LINDSAY LOHAN HYN NË QENDËR REHABILITIMI
E Shtunë, 05.04.2013, 10:09am (GMT+1)
Voal-online LOS ANXHELOS (Reuters) - Aktorja Lindsay Lohan ka hyrë në një
qendër rehabilitimi, në vijim të një paqartësie gjatë se enjtes se a do të
urdherohej ajo nga trupi gjykyes për ta bërë këtë apo jo.
Nënprokurori Terry White, i cili hetoi përplasjen e saj me veturë në qershor
2012, tha për Reuters në një email të premten se ajo kishte hyrë tashmë në
qendrën e rehabilitimit.
White nuk përmendi qendrën, por TMZ.com tha se Lohan, 26 vjeçe, ka hyrë në
Betty Ford Center në Rancho Mirage, 120 milje në lindje të Los Anxhelosit të
pretemn herët.
Lohan duhet të qëndrojë 90 ditë e mbyllur për të plotësuar dënimin. Ajo e
shmangu kështu burgun, duke mos e kundërshtuar akuzën ndaj saj. Ajo ka qenë
pesë herë në gjashtë vitet e fundit në rehabilitim.
www.voal-online.ch
|