VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - IU SHËRBEU TETË PRESIDENTËVE, NGA TRUMANI TEK REGANI

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 10:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
IU SHËRBEU TETË PRESIDENTËVE, NGA TRUMANI TEK REGANI
E Shtunë, 04.03.2010, 06:12pm (GMT+1)

 

 

Nga Truman më 1952 tek Reagan më 1986, iu shërbeu tetë presidentëve. Ka dekur 90 vjeç maxhordomi i Shtëpisë së Bardhë Eugene Allen, një zezak nip i skllevërve nga Virgjinia. Dita e tij më e bukur: marrja e kreut të Shtëpisë së Bardhë nga Obama

 

Voal-online Ka vdekur 90 vjeç maxhordomi më i njohur i Shtëpisë së Bardhë, një mjeshtër i pagabueshëm i etiketës, i cili ishte në shërbim të tetë presidentëve, nga Truman në vitin 1952 tek Reagan në vitin 1986, dhe që i ruajti me xhelozi sekretet. Për një të tretë shekulli, Eugene Allen, një zezak nip i skllevërve nga Virgjinia, një demokrat centrist çka ai asnjëherë nuk e shpalli meritoi besimin e burrave më të fuqishëm të rruzullit, dhe nganjëherë dha ndihmesën në përcaktimet e tyre politike. Ditën e tij më e bukur, deklaroi muajin e shkuar, e përjetoi pasi ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë. Ishte dita kur filloi detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, zezak si ai. Obama e renditi mes miqve të nderit, dhe një marins e shoqëroi deri në vendin ku do të ulej. Eugene Allenit iu duk njëfarë shpërblimi, realizimi i ëndërrës së tij: nga guzhina, raca e tij kishte arritur në Studion ovale të Shtëpisë së Bardhë.

 

 

STILI DHE NATYRA E REZERVUAR

 

Allen, që i vdiq gruaja më 2008, pas 65 vitesh martese, punonte në një klub anglez në Uashington kur u muar si kamarier. Stili i tij dhe natyra e tij e rezervuar ua ngjallën simpatinë të tetë presidentëve. Eisenhower e pyeti për racizmin në jugun e largët përpara se t'i dërgonte trupat për të mbrojtur zbatimin e ligjit kundër segregacionit në shkolla. John Kennedy donte që ta takone Martin Luther Kingun, liderin e të drejtave civile, ftuar prej tij në Shtëpinë e Bardhë. Allen tregonte se lidhjen më të ngushtë dhe më të vështirë e pati me presidentin Lyndon Johnson, një liberal që shpalli ligjet mbi integrimin racor në vitin 1964 e në vitin 1965. Si teksan i kulluar që ishte, Johnson sillej herë si një despot e herë si një mik: «halli i tij më i rëndë ishte lufta në Vietnam, për ta qetësua ia çoja një gotë me qumësht dhe një gotë me scotch. Kur ishte i qetë më pyeste për tim bir, i cili luftonte në front». Richard Nixon ishte i pari që e mori me vete maxhordomin në avionin Air Force One, Shtëpinë e Bardhë fluturuese, dhe Jimmy Carter ishte i pari që e merrte në Camp David, strehën e week end-eve në Maryland.

 

«Asnjëri nuk më poshtëroi kurrë», tregon Allen. «Madje të gjithë më mbushin plot me lëvdata dhe sjellje të njerëzishme." Carter pinte shpesh me të ndonjë gotë birrë. Jerry Ford, ditëlindja e të cilit i binte në të njëjtën ditë me të tijën, më 14 korrik, donte që të shkëmbenin dhurata me njëri tjetrin çdo vit. E pas vdekjes së John Kennedy-t, Jacqueline Kennedy ia dhuroi kravatën e preferuar të presidentit: «E vendosa në një kornizë, është kujtimi im më i çmuar», saktëson maxhordomi. «The First Lady më kishte ftuar në funeral, por kisha refuzuar, në mënyrë që të merresha me përgatitjet e pritjes së vizitave të mëvonshme." Një tjetër First Lady, Nancy Reagan, ia bëri nderimin më të madh. Një mbrëmje hyri në guzhinë dhe i tha: «Në banketin e nesërm të Shtetit nuk do të shërbesh ti." Pse? Protestoi Allen. «Sepse ti dhe gruaja jote do të qëndroni me ne." Atë natë magjike, kur kamarierët e trajtonin si një president, Eugene Allen vendosi t'i japë fund karrierës së tij. Një javë më vonë shkoi në pension.

 

INSTITUCION

 

Në Uashington ishte bërë një institucion, dhe vërshuan mbi të propozimet për të shkruar një libër, për të xhiruar një film, për t'u shfaqur në televizion, e tjerë, e tjerë. Ai refuzoi gjithmonë: "Ishte njeriu i lindur për të ruajtur sekrete," ka komentuar i biri Charles. «Ka me vete sekretet e tetë presidentëve. Kishte arka të tëra me fotografi dhe letra, por nuk na foli er to as neve." Bashkësia zezake e Uashingtonit do ta kujtojë në një ceremoni javën e ardhshme. Në kulmin e luftës për të drejtat civile e kishte kritikuar si një xha Tom, një darling të të bardhëve, një zezak tepër i përunjur. Por me kalimin e kohës e ka rivlerësuar: në mënyrën e tij, përveçse një profesionist i madh, Allen kishte qenë në fushën e shahur një oficer i fshehur i racës së tij./Elida Buçpapaj

(http://www.corriere.it)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Drogë në vend të qepëve (04.01.2010)
Helmut Kohl - Kancelari i ribashkimit shfaqet rrallë në publik (03.30.2010)
Spiun i shërbimeve sekrete në Bundestag (03.26.2010)
Uji i pijshëm shumë i çmueshëm (03.22.2010)
Zotërinjtë e Vatikanit/Pushteti i Papëve (03.21.2010)
GJERMANËVE IU RRËNQETHET MISHI (03.19.2010)
"VDEKJA E TREGTARIT TË VOGËL" NË RRUGËT E ATHINËS (03.18.2010)
GJERMANIA KA DYFISHUAR EKSPORTET E ARMËVE (03.16.2010)
MBRETI FERDINAND, AURELIA DHE AJVAZ VOKANga MARIA VASILESCU (1921-2005) (03.13.2010)
KOMISIONI I BASHKIMIT EVROPIAN MBËSHTET IDENË E NJË FONDI MONETAR VETËM PËR SHTETET E EUROZONËS (03.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]