VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 qershor?1462 -MBRETI VLAD II I VLLAHISË SULMON NATËN PËR TË VRARË SULLTAN MEHMETIN II

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 04:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 qershor?
1462 -MBRETI VLAD II I VLLAHISË SULMON NATËN PËR TË VRARË SULLTAN MEHMETIN II

E Mërkurë, 06.18.2014, 10:45am (GMT+1)


1462 Mbreti Vlad III i Vllahisë (Wallachia, Transilvania, Besarabia, Rumania) ndërmerr një sulm gjatë natës në përpjekje për të vrarë sulltanin Mehmed II - sulltani shpëtoi, por dëmi ishte i madh; ai u detyrua të  tërhiqej i tmerruar kur pa rreth 20 mijë ushtarë të tij të  masakruar.  Konflikti kishte filluar me refuzimin e mbretit Vlad (Drakula) për të paguar taksën që Sulltani kishte vendosur mbi jo-muslimanët. Por konflikti kishte arsye më të thella; Pas pushtimit të Kostandinopojës në vitin 1453, sulltan Mehmedi u përgatit për fushatat e tjera. Në perëndim, Skënderbeu ishte bërë pengesë; vazhdonte t'i sillte telashe; kishte bashkuar princat e vendit të tij, ndërsa fqinjët po merrnin shembull duke kundërshtuar osmanët; gjithashtu, Bosnja hezitonte të paguante taksën mbi jo-muslimanët; dhe Vllahia kontrollonte Danubin që sulltan Mehmedit i duhej si pikënisje për sulmeve detare kundër Perandorisë së Shenjtë Romake.

1579 Eksploruesi anglez Francis Drake mbërrin në territorin që e quan Nova Albion (California).  Albion, është emër arkaik për ishullin e Britanisë. dhe i referohet Shkëmbinjëve të Bardhë në Dover. Emri për Skocinë në gjuhët kelte lidhet me Albion: Alba në galisht, Albain në irlandisht, Nalbin në mannks dhe Alban në uellsh, kornish dhe breton. Këta emra më vonë u latinizuan në Albania dhe anglicizuan në Albany, që u bënë edhe emrat për Skoci. Ndërsa Albionoria ("Albion i Veriut") u sugjerua pak kohë si emër i mundshëm i Kanadasë. Në vitet 1700, poeti anglez Hildebrand Jakobi shkroi një poemë epike me titull "Brutus Trojani, Themelues i Perandorisë Britanike", duke ndjekur shembullin e poemës epike Eneida ose legjendën e themelimit të Romës. Për këtë, Jakobi u frymëzua nga "ËœHistoria britanike' e XhefrI Monmouth (she. XII); ky libër deri në shekullin e 18, konsiderohej si libri bazë i historisë britanike. Monmouth shkruan se Brutus, nipi i Eneas, pas një grindjeje, ikën nga fisi i tij, kalon detin (Adriatik/Jon) dhe hidhet në Epir, Butrint. Aty ai takon trojanë që ishin sjellë si  skllevër pas shkatërrimit të Trojës. Brutus i çliron ata dhe me anije niset nëpët det; pas shumë aventurash ata zbarkojnë në ishullin që mori emrin e prijësit, Brutis, Britan, Britanik. Pastaj ai themeloi një qytet, të cilën e quajti Troia Nova, apo Troja e Re. Me kalimin e kohës emri u shtrembërua në Trinovantum, dhe më vonë qyteti do të quhej London, Londër. Pas vdekjes, Brutus u varros në Trinovantum, dhe ishulli Britanik u nda mes tre bijve të tij; Lokrin (Angli), Alban (Skoci) dhe Kamber (Uells).

1631 - Mumtaz Mahal vdes gjatë lindjes së fëmijës. Burri i që lundronë në të dhe shqyrtojnë në hollësi drejtimin e lumit.

1885 - Në limanin e Nju Jorkut mbërrin Statuja e Lirisë -  ishte një dhuratë për Shtetet e Bashkuara nga populli i Francës. Statuja një figurë femre përfaqëson Libertas, perëndeshën romake të lirisë, e cili mban një pishtar dhe një tabletë, simbol i ligjit, mbi të cilën është gdhendur data e Shpalljes Amerikane të Pavarësisë, 4 korrik 1776. Një zinxhir i këputur qëndron në këmbët e saj. Statuja është ikonë e lirisë dhe e Shteteve të Bashkuara: shenjë mikpritëse për emigrantët që vijnë nga larg.

1939 - Përdorimi i fundit i gijotinës në publik në Francë: Eugen Weidman, i dënuar për vrasje, ekzekutohet me gijotinë jashtë Versajës.

1940 - Tre vendet balltike; Estoni, Letoni dhe Lituani bien nën pushtimin e Bashkimit Sovjetik.

1955  - Mjekët kryejnë transplantimin e parë të veshkave në botë, në një spital të Çikagos, Illinois, SHBA.
.
1963 - Gjykata e Lartë Shtetet e Bashkuara kërkon heqjen e detyrimit për recitimin e vargjeve të Biblës dhe Lutjeve Zotit në shkollat publike.

1972 Skandali Watergate; Herët në mëngje 5 veta u arrestuan për hyrjen në zyrat e Komitetit të Partisë Demokrate që ndodheshin në ndërtesën Watergate (kompleks zyrash dhe apartamentesh në kryeqytetin Uashington. 3 prej tyre ishin emigrate kubanë, një ishte kubano-amerikan, dhe personi i pestë, James McCord, ish-agjent i CIA-s. Atë ditë, personat e arrestuar u akuzuan për vjedhje. Por të nesërmen u zbulua se McCord ishte bashkërendues për çështje të sigurisë në komisionin për ri-zgjdhjen e presidentit Riçard Nikson; më vonë u zbulua se qëllimi i tyre ishte vendosja e pajisjeve të përgjimit në zyrat e Partisë Demokrate, opozitare e Partisë Republikane të presidentit Nikson.

Mendim i ditës
"Na shqetëso, Zot, kur jemi shumë të kënaqur me veten, kur ëndrrat na realizohen sepse kemi ëndërruar shumë pak, kur zbarkojmë të sigurtë, sepse kemi lundruar shumë afër bregut".
Francis Drake (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 qershor?363 - PERANDORI ROMAK JULIAN IU VË FLAKËN ANIJEVE QË TË MOS BIEN NË DUART E PERSIANËVE (06.17.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 15 qershor?1215 - MBRETI XHON I ANGLISË VË VULËN MBI DOKUMENTIN MAGNA CARTA (06.16.2014)
PROJEKTIMI I EUROPËS - SHTETE TË 'KLASIT' TË PARË DHE TË DYTË (06.16.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 qershor?1158 - DUKA I SAKSONISË DHE BAVARISË THEMELON QYTETIN MÃœNICH (06.15.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 13 qershor?313 - DEKRETI I MILANOS QË IU JEP LIRINË FETARE TË GJITHË BANORËVE TË PERANDORISË ROMAKE, SHPALLET NË NICOMEDIA (06.14.2014)
HËNA E PLOTË DHE E PREMTJA E DATËS 13 - SIMBOLIKË E NDËRLIKUAR? (06.13.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 12 qershor?1665 - AGLEZËT RIEMËROJNË NJU JORKUN (06.12.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 11 qershor?1184 para erës së re - LUFTA TROJANE: TROJA SHKATËRROHET DHE DIGJET (06.11.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 10 qershor?323 para erës së re - VDIQ ALEKSANDRI I MADH (06.11.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 9 qershor?68 - PERANDORI ROMAK NERONI VRET VETEN (06.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]