VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori Çfarë ka ndodhur më 7 prill?1498 - TURMA VËRSHON NË MANASTIRIN E SAVONAROLAS

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 09:36am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori Çfarë ka ndodhur më 7 prill?
1498 - TURMA VËRSHON NË MANASTIRIN E SAVONAROLAS

E Martë, 04.08.2014, 01:14pm (GMT+1)


1498 - Turma vërshon në manastirin e Savonarolas në San Marco, Florence, Itali, për të ndjekur debatin midis Savonarolës, rilindas dhe predikues i krishterë tepër aktiv dhe priftërinjve. Por Savonarola, gjaknxehtë, e humbi debatin kur pranoi të kryente një mrekulli duke ecur mbi qymyr të ndezur; papritur shiu filloi, sheshi u përmbyt dhe zjarri u shua. Kisha e akuzoi Savonarolën për magji, e dënoi me varrje dhe pas vdekjes, me djegie. Savonarola njihet për krijimin e virtytit teologjik të Caritas, ose Dashurisë; ai argumentonte se kur duan të afërmin a të tjerët, të krishterët kthejnë dashurinë që ata kanë marrë nga Krijuesi dhe Shpëtimtari i tyre.

1795 - Franca miraton metrin si masë themelore të gjatësisë.

1939 - Italia pushton Shqipërinë - ishte një fushatë e shkurtër ushtarake nga Mbretëria e Italisë kundër Mbretërisë Shqiptare. Konflikti ishte rezultat edhe i një gare pushtimesh midis Musolinit dhe Hitlerit. Pasi Hitleri kishte pushtuar Çekosllovakinë më 15 mars pa njoftuar paraprakisht Musolinin, diktatori italian vendosi të vazhdojë me aneksimin Italian të Shqipërisë. Mbreti Zog, ikën dhe pas shumë ndalesash në disa kryeqytete evropiane, familja mbretërore u vendos në Angli, ku qëndroi deri në vitin 1946 para se të shkonte në Egjipt me ftesë të mbretit Faruk. Në vitin 1955, familja mbretërore shqiptare në mërgim vendoset në Francë.

1948 - Themelohet Organizata Botërore e Shëndetësisë, agjenci e OKB-së.

1962 - Ish-nënpresidenti jugosllav Milovan Djilas kthehet në burg. Në qelinë e tij, Gjilas shkroi disa libra dhe shumë kritika të tjera të fuqishme ndaj komunizmit që e bënë atë një disident klasik; Gjilas shkroi edhe dy romane, dy vepra autobiografike, dhe disa vëllime me tregime të shkurtra.

"Në vitin 1981, pas fillimit të demonstratave shqiptare në Kosovë, për të cilat pak kush në botën e jashtme kishte ndonjë interesim, Gjilasi më tha: "Sistemi ynë është ndërtuar për t'u menaxhuar vetëm nga Tito. Tani që Tito nuk është më dhe gjendja jonë ekonomike bëhet kritike, do të ketë një prirje të natyrshme për centralizim më të madh të pushtetit. Por ky centralizim nuk do të ketë sukses, sepse do të jetë kundër bazave etnike-politike të pushtetit në republika. Ky nuk është nacionalizmi klasik, por një nacionalizëm më i rrezikshëm, burokratik i ndërtuar mbi interesin vetjak ekonomik. Kjo është mënyra se si sistemi jugosllav do të fillojë të rrëzohet". (Balkan Ghosts, Robert Kaplan, 1993). Milovan Gjilas (1911 - 1995) ishte politikan jugosllav komunist dhe teoricien. Ai kishte qenë figurë e rëndësishme në lëvizjen partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore ,dhe në qeverinë e pas-luftës. I vetëshpallur Social-Demokrati, Gjilas u bë një nga disidentë më të njohur në Jugosllavi dhe të gjithë Bllokut Lindor.

1978 Bibla Guttenberg  (botuar në shek. XV) shitet për 2 milionë dollarë gjatë një ankandi në Nju Jork.

1983 Në Egjipt, zbulohet skeleti më i vjetër i njeriut - 80 mijë vjeçar.

1994 - Ekstremistët Hutu në Ruandë fillojnë masakrimin e pjestarëve të fisit Tuci  dhe të hutuve politikisht të moderuar. Brenda 100 ditëve të masakrës, u vranë rreth 800 mijë njerëz.

Mendim i ditës

"Mos kij turp për të mësuar nga të tjerët".


Girolamo Savonarola
(za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AVIONËT PA PILOTË DHE STRATEGJIA E PENTAGONIT (04.07.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 6 prill?610 - KURANI ZBRET NË TOKË (04.06.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 prill?456 - SHËN PATRIKU KTHEHET NË IRLANDË SI PESHKOP MISIONAR (04.05.2014)
ARTI DHE SYRI ARTIFICIAL (04.05.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 prill?1081 - ALEKSI I COMNENUS BËHET PERANDOR BIZANTIN (04.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 prill?33 - NDODHI KRYQËZIMI I JEZU KRISHTIT (04.03.2014)
ZBULOHET ENIGMA - VIRGJËRESHA DHE SKËNDERBEU, SI RA NË DUART E ITALIANIT TË FAMSHËM CARPACCIOSpeciale - A është Skënderbeu i pranishëm në tablotë e piktorit të famshëm të Rilindjes italiane Vittore Carpaccio (04.03.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 2 prill?1453 - SULLTAN MEHMETI II FILLON RRETHIMIN E KOSTADINOPOJËS (04.02.2014)
NJË PRILLI - DITA E RRENAVE (04.01.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 1 prill?0000 - DITA E GËNJESHTRAVE, DIKUR DITA E VITIT TË RI (04.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]