Botës, pjesë e një programi që synon ruajtjen e trashëgimisë dokumentare të njerëzimit.
 
Mendim i ditës
"Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet."
Friedrich Nietzsche

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 dhjetor?640 - ARABË MYSLIMANË MARRIN KËSHTJELLËN BABYLON NË DELTËN E NILIT (12.21.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor?1192 - RIÇARDI I I ANGLISË KAPET DHE BURGOSET NGA LEOPOLDI V I AUSTRISË (12.20.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 dhjetor?1606 - ANIJET SUSAN SONSTANT, GODSPEED AND DISCOVERY NISEN NGA ANGLIA (12.20.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 dhjetor?1495 - VDIQ ALFONSI II, MBRETI I NAPOLIT, MIKPRITËSI I ARBËRVE (12.18.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 dhjetor?1790 - NË MEKSIKË ZBULOHET GURI KALENDARIK I NJOHUR SI GURI I DIELLIT (12.18.2013)
'MEGA-ZJARRET' GLOBALË (12.16.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 dhjetor?1770 - NË KËLN LINDI LUDWIG VAN BEETHOVEN (12.16.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 dhjetor?1503 - LINDI MICHEL DE NOSTREDAME OSE NOSTRADAMUS (12.14.2013)
PËRKUJDESJA E URAVE TË HUNGARISË (12.14.2013)
DEMENTIA - NJË PROBLEM NË RRITJE NË GJITHË BOTËN (12.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]