VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EKSPOZITË - DORËSHKRIMET E DETIT TË VDEKUR

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 03:27am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
EKSPOZITË - DORËSHKRIMET E DETIT TË VDEKUR

E Djelë, 04.05.2015, 06:14pm (GMT+1)



Dokumentet e lashta të njohura si Dorëshkrimet e Detit të Vdekur u zbuluan në mesin e shekullit të 20, dhe ato vazhdojnë të japin të dhëna për jetën dhe besimet fetare në Izraelin e lashtë. Një ekspozitë në Los Anxheles tregon se si shkenca moderne është duke sjellë në jetë historinë e këtyre dokumenteve të lashta.

Ekspozita më e madhe e këtij lloji e shfaqur ndonjëherë jashtë Izraelit mund të shihet në Qendrën Shkencore të Kalifornisë.

Vizitorët mësojnë mbi historinë e dorëshkrimeve të lashta që janë fshehur në shpellat e qytetit të sotëm të Bregut Perëndimor gjatë shekullit të parë, për t'i mbrojtur ato nga ushtria romake.

Dorëshkrimet janë shkruar në një periudhë qindra vjeçare dhe ilustrojnë larminë e Izraelit të lashtë, i cili ishte shtëpi e sekteve të ndryshme hebraike, si dhe të krishterët e hershëm.

Dokumentet përfshijnë shkrime sektare, dhe gjithashtu tekste biblike që janë të rëndësishme për të tre besime, thotë Konsulli i Përgjithshëm i Izraelit në Los Anxheles, David Siegel.

"Bariu, i cili në vitin 1947 hyri në atë shpellë dhe gjeti këto dorëshkrime, zbuloi dorëshkrimet më të hershme të njohura të Biblës. Pra, ato janë të rëndësishme për hebrenjtë, por edhe për të krishterët dhe për myslimanët".

Shkencëtarët kanë studiuar dorëshkrimet duke përdorur teknika moderne, për të bashkuar mijëra fragmente të pergamenëve dhe papirusit në qindra tekste, thotë punonjësja e Qendrës Shkencore të Kalifornisë, Diane Perlov.

"Shkencëtarët kanë përdorur imazhe shumë-spektrale, karbonin-14 për përcaktimin e vjetërsisë, analizat e ADN-së dhe mjete të tjera për t'i bashkuar të gjitha këto pjesë individuale në të njëjtin dorëshkrim, në mënyrë që ato të jenë të lexueshme".

Klima e rajonit ka ndihmuar në ruajtjen e dorëshkrimeve, thotë bashkë-kuratorja e ekspozitës Risa Levitt Kohn.

"Ishte një situatë klimatike vërtetë unike pranë Detit të Vdekur: lagështia, temperatura, dhe fakti që këto dokumente janë fshehur në shpella".

Objekte mbretërore dhe rituale dhe artikuj nga jeta e përditshme që përfshirjnë një periudhë 1200 vjeçare janë gjithashtu pjesë e kësaj ekspozite.

Ato përfshijnë monedha, qeramikë, dhe një gur tre-tonësh nga Muri Perëndimor, e vetmja mbetje e tempullit të dytë hebraik, të shkatërruara nga pushtuesit romakë në vitin 70.

Analizat e vazhdueshme janë rezultat i punës së shumë ekspertëve, thotë bashkë-kuratorja e ekspozitës Debora Ben-Ami e Autoritetit Izraelit të Antikitet.

"Ne jemi duke treguar një histori të plotë, duke u nisur nga e tashmja dhe duke shkuar prapa në të kaluarën, në një kohë të ndryshme, në një vend tjetër, duke e kuptuar gjithë kontekstin dhe rëndësinë e kësaj historie".

Zonja Ben-Ami thotë se shumë çështja janë ende të pazgjidhura, përfshirë edhe identitetin e njerëzve të cilët i kanë fshehur dorëshkrimet. Por shkencëtarët dhe studiuesit janë ende duke punuar për të hedhur dritë mbi këto dorëshkrime të lashta. za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PANAIRI NDËRKOMBËTAR I MAKINAVE NË NJU JORK (04.05.2015)
TURQI - ZBULOHET QYTETI MË I MADH NËNTOKËSOR NË BOTË (04.05.2015)
ZYRTARJA E USAID - PËR MË SHUMË GRA NË POLITIKË, DUHEN NDRYSHUAR KRITERET (04.05.2015)
SA TË RREZIKSHËM JANË MYSLIMANËT E AMERIKËS (04.05.2015)
SA MYSLIMANË PRITET TË KETË EVROPA MË 2050 (04.05.2015)
TEKNOLOGJIA E RE ZËRIT (03.19.2015)
NEVOJA E REFORMIMIT TË ISLAMIT (03.19.2015)
A PO RRUDHET SHTETI ISLAMIK? (03.19.2015)
INTERNET TË SHPEJTË PËR TË GJITHË? (03.15.2015)
JA PROJEKTI PËR ZGJERIMIN E MEKËS (03.15.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lartë]