VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shitet varri ngjitur Monrosë me një vlerë $4,6 milionë

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 09:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
GOSSIPE
 
Shitet varri ngjitur Monrosë me një vlerë $4,6 milionë
E Martë, 08.25.2009, 04:57pm (GMT+1)

Varri ngjitur vendit ku prehet aktorja e madhe Merlin Monro është shitur me një shifër rekord 4.6 milionë dollarë. Ky varr u hodh në ankand nga e veja e një biznesmeni amerikan që prehej pranë yllit te kinematografisë botërore. Gruaja Elsi Ponçer do i përdorë paratë për të paguar kredinë e një shtëpie, të cilën do ua lejë në trashëgimni fëmijëve të saj.

Shitet me një shumë marramendëse varri bosh pranë vendit ku prehet ylli i kinematografisë botërore Merilin Monro. E veja e një biznesmeni amerikan që prehej pranë Merilin Monrosë ka arritur të mbledh nga hedhja në ankand e varrit të burrit të saj gjithsej 4.6 milion dollarë.

Elsi Ponçer, tha se ajo po e shiste këtë varr për të paguar një kredi, ndërkohë eshtrat e të shoqit do të zhvendosen në varrin që ajo kishte caktuar për veten e saj. Ndëra vetë Elsi Ponçer, që tashmë mbetet pa varr ka kërkuar që kufoma e saj të digjet pas vdekjes. Kjo është mënyra më e pazakontë deri më tani për të fituar para, gruaja fillimisht hapi një ankand me 500 mijë dollarë por gjatë këtyre ditëve ajo pati 21 oferta para se të mbyllej shitja ditën e hënë.

Ish biznesmeni Riçard Ponçer, e bleu këtë varr nga ylli i bejsbollit Xho di Maxhio që ishte edhe bashkëshorti i Monrosë deri në vitin 1954 ku ata u divorcuan.

Merilin Monro, vdiq në moshën 36 vjeçare në vitin 1962. ndërsa Riçard Ponçer vdiq në vitin 1986 në moshën 81 vjeçare. Varri ishte sipër Merilin Monrorosë dhe Riçard Ponçer u vendos sipas dëshirës në një pozicion përmbys për të parë Monronë. Interesi i madh që ka ngjallur kjo çështje bëri që të vërshonin paratë për gruan Elsi Ponçer, e cila me këtë shitje realizoi dëshirën e saj për tju lënë shtëpinë fëmijëve pa asnjë borxh.
(news24/balkanweb)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Xhenifer Aniston ngushëllohet me Zherard Batler (08.25.2009)
René Xelveger ia "vjedh" Bredli Kuperin Xhenifer Anistonit (08.24.2009)
Viktoria Bekam: Nuk dua më fëmijë (08.23.2009)
Maili Sairës fotografohet duke puthur aktorin australian (08.22.2009)
Miss Albania Almeda Abazi: Po më trajtojnë si të përdhunuar në Turqi (08.21.2009)
Robin Rajt divorcohet nga Shon Peni (08.20.2009)
Xhenifer Elison shpall: jam shtatzënë (08.20.2009)
A është sërish e dashuruar Kameron Diaz? (08.20.2009)
Do të bëhet për të dytën herë nënë Selinë Dion? (08.19.2009)
Xhorxh Kluni hedh në gjyq paparacët italianë (08.16.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]