VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Bashkimi Evropian (BE) i ri duhet të merret më 2010 me probleme të vërteta

                                                                                      

E Mërkurë, 05.01.2024, 02:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Bashkimi Evropian (BE) i ri duhet të merret më 2010 me probleme të vërteta
E Martë, 01.05.2010, 09:53pm (GMT+1)

 

 

Herman Van Rompuy

 

Përfaqësuesi i përhershëm i Presidencës së BE-së, Herman Van Rompuy ka filluar punën dhe ka caktuar mbajtjen e një samiti të posaçëm ekonomik. Ka ardhur koha për të fillluar zgjidhjen e problemeve të vërteta në BE.

 

Marrëveshja e Lisbonës merr kuptim me Rompuy-in

Para një viti ishte krejtësisht e paqartë nëse në janar të vitit 2010 do të kemi një Përfaqësues të përhershëm të Presidencës së BE-së. Madje edhe nga mesi i vitit 2009 dukej se Marrëveshja e Lisbonës mund të dështonte shumë lehtë. Futja e Herman Van Rompuy-it në zyrat e reja shënon një fund të rëndësishëm: fundin e egocentrizmit.

Me vite të tëra kanë zgjatur përpjekjet e BE-së për refomën e tij të brendshme. Më e rënda ishte pyetja që përsëritej tërë kohën: sa centralizim është i domosdoshëm me qëllim që BE-ja të veprojë sa më mirë? Marrëveshja e arritur me siguri që nuk shënon kthesa radiale, sepse përparësia mbetet tek vendet anëtare. Por është krijuar një bazë e re pune, e cila mund të dëshmohet si solide, edhe për faktin se është punuar shumë gjatë në krijimin e kësaj baze.

 

BE-ja  nuk mund të justifikohet më pse nuk po vepron, por duhet të fillojë zgjidhjen e problemeve. Shumë gjëra janë bërë vitet e kaluara vetëm me gjysmë zemre, sepse tërë kohën flitej për dështimet e Marrëveshjes së Lisbonës. Financat, kriza ekonomike, politika e ruajtjes së mjedisit apo dhe ajo e emigrantëve, të gjitha këto çështje ishin nën hijen e pyetjes kryesore, që shtrohej në secilin takim të Këshillit të Ministrave: çfarë do të bëhet me Marrëveshjen e Lisbonës? Politikanët e BE-së kanë përjashtuar mundësinë e pranimit të anëtarëve të rinj me shpjegimin se fillimisht duhet të miratohet Marrëveshja. Pasuan edhe grindjet rreth rizgjedhjes së Presidentit të Komisionit José Manuel Barroso dhe komisionerëve të rinj. Zgjedhja e komisionerëve ende nuk ka përfunduar, por edhe kjo do të bëhet së shpejti. Edhe në këtë drejtim së shpejti do të ketë qartësi të plotë.

 

A do të jetë në gjendje të veprojë tani BE?

BE-ja mund të fillojë këtë vit me më pak barra të panevojshme. Megjithatë shtrohet pyetja nëse me të vërtetë është në gjendje të veprojë? Apo egocentrizmi në BE është një gjendje normale? Ishte Marrëveshja e Lisbonës ndoshta vetëm justifikim i mirëseardhur për të mos u përballur me problemet e vërteta? BE-ja duhet të dëshmojë atë që është e vetëkuptueshme: ai nuk ekziston vetëm për të kënaqur vetveten, por për të zgjidhur problemet.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Gjykata Supreme e Malajzisë lejon fjalën Allah për të krishterët (01.04.2010)
Shkenca që ndryshoi botën në vitin 2009Nga Richard Solash (01.01.2010)
Burj Dubai, kulla rekord botëror e cila ka me e përzënë krizën botërore (12.29.2009)
"The American Interest": Dy shtyllat e "shekullit të ri" amerikan. Sekreti i vogël i modelit amerikan të luftës (12.29.2009)
Intervistë me Henry Kissinger dhe Hillary ClintonNga Jon Meacham (12.28.2009)
Si u bë 25 dhjetori Krishtlindje/A është e vërtetë ditëlindja e Krishtit? (12.25.2009)
Dëshmi e humanizmit mes popujve - varreza e ushtarëve gjermanë në Tiranë (12.24.2009)
Rrëzimi i Ã‡ausheskut - kthesa politike në Rumani 20 vjet më parë (12.22.2009)
Marrëdhënie të vështira midis Kërtni Llav dhe së bijës Fransis Binsë (12.20.2009)
Çfarë ndodh në botën e egër të Wall Street-it? (12.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]