VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KRIZA MORALE MË E RËNDË SE KRIZA EKONOMIKE - SKANDALI I MITMARRJES NË GREQI

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 04:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
KRIZA MORALE MË E RËNDË SE KRIZA EKONOMIKE - SKANDALI I MITMARRJES NË GREQI
E Martë, 06.01.2010, 06:04pm (GMT+1)

Pamje simbolike

Në Greqi, problem nuk janë vetëm borxhet, por edhe korrupsioni i thellë i klasës politike. Ish-ministri i Transporteve Tasos Mandelis pohoi para Komisionit Hetimor Parlamentar se ka marrë nga Siemens 425.000 marka.

AROCOS dhe Siemens-i

Ish-ministri socialist i Transporteve, Tasos Mandelis, i mandatit të parë të qeverisjes 7 vjeçare 1996-2004 të Kostas Simitis, pohoi para Komisionit Hetimor Parlamentar për "skandalin grek të Siemens" se më 2 nëntor të vitit 1998 në llogarinë e tij të hapur nga kumbari i tij në Zvicër me emrin e koduar AROCOS hynë 200.000 marka gjermane. Në shkurt të vitit 2000 në të njejtën llogari depozitohen 225.000 marka të tjera, që ashtu si edhe të parat ministri nuk i quan mitmarrje por "subvencionim elektoral". Deponimi i u përjetua si një shok i madh nga opinioni që ndjehet i "tradhtuar" nga korrupsioni i madh i politikës dhe kërkon shpagim.

Logoja e firmës

"I hëngri njeri, i hëngri tjetri dhe tani paguajmë haraçin ne të tjerët" thotë një qytetar për dimrin e madh që solli në buxhetet familjare borxhi financiar i më se 300 miliardë eurove. "Të shkojnë të gjithë në burg, por mbrojnë njeri-tjetrin dhe zor se i hyn gjemb në këmbë ndokujt" thotë një tjetër. Presioni i madh i opinionit publik bëri që kësaj radhe të reflektojë në kohë edhe Drejtësia, e cila i ndaloi largimin nga vendi ish-ministrit dhe evitoi kështu përsëritjen e fiaskos se një viti e gjysëm më parë. Atëherë kreu i Siemens-it Hellas Mihalis Kristoforakos që përllogaritet se ndante andej këndej partive dhe politikanëve 100 milionë marka për të bërë punët me sipërmarrje direkte dhe pa tenderime, u largua për në Gjermani për të mos u përballur kurrë me drejtësinë greke.

Pantullas: Të gjithë jemi vënë para një ventilatori që na hedh baltën e korrupsionit

Salla plenare e parlamentit grek

"Jam këtu për t'u dhënë çdo shpjegim të nevojshëm autoriteteve gjyqësore greke" deklaroi Mandelis, që nuk është aq i mbrojtur sa mendonte nga ligji grek, sipas të cilit nuk i njihet asnjë përgjegjësi ministrave 5 vjet pas shkeljes ligjore. Tanimë Mandelis përballet veç të tjerash dhe me krimin e rëndë të larjes së parave të llogarive të tij. "Nga foltorja e parlamentit kërkova që të ndërhyjë ministri i Financave me qëllim që të bëhet bllokimi i pasurisë së zotit Mandelis dhe me padinë e njëkohshme kundër tij të arrijmë në sekuestrimin përfundimtar të saj" thotë për Deutsche Welle deputeti i Partisë Socialiste në pushtet Mihalis Pantullas. Deponimin e Mandelis ai e cilëson "ofezë", ndaj parlamentit.

Pantullas, deputeti masovik socialist i zonës së Janinës, me një lidhje të veçantë me elektoratin e tij, bëhet zëri i asaj pjese të politikës që kërkon spastrim të plotë të pjesës së saj të kalbur. "Nuk dua në asnjë rast, se kam shumë vite që merrem me çështjet publike, që akoma edhe heshtja ime të konsiderohet si indeks bashkëfajësie" thotë Pantullas, i cili shton se "për fat të keq të gjithë jemi vënë para një ventilatori që hedh baltë" dhe siç thotë populli "bashkë me të thatat digjen dhe të njomat". Ka gjasa që në Komision të ftohet edhe ish-kryeministri Simitis, siç kërkon opozita e djathtë që çështjen Siemens e konsideron "skandal eksluziv" të socialistëve.

Spekulimet vazhdojnë

Kryeministri grek, Papandreu ka shumë punë derisa të shërojë Greqinë nga korrupsioni

Spekulimet më të fundit flasin për mitmarrje nga Siemens edhe të një ministri të ish-kabinetit të djathtë të Kostas Karamanlis. Të tjera flasin për listë tjetër me emra politikanësh dhe gazetarësh që kanë marrë para nga Siemens. Ndoshta mund të zbulohen edhe emrat e 9 politikanëve që kanë marrë si dhuratë pajisje elektrike shtëpiake nga Siemens, që aktualisht refuzon t'i publikojë, sipas njoftimeve të ndryshme. "Ia dedikojmë këtë në radhë të parë brezit të ri, demokracisë dhe në qoftë se nuk e arijmë do të jetë një akt i pamoralshëm i brezit tonë" përgjigjet Pantullas i pyetur nëse beson se "çështja Mandelis" do të shërbejë si shans për "katarsis" në sistemin politik. Është po e njëjta pikëpyetje nëse kriza mund të shndërrohet në shans zhvillimi për ekonominë.

Papandreu: Të godasim korrupsionin edhe sikur të lypset të gjakosemi edhe vetë

Po, thotë Papandreu që beson në shërimin e sistemit politik dhe në një happy end të asaj që ndryshe quhet tragjedi moderne greke. "Dikur kam thënë se duhet t'i japim oksigjen gjithë sistemit tonë politik dhe shoqërisë, duke goditur korrupsionin, edhe pse do të na lypset të gjakosemi" deklaroi këtë fundjave Papandreu gjatë turit të ri të kontakteve me popullin. "Kriza morale është më e rëndë se kriza ekonomike" ishin fjalët karakteristike të ministres së Arsimit Ana Djamantopullu, duke dhënë kështu stigmën e sindromit të krizës së gjithanshme që po kalon vendi. Një krizë që të jep pështypjen se vetëm një Herkul modern mund të pastrojë "stallat e Avgjiut" të saj. (http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË KRIJOSH JETËN, A NUK ËSHTË PUNA E ZOTIT? (05.29.2010)
TA NJOHËSH SHQIPËRINË NGA VALËT E RADIOS - PËRSHTYPJE TË NJË VIZITE (05.26.2010)
"DIELLI" DHE "VATRA" E SHQIPËRISË NË AMERIKËNga RAIMONDA MOISIU (05.24.2010)
KLINTONI PROMOTOR PËR ORGANIZIMIN NË SHBA TË KAMPIONATIT BOTËROR TË FUTBOLLIT MË 2018Nga BEQIR SINA, New York (05.23.2010)
SHANGAI, KRYEQYTETI I RI I BOTËS?JESSIE JIANG, Shangai (05.22.2010)
LETËRSI E SHKRUAR BRENDA TELAVE ME GJEMBA DHE PËRBALLË PLUMBAVE (05.21.2010)
5 BIZNESMENËT "MË TË FRIKSHËM" TË HISTORISË (05.18.2010)
KËMBËSORËT PRODHOJNË ENERGJI PËR TË NDRITUR RRUGËT - EKSPERIMENT SPEKTAKOLAR NË TULUZË (05.16.2010)
5 VJET HISTORI SUKSESI E AEROPORTIT NËNË TEREZA (05.14.2010)
Mbijetesa e kroatëve kosovarë (05.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]