VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur me 28 mars?37 - SENATI ROMAK EMËRON KALIGULËN PERANDOR

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 05:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur me 28 mars?
37 - SENATI ROMAK EMËRON KALIGULËN PERANDOR

E Shtunë, 03.29.2014, 08:27am (GMT+1)


37 - Senati romak emëron Kaligulën Perandor. Emri i tij i vërtetë ishte Gaius Julius Caesar Augustus Germanicus, por kur ishte fëmijë, dy ose tre vjeç, Gaius, ndërsa shoqëronte atin e tij, Germanicus, në fushata, vishej me uniformë, përfshi këpucë ushtarake, prej këtyre iu dha emri "Caligula -  "Këpuca". Kur disa mbretër erdhën në Romë për t'i bërë nderime dhe për të argumentuar mbi fisnikërinë e prejardhjes së tyre, Kaligula u tha "Le të ketë vetëm një Zot, dhe ky të jetë Mbreti", duke aluduar për veten e tij. Thuajse të gjitha burimet e mbijetuara e karakterizojnë Kaligulën si të çmendur. Seneka thotë se Kaligula u bë arrogant dhe fyes që kur u shpall perandor.  Sipas Josephus, fuqia a pushteti e bënë Kaligulën të mendonte se ishte Perëndi. Suetoni shkruan se Kaligula vuante nga epilepsia. Disa historianë modernë mendojnë se Caligula vuante nga hiperteroidismi.
 
1794 - Muzeu i Louvrit hapet për publikun (edhe pse zyrtarisht ishte hapur që nga gushti i vitit 1793).
 
1845 - Meksika ndërpret marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në. Tensionet midis dy vendeve ishin krijuar si rezultat i përpjekjeve amerikane për të populluar territore nën kontroll meksikan, dhe arritën kulmin me aneksimin e Teksasit, një ish- territor meksikan.
 
1930 - Lindi në Paris Amelia Rosselli, poete, bija e aktivistes angleze Marion Cave dhe Carlo Rossellit, intelektual hebre fiorentin, hero dhe përfundimisht martir i Rezistencës anti - fashiste evropiane. Emelia u rrit si refugjate mes Francës, Anglisë, dhe Shteteve e Bashkuara - më në fund u vendos në Romë. E vetëquajtur "poete hulumtuese" Amelia ishte përkthyese, muzikante, muzikologe, dhe autore e 8 përmbledhjeve me poezi. Ajo përktheu në italisht disa poetë, përfshi Emily Dickinson e Sylvia Plath, dhe është konsideruar gjerësisht një nga poetët më të rëndësishëm italianë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Amelia Rosselli vrau veten në shtëpinë e saj në Romë në vitin 1996.
 
"Ka diçka si dhimbje në këtë dhomë,
Kapërcyer, por pesha e objekteve ndjehet,
Duke nënkuptuar rëndesë dhe humbje.
Ka diçka si të kuqe në pemë,
Por baza e llambës është portokalli
Blerë në vende që nuk dua t'i kujtoj
Sepse edhe ato peshojnë.
Uria e tjetrit s'mund të kuptohet
Burimet janë stilizuar
Saktë për ato që duan
Ndryshimin e fatit të burrave
të ndarë nga zhurmat.." (Amelia Rosselli)

 
1930 - Konstandinopoja dhe Angora ndryshojnë emrat për Stamboll dhe Ankara.
 
1939 - Lufta Civile Spanjolle: Mbrojtësit republikanë në Madrid ngrenë flamurin e bardhë mbi qytet, dorëzohen, dhe nacionalistët fitimtarë hynë me triumf; Lufta Civile Spanjolle përfundon. Deri në një milion jetë njerëzish humbën në konfliktin më shkatërruese në historinë spanjolle.
 
Mendim i ditës
"Për poezinë nuk ka vende të mëdha e as të vogla. Trualli i poezisë është në zemrën e të gjithë njerëzve."
Jorgos Seferis (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 mars?196 para erës së re - PTOLEMEU V NGJITET NË FRONIN E EGJIPTIT (03.28.2014)
KOHA PËR UDHËHEQJEN AMERIKANEAvionë të telekomanduar dhe sanksione në vend të luftës. Obama i ka rivendosur piketat e politikës së jashtme amerikane (03.26.2014)
SPANJA NUK HEQ DORË NGA KATALONJAGjykata Kushtetuese spanjolle ndalon përpjekjet e Katalonjës për pavarësi. Por qeveria rajonale në Barcelonë nuk do të ndalet (03.26.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 26 mars?1169 - SALADINI BËHET EMIR I EGJIPTIT (03.26.2014)
MISTERET E AVIONIT MALAJZIAN (03.25.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 mars?421 - THEMELOHET VENECIA, ME RËNIEN E KËMBANAVE NË ORËN 12:00 (03.25.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 24 mars?1830 - NË AUSTRI LINDI POETI ROBERT HAMERLING (03.24.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 mars?1775 - PATRICK HENRY DEKLAROI 'MË JEPNI LIRINË OSE VDEKJEN' (03.24.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 22 mars?238 - GORDIAN I DHE I BIRI GORDIAN II SHPALLEN PERANDORË (03.22.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 21 mars?630 - PERANDORI BIZANTIN HERAKLIU RIKTHEN 'KRYQIN E VËRTETË' NË JERUZALEM (03.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]