KURRË NUK ËSHTË VONË: JAMIE LEE CURTIS PRET FËMIJË NË MOSHËN 53 VJEÇARE
E Hënë, 11.14.2011, 09:13am (GMT+1)
Aktorja Jamie Lee Curtis (52) në vitin 1984 është martuar me kolegun Christopher Guest (63). Çifti ka dy fëmijë të adoptuar: vajzën Annie (25) dhe djalin Thomas (15). Edhe pse të dy janë në moshë më të vjetër, duket që Jamie dhe burri i saj më në fund kanë pasur fat, shkruan gazeta gjermane "Bild".
Aktoren e kanë fotografuar derisa ka dalë nga farmacia dhe ka hyrë në automobil. Ka pasur të veshur jelek, nën të cilin është parë qartë barku i madh. Derisa ka ecur në drejtim të automobilit, Jamie butësisht ka ledhatuar veten pikërisht në bark dhe mediet e huaja kanë supozuar që bëhet fjalë për shtatzani. (http://www.koha.net)
www.voal-online.ch
|